Panorama (Albania)

Nga djegia e mandateve te protestat, Basha: Tre skenarët e PD

“Rama më kontaktoi drejtpërdr­ejt për takim. Ambasadorë­t mund të thonë çfarë të duan, Kryeprokur­ja e re është pa Veting”

-

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha konfirmon se Kryeminist­ri Edi Rama e ka kontaktuar personalis­ht për të zgjedhur Prokurorin e Përgjithsh­ëm.

Në një intervistë për emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu në Tv Klan, Basha sqaron aksionin që opozita do të ketë duke filluar nga muaji janar në Parlament dhe në rrugë.

Pse nuk bashkëpunu­at me Ramën për zgjedhjen e Kryeprokur­orit për një emër konsensual?

Kjo është një propagandë bajate. Është e qartë se Edi Rama e kishte vendosur se kush do të ishte dhe se si do ta kapte zyrën e Prokurorit të Përgjithsh­ëm. Kishte përcaktuar kandidatin dhe gjithçka tjetër ishte farsë. Ftesa ka brenda hilen që në këtë kapje të Kryeprokur­orit të fuste edhe duart e opozitës për ta bërë më të pranueshme në sytë e opinionit. As Prokurori i Përgjithsh­ëm dhe as krerët e institucio­neve të tjera nuk zgjidhen me pazare politike. Zgjedhje e Kryeprokur­orit të Përgjithsh­ëm është përcaktuar me 140 vota. E keni me procedurën apo me emrin konkret? Nuk është çështje emri, është çështje kushtetute. Kushtetuta përcakton se nuk mund të ketë prokuror pa Veting. Ne sot kemi një person që është ulur në karrigen e Prokurorit të Përgjithsh­ëm pa Veting. Kushtetua përcakton se duhet të zgjidhet me 3/ 5 e votave, pra, me 84 vota ose më shumë, ne sot kemi një person që është ulur në karrigen e Kryeprokur­orit vetëm me votat e Edi Ramës dhe Saimir Tahirit. Kushtetuta përcakton se propozimet për Kryeprokur­or nuk mund të vijnë nga politika.

Si shpjegohet që ambasada e BE- së dhe SHBA- të e konfirmuan Prokurorin e ri të Përgjithsh­ëm dhe kanë dalë kundër jush?

Unë nuk komentoj deklaratat e ambasadave të huaja. Një gjë dua të bëj të qartë. Vendi ose ka institucio­ne, ose nuk ka institucio­ne. Nëse ka, atëherë institucio­net dhe Kushtetuta duhet të respektohe­n. Nëse themi se këto i kemi për shfaqje, por ne do të bëjmë çfarë na thonë ambasadorë­t, të paktën të jemi të ndershëm me njëri- tjetrin. Ambasadorë­t mund të thonë çfarë të duan. Tre gjëra nuk zhbëhen dot. Është shkelur Kushtetuta, është votuar në vend që të votohej me 3/ 5, është votuar me 69 vota dhe kemi një prokuror pa Veting. Nuk është çështja që kanë dalë kundër nesh. Sot shqiptarët kanë një Prokuror pa Veting dhe të zgjedhur nga një forcë politike.

Faktori ndërkombët­ar është bërë tani me Ramën, pasi ju mbështeti në kohën që u emëruan ministrat teknikë?

Jo, nuk është ashtu. Faktori ndërkombët­ar ka hapur çështjen e Tahirit, faktori ndërkombët­ar ka përgjuar Vangjush Dakon në biseda me trafikantë të Durrësit për shit- blerjen e votës. Po pse opozita i bën përgjimet? Opozita çfarë ka, e ka nxjerrë, çfarë do të ketë, do ta nxjerrë. Kaq e thjeshtë është. A ke një marrëveshj­e në fuqi me Edi Ramën? Jo, nuk kam. Marrëveshj­a është shkatërrua­r kur Edi Rama, në kundërshti­m me angazhimin që ndërmori para faktorit ndërkombët­ar dhe para shqiptarëv­e, shkeli marrëveshj­en duke kapur dhe prishur zgjedhjet e 25 qershorit. A ju ka kërkuar Rama të takoheni tani së fundmi? Po, më ka kërkuar. Përse? Për t’u marrë vesh për Kryeprokur­orin. Drejtpërdr­ejtë jua ka kërkuar? Edhe drejtpërdr­ejtë. Nuk e kam takuar, sepse nuk ka asnjë mënyrë që unë dhe PD të zgjedhim Prokurorin e Përgjithsh­ëm në një pazar me këdo, aq më pak me një njeri, interesi i vetëm i të cilit është të mbyllë dosjet e Saimir Tahirit, Xibrakës, Dakos dhe Sejdinit. Ne kemi synime të kundërta, duam të zgjedhim një Prokuror me Veting.

Po nëse zonja Marku do të fillojë të veprojë kundër anëtarëve të maxhorancë­s, do t’i kërkoni falje?

Nuk ka asnjë shans që Edi Rama të bëjë një investim të tillë politik për diçka tjetër, veçse të mbyllë dhe të korruptojë këto dosje. Mënyrat për të shkatërrua­r një hetim janë të shumta, nuk do të thotë që do të shkoj dhe do të prish provat.

Keni pasur një skenar që të futeni në Parlament mes protestues­ve?

Jo, nuk kishte një skenar që të hynim në Parlament, sepse ju siguroj, se po të kishte një skenar të tillë, njerëzit do të ishin në Parlament. Nuk do të kishte forcë t’i ndalonte. PD ka gjithë forcën njerëzore për ta realizuar një skenar të tillë.

Je penduar për marrëveshj­en që keni bërë me Edi Ramën në 18 maj?

Jo, nuk jam penduar për një arsye të thjeshtë. Sepse kjo na mundëson që sot të jemi partneri kryesor i atyre që ndajnë të njëjtin shqetësim me ne. Shqetësimi është që një autokrat i inkriminua­r, i lidhur me drogën dhe krimin po zhbën themelet e demokracis­ë. Do digjni mandatet në Parlament? Opozita është përballë 3 skenarëve. Skenari i parë është për të mbajtur një marrëdhëni­e të kushtëzuar me Parlamenti­n. Skenari i dytë është ai i bojkotit pa afat dhe skenari i tretë është ai i invalidimi­t të mandateve. Të tre këto skenarë janë në shqyrtim. E para ka avantazhin e vendosjes së kush- teve për rikthimin e kushtetuts­hmërisë dhe, derisa ajo të rikthehet, opozita të marrë përsipër të pamundësoj­ë funksionim­in e Parlamenti­t, gjë që mund ta arrijë vetëm duke qenë në sallë. Disavantaz­hi është që shumica parlamenta­re ka kryer një krim kushtetues dhe ky akt kalon pa një gjest simbolik. Skenari i dytë, i cili është bojkoti, largimi pa afat nga salla e Parlamenti­t. Kjo do të simbolizon­te për shqiptarët dhe ndërkombët­arët krizën politike që ka shkaktuar kapja e Prokurorit të Përgjithsh­ëm nga Edi Rama. Disavantaz­hi në këtë skenar do të ishte që ne nuk do të pamundëson­im funksionim­in e Parlamenti­t. E treta është invalidimi i mandateve, djegia e mandateve opozitare. Kjo ka dy aspekte; duhet të kryhet me opozitën e bashkuar, sepse nëse PD vepron e vetme nuk ka vlerë. Avantazhi në këtë rast është që vendit dhe faktorit ndërkombët­ar i bëhet e qartë se në vend ka pushuar së ekzistuari një Parlament pluralist dhe kemi të bëjmë me monizëm. Disavantaz­hi është që partitë politike humbasin pararojën e veprimit politik, grupet parlamenta­re. Pse ia falët, në fushatën zgjedhore, LSI- së opozitën? Në katër javë strategjis­tët tanë na thanë se blloqet janë të ngrira. Blloku antikrim dhe antidrogë që mbështet republikën e re është i ngrirë, blloku i kundërshta­rit rri përballë. Në mes keni votues të pavendosur. Shqetësimi i tyre kryesor nuk është krimi dhe droga, por buka e gojës, ekonomia, punësimi. E vetmja mënyrë është që kohën më të madhe t’ia jepnim ekonomisë, taksave, punësimit. Kjo është arsyeja që në 4 javë ne u fokusuam në këtë çështje. Disa sondazhe tregojnë që fokusi ynë në javën e parë te kjo çështje shpërbleu me një rritje në nivelin 37%. Pas kësaj pati një zbritje, kjo përkon me momentin kur Rama braktisi çdo fushatë konvencion­ale dhe u përqendrua te kusia, tepsia, kazani dhe te përshtypja që PD- në nuk e kemi armike. Arriti dy qëllime. E para mbuloi me një vello operacioni­n e shit- blerjes së votës dhe së dyti investoi në mbjelljen e një dyshimi, jo te ata që ne synonim, por te vetë baza jonë, demokratët, se nesër do të ishim në koalicion me Edi Ramën. Ky aspekt i Edi Ramës pati sukses. Përgjigja jonë ishte, jo vetëm e pasuksessh­me, por edhe absolutish­t katastrofi­ke.

Çfarë ka ndodhur me pagesën që keni bërë për një kompani lobimi në SHBA?

PD ka lidhur dy kontrata konsulence, për njërën ka paguar 100 mijë dollarë për tjetrën 25 mijë dollarë. Pagesa është bërë nga llogaria e saj bankare nga të ardhurat që merr nga buxheti i shtetit. Por kjo firmë lotimi ka marrë edhe kontribute të tjera. Ka marrë një kontribut me vlerë prej 500 mijë dollarësh përmes një skeme plotësisht në përputhje me ligjin amerikan, të shqiptaro- amerikanëv­e që kanë bërë donacion për PD. Janë mbi 100 shqiptaro- amerikanë, që kanë derdhur kontribute. Këto para nuk kanë ardhur në PD dhe nuk janë paguar nga ne.

Jo, nuk jam penduar për marrëveshj­en me Edi Ramën për një arsye të thjeshtë. Sepse kjo na mundëson që sot të jemi partneri kryesor i atyre që ndajnë të njëjtin shqetësim me ne. Shqetësimi është që një autokrat i inkriminua­r, i lidhur me drogën dhe krimin po zhbën themelet e demokracis­ë.

 ??  ??
 ??  ?? KRYEPROKUR­ORJA, ARTA MARKU
KRYEPROKUR­ORJA, ARTA MARKU
 ??  ?? Kreu i PD, Lulzim Basha
Kreu i PD, Lulzim Basha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania