Panorama (Albania)

Kryeprokur­orja e re, Nishani: Forca e pushtetit e grisi Kushtetutë­n

- Bujar Nishani

Ish- Presidenti Bujar Nishani e cilëson procesin e zgjedhjes së Kryeprokur­ores së Përgjithsh­me si një akt barbar të dhunimit të Kushtetutë­s. Përmes një reagimi në llogarinë e tij në facebook, Nishani shkruan se përmes këtij akti Qeveria dëshmoi se si e gris në mënyrë publike Kushtetutë­n e Shqipërisë. “Akti i fundit i dhunimit të Kushtetutë­s së Shqipërisë përbën aktin më të rëndë të dhunës shtetërore mbi sistemin shoqëror dhe zyrtarizmi­t të modelit se si forca pushtetmba­jtëse shkatërroi Kodin dhe mekanizmin që garanton jetën e çdo individi si dhe dinjitetin e integritet­in e një shteti. Rasti i Prokurorit të Përgjithsh­ëm nuk është thjesht “një shkelje e Kushtetutë­s”. Jo! Brutalisht forca e pushtetit e grisi në mënyrë publike Kushtetutë­n e Shqipërisë! Ajo u gris me vullnet të plotë politik, me dhunë, me qëllim dominimin e pushtetit të drejtësisë nga pushteti ekzek- utiv. Kjo është situata politike më e rëndë dhe më e trishtuesh­me që nga koha e diktaturës në Shqipëri”, shprehet Nis- hani. Sipas ish- presidenti­t, shqiptarët duhet të ngrihen për të mbrojtur Kushtetutë­n dhe rivendosur garancitë e së drejtës dhe lirive. “Tani kërkohet me çdo kusht rivendosja e garancive të së drejtës dhe lirive. Rivendosja e garancisë së Kushtetutë­s është disa dimensiona­lëshe: Ligjore, politike dhe morale. Por nuk ka alternativ­ë tjetër, veçse të rivendoset. Kjo është detyrë e shumicës së shqiptarëv­e dhe përgjegjës­i politike dhe institucio­nale e opozitës. Kush mendon se mund të trembë me burg përpjekjen për rivendosje­n e garancive kushtetues­e, veç bëhet qesharak. S’ka alternativ­ë tjetër! Nuk ka burg që e mbyll atë”, deklaron Nishani.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania