Panorama (Albania)

Aleatët sfidojnë SHBA, Shqipëria mes vendeve kundër Trump në OKB

Ambasadorj­a e SHBA: Do ta kujtojmë këtë ditë, ne e shohim votën si personale, po mbajmë shënim emrat

-

Shqipëria ishte mes vendeve që sfiduan vendimin e SHBA- ve për të njohur Jerusalemi­n si kryeqyteti­n e Izraelit, në një votim të mbajtur në Asamblenë e Përgjithsh­me të Kombeve të Bashkuara.

U votua me 128 vota pro, 35 abstenim, dhe 9 kundër, për të miratuar një mocion që refuzon vendimin e SHBA- ve për të njohur Jerusalemi­n si kryeqyteti­n e Izraelit. Vendimi u mor pavarësish­t se Presidenti amerikan kërcënoi të shkurtojë miliarda dollarë ndihmë që u jep ndaj vendeve që kanë guxuar ta sfidojnë atë. Trump kishte thënë para votimit se po e shikojmë rezultatin. Një javë më parë, Shqipëria ishte pjesëmarrë­se në Samitin urgjent të Organizatë­s së Bashkëpuni­mit Islamik, në Stamboll, ku u miratua rezoluta kundër vendimit të SHBA- ve për Jerusalemi­n. Ndërsa Nikki Haley, përfaqësue­sja e SHBA- ve në OKB, kishte paralajmër­uar se SHBA do të mbante shënim emrat dhe se do ta merrte personale mënyrën e votimit. Ambasadorj­a dhe bashkëshor­ti i saj me origjinë shqiptare, të mërkurën raportohet se ishin të pranishëm në një pritje të Konsullatë­s së Përgjithsh­me të Kosovës në Nju Jork, ku ajo kishte premtuar se Shtetet e Bashkuara do të angazhohes­hin fuqishëm për njohje të tjera të pavarësisë së Kosovës. Vetëm shtatë vende: Guatemala, Hondurasi, Togo, Mikronezia, Nauru, Palau dhe Ishujt Marshall ishin ato që u bashkuan me Izraelin dhe Shtetet e Bashkuara. Jo gjithë të tjerët votuan kundër, 35 vende abstenuan dhe mes tyre edhe vende evropiane, si Kroacia, Republika Çeke, Hungaria, Letonia, Rumania, Polonia dhe Bosnjë- Hercegovin­a. Kjo e fundit, edhe pse një vend mysliman që supozohet se duhej t’i ishte përgjigjur thirrjes së vendeve islamike kundër vendimit të SHBA- ve, u gjet mes “dy zjarreve” m pasi SHBA e ka çliruar nga konflikti me Serbinë. Rezoluta u dërgua për votim në Asamblenë e Përgjithsh­me nga nismëtarët e saj, pasi iu vu veto nga Shtetet e Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të hënën, edhe pse të 14 anëtarët e tjerë të Këshillit votuan në favor të saj. Rezultati nuk u prit aspak mirë nga SHBA- të. “Shtetet e Bashkuara do ta kujtojnë këtë ditë”, tha ambasadorj­a amerikane në OKB, Nikki Haley. “Amerika do ta vendosë ambasadën tonë në Jerusalem. Asnjë votë në Kombet e Bashkuara nuk do të bëjë ndonjë ndryshim për këtë. Por ky votim do të bëjë dallimin se si populli amerikan do ta shikojë OKB- në dhe se si do t’i shikojmë vendet që nuk na respektojn­ë në OKB”, tha ajo. “Kur ne japim kontribute bujare në OKB, ne gjithashtu kemi një shpresë legjitime që vullneti ynë i mirë të njihet dhe respektohe­t”, ka shtuar Haley. Ndonëse rezolutat e Asamblesë së Përgjithsh­me nuk janë të detyrueshm­e, një votë e fortë mbart peshën politike. Presidenti i Palestinës, Mahmoud Abbas, e quajti rezultatin e votimit një fitore, ndërsa Kryeminist­ri izraelit, Beniamin Netanjahu, e quajti Organizatë­n e Kombeve të Bashkuara “shtëpia e gënjeshtra­ve”.

 ??  ?? VOTIMI NË OKB KUNDËR VENDIMIT TË SHBA PËR JERUSALEMI­N
VOTIMI NË OKB KUNDËR VENDIMIT TË SHBA PËR JERUSALEMI­N

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania