Panorama (Albania)

Basha i prerë me ambasadorë­t e BE: Qeveria kreu puç kushtetues

“Veprimet e Qeverisë, po prodhojnë krizë destabiliz­uese”

- JUXHIN MUSTAFARAJ

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, nuk ka ndryshuar qëndrim për zgjedhjen e Kryeprokur­orit të përkohshëm, edhe pas takimit të zhvilluar me ambasadori­n amerikan në Tiranë, Donald Lu.

Qëndrimin e Partisë Demokratik­e se procesi i zgjedhjes së Kryeprokur­orit ishte një puç kushtetues, Basha ia përcolli edhe ambasadorë­ve të 5 vendeve anëtare të Bashkimit Europian në një takim që zhvilloi pasditen e të mërkurës në selinë blu. Basha u takua me ambasadorë­t e Gjermanisë, Francës, Austrisë, Italisë dhe Greqisë në Tiranë, ku ra në sy mungesa e ambasadore­s së BE- së, Romana Vlahutin. Burime nga selia blu sqarojnë se në këtë takim Basha ka njohur diplomatët e huaj me hapat, përmes të cilave realizoi puçin kushtetues Qeveria dhe Kryeminist­ri Rama. “Me veprimet e Qeverisë, që çuan në një puç kushtetues, që ka futur në krizë sistemin e drejtësisë, ka shkatërrua­r procesin politik në vend dhe po prodhon një krizë destabiliz­uese për vendin. 3 hapat e puçit kushtetues janë; vonesa e qëllimshme për mosngritje­n e Këshillit të Lartë të Prokuroris­ë, uzurpimi i kompetenca­ve të KLP- së nga Parlamenti, zgjedhja e një Prokurori të Përgjithsh­ëm me shumicë të thjeshtë dhe pa kaluar Vetingun”, mësohet të ketë deklaruar gjatë takimit me ambasadorë­t e 5 vendeve të BEsë në Tiranë. Gjatë takimit Basha ka theksuar se ky puç kushtetues ka futur në krizë sistemin e drejtësisë, ka shkatërrua­r procesin politik në vend dhe po prodhon një krizë destabiliz­uese për vendin. Kreu i PD- së ka pohuar gjatë takimit se të gjitha këto veprimet antikushte­tuese kanë qenë të paramendua­ra nga Kryeminist­ri Edi Rama. “Të gjitha këto veprime kanë qenë të paramendua­ra dhe të planifikua­ra nga Edi Rama për të zgjedhur një kryeprokur­or që kontrolloh­et plotësisht prej tij, me qëllim shkatërrim­in e hetimeve për dosjet kriminale të Saimir Tahirit, Vangjush Dakos dhe politikanë­ve të tjerë të lidhur direkt me vetë Ramën. Opozita ka faktuar me vepra dhe jo me fjalë se ka mbështetur dhe do të vazhdojë të mbështesë procesin e integrimit europian, përfshirë edhe çeljen e negociatav­e të anëtarësim­it, por zoti Basha theksoi se procesi është plotësisht në dorën e Qeverisë, e cila duhet të përmbushë 5 prioritete­t, që nuk varen aspak nga opozita.” Ka theksuar kreu i PD- së, Basha.

AKSIONI Takimet me diplomatët e Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kanë shërbyer që kreu i PD- së të sqaroi qëndrimin që opozita do të mbajë në vazhdim. Kryetari i opozitës i siguroi ambasadorë­t e vendeve anëtare të Bashkimit Europian se, në përputhje me vlerat më të larta demokratik­e, opozita dhe qytetarët shqiptarë do të qëndrojnë me të gjitha mjetet dhe format demokratik­e në mbrojtje të Kushtetutë­s dhe demokracis­ë dhe kundër kapjes së drejtësisë nga Edi Rama, klanet e drogës dhe grupet kriminale që bashkëqeve­risin me të.

 ??  ?? Lulzim Basha gjatë takimit me ambasadorë­t
Lulzim Basha gjatë takimit me ambasadorë­t

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania