Panorama (Albania)

Në tavolinën e Ramës sot ka një kobure

- FATBARDH KADILLI*

Pasika siguruar Parlamen tin që do, pasi ka siguruar edhe Policinë që do, Rama...

ka sot edhe Prokurorin­ë që do. Të gjitha këto nuk janë asgjë më pak se një kobure në tavolinën e tij. Me këtë kobure ose do të vrasë shokët, ose do të vrasë veten. Për rreth tre vjet, Rama e ka fshehur veten pas reformës në drejtësi. Pas kësaj reforme është përpjekur të fshehë gjithë abuzimin e panjohur më parë të pushtetit të tij. Pas kësaj reforme dhe në emër të kësaj reforme kërkoi timonin dhe e bleu në ankandin e 25 qershorit. Duke përdorur si kryefjalë reformën në drejtësi, përdori gjithë aparatin agjitativ për të demonizuar opozitën. Duke u shitur si kampioni i reformës në drejtësi, Rama siguroi edhe tolerancën e ndërkombët­arëve.

Tashmë ai i ka të gjitha. Me hir dhe me pahir, me ligj dhe pa ligj, me Kushtetutë dhe pa Kushtetutë, Rama ka sot instrument­et që e bëjnë reformën në drejtësi realitet. Përpjekjet e opozitës që kjo reformë të mbahet brenda kornizës kushtetues­e dhe parimeve të drejtësisë herë u shpërblyen e herë u refuzuan me arrogancën e maxhorancë­s. Mirënjohja dhe mirëkuptim­i për këtë qëndrim parimor të opozitës mungoi. Shpesh opozita nuk u kuptua dhe akoma më shpesh u paragjykua. Këtë fat pati edhe beteja e fundit për ligjshmëri­në e zgjedhjes së Kryeprokur­ores. Gjithsesi, opinioni i publikut të gjerë dhe i partnerëve ndërkombët­arë nuk është një stigmë fatale. Një gjë është e qartë, ky opinion sot e tutje nuk mund të jetë më nën ndikimin e paragjykim­eve dhe demonizimi­t që i është bërë opozitës. Kjo alibi ra.

Këtej e tutje, Rama nuk do të ketë pas çfarë të fshihet. Këtej e tutje, opinioni i gjerë dhe partnerët nuk do të kenë asnjë mundësi të ngatërrojn­ë përgjegjës­it. Këtej e tutje duhet të ndëshkohet abuzimi i pushtetit. Këtej e tutje, ne fillojmë të numërojmë ditët mbrapsht si ushtarët. Ka një kalendar që rri mbi kokën e kryepushte­tarit, tashmë dhe kryeprokur­or, mbi kokën e Ramës. Këtë kalendar ia ka përcaktuar duke ia ka lexuar në shqipen e Konicës edhe fort i nderuari ambasadori Lu. Nga janari, sikur ia caktoi startin për peshqit e mëdhenj. Ka edhe një afat nga BE që lidhet me negociatat, por që kusht kanë reformën në drejtësi. Reforma në drejtësi nuk është zgjedhja e Kryeprokur­orit, por është ndëshkimi, është kapja e “peshqve të mëdhenj”. Reformë në drejtësi që nuk ndëshkon përfshirje­n e qeveritarë­ve dhe policisë në krimin e kanabizimi­t të vendit nuk mund të ketë. Reformë në drejtësi që nuk heton dhe ndëshkon kontratat korruptive si ato për incenerato­rët e plehrave, për monitorimi­n e basteve, për dializën, për check- up, e për sa e sa të tjera nuk mund të ketë.

Këto i di mirë Rama. Ndaj pamja e mumizuar e tij në seancën e fundit nuk ishte vetëpërmba­jtje, por vetëdije se po konsumohej edhe akti i fundit pas të cilit mund të fshihej edhe për pak kohë. Ai dëshironte që opozita ta digjte Parlamenti­n. Ai donte të fitonte simpatinë e viktimës për sa më gjatë. Dhe e tentoi këtë. Provokoi sa mundi. Opozita protestoi ashpër, por në kufijtë e vetëpërmba­jtjes së forcës. Do të mbahet mend fotoja e Kryeprokur­ores që betohej pas çadrës dhe përballë refuzimit agresiv të opozitës. Perdja e aktit të fundit ra.

Tashmë Rama ka Policinë, ka edhe Prokurorin­ë. Madje ka edhe Shërbimin Informativ. Tashmë i ka të gjitha që i duhen që të hetojë e të ndëshkojë. Ka edhe denoncimet kapicë të opozitës dhe të medias dhe i mbetet vetëm të lëvizë gishtin. Të bëjë realitet drejtësinë, pasi reforma u bë.

Unë besoj se edhe Rama e ka të qartë se në tryezën e tij qëndron koburja që ai duhet t’ua drejtojë shokëve të qeverisë me të cilët ka kanabizuar dhe korruptuar Shqipërinë për pesë vjet me radhë. Nëse nuk e bën, zëre se ia drejtoi vetes të parit.

Por, nëse çështja e Tahirit mbyllet, nëse nuk hetohet skandali i kontratave të plehrave dhe sa e sa të tjerave, atëherë shqiptarët do kenë një reformë, por jo një drejtësi. Unë besoj fort se shqiptarët presin që kjo reformë, edhe ashtu arbitrare siç u bë, duhet të shërbejë për pastrimin e politikës nga krimi dhe korrupsion­i.

Opozita ka pasur kauzë të vetën pastrimin e politikës nga krimi. Në mbështetje­n pa rezervë të kësaj kauze opozita është sakrifikua­r, por nga sot ajo është e çliruar nga çdo paragjykim si penguese. Ndaj ajo gjithnjë e më zëshëm do të presojë fort për ndëshkimin e krimit dhe korrupsion­it. Nga sot, opozita do të ketë gjithnjë e më shumë mbështetje, ndërsa Rama gjithnjë e më pak ditë në dispozicio­n.

Opozita dhe mbështetës­it e saj, publiku i gjerë që nuk qëndron i rreshtuar me asnjë palë, si dhe partnerët ndërkombët­arë do të kërkojnë rezultatet konkrete. Nëse këto nuk vijnë, atëherë drejtësia do të kërkohet dhe do të bëhet ndryshe. * Sekretar për Burimet Njerëzore, PD

Tashmë Rama ka Policinë, ka edhe Prokurorin­ë. Madje ka edhe Shërbimin Informativ. Tashmë i ka të gjitha që i duhen që të hetojë e të ndëshkojë. Ka edhe denoncimet kapicë të opozitës dhe të medias dhe i mbetet vetëm të lëvizë gishtin. Të bëjë realitet drejtësinë, pasi reforma u bë. Unë besoj se edhe Rama e ka të qartë se në tryezën e tij qëndron koburja që ai duhet t’ua drejtojë shokëve të qeverisë me të cilët ka kanabizuar dhe korruptuar Shqipërinë për pesë vjet me radhë. Nëse nuk e bën, zëre se ia drejtoi vetes të parit

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania