Panorama (Albania)

“2000 euro, ose publikoj në rrjete sociale fotot intime”

Gruaja 48 vjeçe në Laç denoncon të dashurin 19 vjet më të ri

-

Shantazhon­te ish- të dashurën 19 vite më të madhe me foton nudo që ruante në telefon, arrestohet 29- vjeçari nga Laçi.

Gjithçka ka nisur kohë më parë, kur G. Shkurti, banues në fshatin Adriatik të Kurbinit, nisi t’i kërkonte para një gruaje të martuar me të cilën kishte lidhje dashurie. I riu e kërcënonte 48- vjeçaren me inicialet D. P., nga Laçi, se nëse nuk i jepte paratë e kërkuara, do t’i publikonte fotot intime në rrjetet sociale. Fillimisht, nëna e dy fëmijëve kishte pranuar që t’i paguante një shumë prej 1150 eurosh në mënyrë që imazhet nudo të mos bëheshin publike. Por, pak kohë pas marrjes së kësaj shume, i riu nga Laçi e ka kanosur sërish, këtë herë duke i kërkuar një shumë më të madhe. “Më jep 2000 euro që të mos nxjerr fotot që kam në telefon”, ka qenë kërcënimi i 29- vjeçarit për ish- të dashurën. Në pamundësi për të paguar shumën, por edhe druajtjes se fotot do t’i shkatërron­in asaj familjen, 48vjeçarja e denoncoi në polici djalin me të cilin kohë më parë kishte një lidhje jashtëmart­esore. Para oficerëve të Policisë, D. P. ka rrëfyer se Shkurti e ka kërcënuar me foto intime dhe që mos t’ia publikonte në rrjetet sociale, i ka marrë fillimisht 1150 euro. Por, ai nuk është mjaftuar me kaq, por në një kohë të mëvonshme ai ka vijuar shantazhet ndaj gruas, duke tentuar t’i marrë asaj një shumë tjetër prej 2 mijë eurosh. 48- vjeçarja nuk ka pranuar të paguajë shumën në fjalë dhe iu drejtuar Komisariat­it të Policisë për ndihmë. Në lidhje me rastin, Policia nisi hetimet bashkë me Prokurorin­ë për Krimet e Rënda dhe pasi u faktuan dyshimet, organi i akuzës kërkoi arrestimin e 29- vjeçarit. Sipas burimeve nga Policia, i riu i kishte ruajtur fotot intime të gruas që prej kohës kur kishte pasur lidhje dashurie me të dhe pas disa kohësh në vazhdimësi e ka kërcënuar që t’i jepte para ose, në të kundërt, do t’i publikonte fotot. 48vjeçarja mësohet se ishte e martuar dhe nënë e dy fëmijëve. 29- vjeçari u arrestua pa bërë rezistencë në banesën e tij dhe do të përballet me akuzën e “shtrëngimi­t me anë të dhunës ose kanosje për dhënie pasurie”. “Specialist­ët për Krimet në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë kanë ndaluar shtetasin G. Shkurti, 29 vjeç, banues në Adriatik, Kurbin. Ky shtetas i ka marrë shtetases D. P., 48 vjeçe, nëpërmjet kërcënimit, një shumë vlerash monetare prej 1150 eurosh, me qëllim që të mos ia publikonte në rrjetet sociale foto intime të saj. Ky shtetas ka vijuar ta kërcënojë për t’i marrë edhe shumën prej 2000 eurosh”, bëhet e di- EURO është shuma që 29- vjeçari G. Shkurti i ka marrë ish- të dashurës së tij me anë të presionit se do t’i publikonte fotot nudo në rrjetet sociale. Ndërsa më pas i ka kërkuar dhe 2000 mijë euro të tjera tur nga Policia. Për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes, Policia po vijon hetimet për të mësuar më tepër detaje. Çështja në ngarkim të tij i ka kaluar Prokuroris­ë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, ku i riu nga Laçi rrezikon të dënohet me burgim nga dy deri në tetë vjet për akuzën “shtrëngim me anë të dhunës ose kanosjes për dhënie pasurie”.

 ??  ??
 ??  ?? Shtëpia e djegur në Devoll
Shtëpia e djegur në Devoll

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania