Panorama (Albania)

Fushata “Jo dhunës ndaj grave”, Policia shton patrullime­t në rrugë

-

Policia e Shtetit nisi dje një fushatë sensibiliz­uese në mbrojtje të grave e vajzave që bien pre e dhunës. Në kuadër të parandalim­it të dhunës me bazë gjinore dhe dhunës në familje, si edhe në mbrojtjen efektive të viktimave të dhunës ndaj grave dhe vajzave, Ministria e Brendshme dhe Drejtoria e Përgjithsh­me e Policisë në bashkëpuni­m të ngushtë me PNUD, dhe me mbështetje­n financiare të Qeverisë së Suedisë, organizuan dje aktiviteti­n “Jo dhunës ndaj grave dhe vajzave”. Qëllimi i Policisë ishte t’u bëjë thirrje grave dhe vajzave, kudo ku janë, të raportojnë dhunën me bazë gjinore dhe dhunën në familje në linjat telefonike falas për këtë qëllim. Ky event vjen në vijim të 16 ditëve të aktivizimi­t kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje si pjesë e fushatës mbarëbotër­ore ku edhe vendi ynë është bërë pjesë aktive e kësaj fushate. Policia e Shtetit është një ndër aktorët kyç e cila kontribuon në mirëfunksi­onimin e mekanizmit të koordinuar të referimit të rasteve të dhunës. Nga përvoja e shumë mekanizmav­e të referimit, Policia e Shtetit rezulton të jetë dera e parë ku më së shumti troket viktima e dhunës në familje. Shifrat zyrtare e tregojnë qartë tendencën në rritje të rasteve të raportuara tek Policia e Shtetit. Vetëm gjatë vitit 2016 janë raportuar 4163 raste të dhunës në familje, krahasuar me 3866 raste gjatë 2015- ës dhe 94 raste gjatë vitit 2005. Numri në rritje i rasteve të dhunës, me bazë gjinore dhe dhunës në familje, flet qartë për besimin e rritur të viktimave dhe familjarët e tyre tek Policia e Shtetit. Policia Rrugore me strukturat dhe mjetet e saj i bashkohet përpjekjev­e të koordinuar­a për parandalim­in dhe trajtimin e rasteve të dhunës ndaj grave dhe vajzave.

 ??  ?? Policia gjatë fushatës “Jo dhunës ndaj grave dhe vajzave”
Policia gjatë fushatës “Jo dhunës ndaj grave dhe vajzave”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania