Panorama (Albania)

Të moshuarit i futen me maskë në banesë, i marrin paratë e pensionit

-

SARANDE- Një ngjarje e rëndë është regjistrua­r mesnatën e së enjtes në fshatin Muzinë, bashkia Finiq. Një person i maskuar ka hyrë rreth orës 03: 30 të së enjtes në banesën e shtetasit Kosta Shapo, 72 vjeç, banor i fshatit Muzinë. Grabitësi i ka bërë fillimisht presion dhe më pas e ka goditur atë në fytyrë e stomak me qëllim që t’i tregonte vendin se ku i moshuari mbante paratë. Nën kërcënim dhe goditje ka arritur t’i marrë atij të vetmet lekë që kishte të pensionit, tri kartëmoned­ha 5 mijë lekëshe, në total 15 mijë lekë të rinj, dhe është larguar. 72vjeçari Kosta Shapo jeton i vetëm, pasi bashkëshor­tja ka disa vite që i ka vdekur, ndërsa është edhe invalid, me një këmbë. Pas njoftimit kanë shkuar në vendngjarj­e shërbime policore të Sarandës dhe të Postës së Policisë Livadhja. Ndërsa i dhunuari është dërguar në spitalin e Sarandës për mjekimin e nevojshëm. Sipas bluzave të bardha, në spitalin e Sarandës, i dëmtuari 72- vjeçar Kosta Shapo është jashtë rrezikut, por ai ka qenë në një gjendje mjaft të traumatizu­ar për shkak të ngjarjes së ndodhur. Ende nuk ka asnjë informacio­n për identifiki­m apo kapje të personit grabitës, ndërsa mësohet se janë shoqëruar 4 persona në Komisariat­in e Policisë në Sarandë. Paraprakis­ht, Policia ka dyshime se autori është banor i fshatit, ose i zonës përreth, i cili ka qenë në dijeni të faktit se i moshuari ishte i vetëm dhe për më tepër edhe invalid dhe jo në gjendje për t’u vetëmbrojt­ur. “Ishte një person me maskë që është futur natën në shtëpi. U tmerrova kur e pashë, ndërsa më kërcënoi dhe më dhunoi që t’i tregoja se ku i kisha fshehur paratë. Unë jam invalid dhe nuk isha në gjendje të vetëmbrohe­sha. Më mori paratë e pensionit dhe më pas u largua”, është shprehur në Polici i moshuari. sh. d.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania