Panorama (Albania)

E shan se ishte i dehur, polici vret me dy plumba kolegun

Dy plumba pas qafe shokut: Patëm konflikt, s’doja ta vrisja

- DIBER/

Vritet me armë zjarri nga kolegu i punës punonjësi i Drejtorisë së policisë së Dibrës.

Ngjarja ndodhi mbrëmë rreth orës 19: 10, kur shtetasi Naim Muliu, 55 vjeç, punonjës Policie në Dibër, vrau me armën e shërbimit Ardian Roçin, 51 vjeç. Viktima mësohet se ishte me detyrë specialist i IT ( punonjës civil në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër). Paraprakis­ht, bazuar edhe në dëshminë e dhënë nga autori, i cili është vetëdorëzu­ar te kolegët e tij, dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit ndërmjet tyre. Nuk përjashtoh­et dyshimi që ata të kenë qenë edhe në gjendje të dehur, të dhëna të cilat janë duke u hetuar. Policia e Dibrës ka qenë e rezervuar mbrëmë në dhënien e informacio­nit, për shkak të specifikës së ngjarjes, në të cilën ishin të përfshirë dy punonjësit e saj. Zyrtarë të Policisë bënë të ditur se viktima rezulton se ishte qëlluar me dy plumba pas qafe. Dyshohet se mes tyre ka pasur një përleshje para se të shkrepej arma e zjarrit. Burime nga grupi i hetimit bënë të ditur se viktima dhe autori punonin kryesisht bashkë dhe ishin madje miq të ngushtë. Dje ata janë nisur me shërbim në pikën kufitare të Bllatës, ku specialist­i i IT- së do të bënte ca riparime në disa antena dhe në sistemin e brendshëm të doganës. Në kthim, dyshohet se ata kanë pirë gjatë rrugës në zonën e Maqellarës, kryesisht i ndjeri, i cili njihej nga kolegët e tij për tejkalimin herë pas here të masës së alk- oolit. Gjatë rrugës, ku autori ka qenë drejtues i mjetit e viktima pasagjer, mes tyre ka pasur fillimisht konflikt me fjalë. Më pas, 51- vjeçari ka humbur kontrollin duke i përmendur deri edhe nënën e gruan shokut të tij. Kjo dyshohet të ketë ndikuar në acarimin e mëtejshëm të situatës dhe në përleshjen e tyre, nga ku më pas efektivi i policisë ka nxjerrë armën e krimit duke e qëlluar kolegun e tij. Dy plumba pas qafe, njëri prej të cilëve e ka përshkuar edhe në gjoks, e kanë lënë të plagosur rëndë 51- vjeçarin. Duke parë gjendjen e tij, Naim Muliu, i cili është me detyrë ndihmësspe­cialist në Seksionin e Teknologji­së dhe Përgjimit në

Efektivi që kreu krimin është vetëdorëzu­ar te kolegët, ndërsa siç mësohet ai ka qenë në gjendje mjaft të rënduar psikologji­ke dhe në pamundësi për të dhënë të detajuar atë çfarë kishte ndodhur

Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, ka marrë rrugën menjëherë drejt spitalit të Peshkopisë. Atij i janë dashur rreth 30 minuta për ta dërguar të plagosurin në spital, ndërsa gjatë rrugës ka sinjalizua­r edhe kolegët e tij për atë që kishte ndodhur. Drejt Dibrës është dërguar edhe një helikopter i Ministrisë së Mbrojtjes me qëllim për të kryer transporti­min e të plagosurit për trajtim më të specializu­ar drejt Tiranës. Por, sipas të dhënave, i plagosuri ka ndërruar jetë vetëm pak minuta pas mbërritjes në spital.

Efektivi që kreu krimin është vetëdorëzu­ar te kolegët, ndërsa siç mësohet ai ka qenë në gjendje mjaft të rënduar psikologji­ke dhe në pamundësi për të dhënë të detajuar atë çfarë kishte ndodhur. “Nuk doja ta vrisja. Nxora armën pas një konflikti që nisi, por nuk doja ta vrisja. Nuk di si ndodhi...”, është shprehur në Policinë e Dibrës efektivi i arrestuar.

“Rreth orës 19: 10, Policia u njoftua se është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore një shtetas i plagosur me armë zjarri. Menjëherë është ngritur grupi hetimor dhe nga verifikime­t paraprake ka rezultuar se shtetasi Naim Muliu, 55 vjeç, banues në Peshkopi, punonjës policie, me detyrë ndihmësspe­cialist në Seksionin e Teknologji­së dhe Përgjimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, duke u kthyer me mjetin e Policisë nga një shërbim pune nga Maqellara për në Peshkopi, me shtetasin A. R., me detyrë specialist i IT ( punonjës civil në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër), dyshohet se pas një konflikti të çastit e ka plagosur me pistoletë këtë të fundit. I plagosuri ka ndërruar jetë në spitalin e Peshkopisë”, bëri të ditur mbrëmë Policia. Në drejtim të Dibrës është nisur menjëherë zv. drejtori i përgjithsh­ëm i Policisë së Shtetit së bashku me një grup specialist­ësh.

 ??  ??
 ??  ?? Viktima Ardian Roçi
Viktima Ardian Roçi
 ??  ??
 ??  ?? I moshuari Kosta Shapo, duke treguar ngjarjen
I moshuari Kosta Shapo, duke treguar ngjarjen

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania