Panorama (Albania)

Ngjela: Lu kërcënoi Bashën, tregoi forcën edhe me Berishën

- Spartak Ngjela

Kryetari i Partisë Ligj dhe Drejtësi, avokat Spartak Ngjela, në një postim në Facebook, ka deklaruar se ambasadori Lu me qëndrimet e tij ka kërcënuar Lulzim Bashën dhe i ka treguar forcën e SHBA- ve, Sali Berishës. Avokat Ngjela ka komentuar takimin e Donald Lu me prokuroren e re, Arta Marku, së cilës i dha mbështetje për të goditur të korruptuar­it. “Ambasadori Lu pasi kërcënoi dje Bashën, duke ia bërë të qartë Saliut forcën e Shteteve të Bashkuara; sot takoi Prokuroren e Përgjithsh­me. Sigurisht, në të dy rastet ai ka paraqitur forcën e Shteteve të Bashkuara, por, ndërsa Bashës i kujtoi që këtë forcë e ka kundër, nëse vepron sërish siç veproi të hënën që kaloi, Prokuroren e garantoi se këtë forcë e ka në shërbimin e saj për të vendosur ligjin antikorrup­sion në Shqipëri. Shqiptarët tani janë në prag të shpëtimit të tyre. Dhe kjo duket te çrregullim­i mendor i të gjithë të korruptuar­ve; që u bënë grup në sallën e Parlamenti­t. Kurrë mos mendoni se ishin të trem- bur nga Prokurorja; jo, janë të trembur nga Uashington­i, por nuk flasin dot kundër. Po, shihni si janë bërë edhe ca gazetarë antiamerik­anë, që operojnë pa njohur asnjë gjykim. Por ja që gjykimet janë vetëm dymbëdhjet­ë; pa i njohur, sigurisht që të tradhton mllefi. Edhe tabori i Saliut e pa tani që nuk është Rama pas prokurores Marku, por Uashington­i. Dhe Saliu do jetë në hall me ta. Pikërisht për këtë është i mërzitur; se nuk del dot kundër politikës amerikane. I mërzitur është; por Saliu tani po e fyen me mllef Ramën pikërisht se përse ky ua la në dorë amerikanëv­e akuzën shqiptare. Hajde Sali, hajde! Tani Saliu është mat: si me SPAK si pa SPAK, ai është i djegur”, shkruan Ngjela.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania