Panorama (Albania)

Dhuna, përjashtim dhe heqje rroge 6 deputetëve të opozitës

Ruçi: Bujar Çela i PS reflektoi, të dënohet pesë ditë bashkë me Kejdi Mehmetajn e LSI- së

- FATION BINJAKU

Byroja e Kuvendit të Shqipërisë ka vendosur dje të përjashtoj­ë me 10 ditë nga punimet e Parlamenti­t 6 deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, të cilët në seancën e 18 dhjetorit goditën Kryeminist­rin dhe ministrat me flakadanë dhe me çizme.

Mes të dënuarve është edhe kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, e cila mori rolin kryesor të protagoniz­mit në seancën e fundit të Kuvendit, ku goditi 9 herë kreun e qeverisë në tentativë për të ndaluar votimin e Kryeprokur­ores së re të përkohshme, Arta Marku. Veç Kryemadhit, janë dënuar dje me 10 ditë përjashtim deputeti i LSI- së Endrit Brahimllar­i dhe deputetët e PD- së Ervin Salianji, Flamur Noka, Endri Hasa dhe Bardh Spahia. Ndërkohë që Byroja e Kuvendit ka vendosur të ndëshkojë me 5 ditë dy deputetët që u përfshinë në konfrontim fizik, deputetin e PS- së Bujar Çela dhe deputeten e LSI- së, Kejdi Mehmetaj. Bujar Çela kërkoi dy ditë më parë nga Byroja të ndëshkohet për goditjen me bërryl ndaj deputetes së re. Ky gjest është vlerësuar nga Gramoz Ruçi, i cili e ka quajtur si shenjë reflektimi. “Kryetari z. Ruçi dhe anëtarët e Byrosë vlerësuan reflektimi­n e deputetit Bujar Çela. Kryetari i Kuvendit kërkoi që për dy deputetët, z. Çela dhe znj. Mehmetaj, të merret masa disiplinor­e ‘ përjashtim nga pjesëmarrj­a në komisione parlamenta­re dhe në se- ancë plenare deri në 5 ditë’. Vendimi i Byrosë me pesë vota pro do të ekzekutohe­t duke filluar nga data 15- 19 janar 2018", thuhet në njoftimin e Kuvendit. Deputetëve të ndëshkuar, veç moslejimit të pjesëmarrj­es në Kuvend, do t’u hiqet paga për 10 ditët që janë pezulluar. Për 6 deputetët ndëshkimi do të fillojë nga data 15 deri në 24 janar 2018.

DEBATI Kryemadhi ka qenë dje e pranishme në Byronë e Kuvendit ku është vënë para akuzave nga deputeti i PSsë, Alket Hysenaj. Gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura, socialisti ka lexuar akuzat në drejtim të Kryemadhit, duke i kërkuar të shprehej nëse ishte në përputhje me betimin që kishte bërë si deputete. “Men- doni ju, nëpërmjet akteve tuaja të hedhjes së objekteve, ku përfshihen çizmja, shishet e ujit, letrat, dokumentet dhe të përdorimit të fjalorit fyes, të rrëmbimit të kartave, pengimit të deputetëve për të votuar - mendoni se jeni në përputhje me betimin që keni bërë dhe a mendoni se jeni në shkelje?”, tha deputeti i PS- së. Por Kryemadhi ka deklaruar se ishte në përputhje me betimin që kishte bërë. “Meqenëse zoti Hysenaj nuk e kupton se çfarë është betimi, po jua lexoj: Betohem me nderim tim se do të kryej me ndërgjegje detyrën si deputete. Do të përfaqësoj denjësisht popullim, do t’i bindem Kush- tetutës dhe ligjeve. Do të mbroj liritë dhe pavarësitë e Shqipërisë. Do të respektoj dhe do të mbroj të drejtat dhe liritë e shtetasve. Do të punoj për përparimin dhe mirëqenien e popullit tim. Përparimi dhe mirëqenia e popullit tim nuk është droga dhe krimi i organizuar. Në qoftë se ju mendoni se është kjo, atëherë kemi qëndrime të ndryshme”, ka deklaruar Kryemadhi. Ndërsa deputetët e tjerë të opozitës, të paraqitur para Byrosë së Kuvendit, kanë mohuar shkeljen e Rregullore­s. “Ne nuk shkelëm asnjë ligj, por mbrojtëm Kushtetutë­n e vendit”, thanë ata dhe u larguan nga mbledhja duke mos marrë pjesë në votim.

 ??  ?? Deputeti i PS, Bujar Çela duke goditur deputeten e LSI, Kejdi Mehmetaj
Deputeti i PS, Bujar Çela duke goditur deputeten e LSI, Kejdi Mehmetaj
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania