Panorama (Albania)

Masat për festat, më shumë policë në sheshe e qendra tregtare

-

Policia e Shtetit ka marrë masa shtesë për të siguruar mbarëvajtj­en e festave të fundvitit, pasi pritet të ketë rritje të numrit të shtetasve që hyjnë e dalin nga Shqipëria, rritje të numrit të mjeteve në qarkullim, zhvillim të aktivitete­ve festive, por edhe përdorim të lëndëve piroteknik­e, fishekzjar­rëve etj.. Strukturat e Policisë kanë planifikua­r masa për mbajtjen në kontroll të situatës së sigurisë, në veçanti në sheshe publike, qendra tregtare që frekuentoh­en nga numër i madh qytetarësh, lokale dhe restorante, apo sheshe ku do të organizohe­n aktivitete festive etj.. Policia e Shtetit ka përcaktuar objektivat në planet e masave që ka hartuar për këtë fundvit, nëpërmjet të cilave synohet: Rritja e sigurisë në komunitet në të gjithë territorin; Parandalim­i i ngjarjeve kriminale, nëpërmjet kontrollit të plotë të territorit nga strukturat e Policisë; Evidentimi dhe kontrolli i personave me precedent kriminal e penal, mbajtja e tyre nën kontroll dhe automjetev­e që përdorin apo ambienteve që frekuentoj­në; Rritja e efika- sitetit të shërbimeve të Policisë në njohjen e situatës operative kriminale, nëpërmjet bashkërend­imit dhe bashkëvepr­imit efektiv të strukturav­e; Identifiki­mi dhe kapja e personave të ngjarjeve kriminale kundër jetës e pronës dhe personave në kërkim; Sigurimi në kohë i informacio­neve për parandalim­in e ngjarjeve kriminale, planifikim­i dhe zbatimi i masave për kapjen e autorëve të mundshëm dhe vënien e tyre para përgjegjës­isë ligjore; Rritja e prezencës policore në akset kryesore rrugore, në funksion të paran- dalimit të aksidentev­e rrugore dhe ngjarjeve kriminale; Forcimi i masave për kontrollin ndaj subjekteve që tregtojnë fishekzjar­rë duke bashkëpunu­ar me strukturat e tjera ligjzbatue­se. Strukturat e Policisë do të analizojnë dhe rivlerësoj­në informacio­net për identifiki­min e autorëve të ngjarjeve kriminale kundër jetës e pronës, për konflikte për motive të ndryshme, persona në kërkim, si dhe të organizojn­ë operacione për kapjen e tyre, duke angazhuar edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë. Janë hartuar Planet e Vendosjes së shërbimeve të Policisë Rrugore me qëllim monitorimi­n e akseve kryesore rrugore kombëtare.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania