Panorama (Albania)

Harron ngrohësen ndezur gjatë natës, digjet në banesë e moshuara 85 vjeçe

-

KORÇE – Një e moshuar ka humbur jetën në mënyrë tragjike, pasi banesa ku jetonte u përfshi nga zjarri. Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të vona të së mërkurës në fshatin Bitinckë të rrethit të Devollit. 85- vjeçarja Shyqyrete Bletaj jetonte e vetme dhe nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri në banesën e saj është shkaktuar nga një rezistencë elektrike, të cilën e moshuara e përdorte për t’u ngrohur për të përballuar temperatur­at e ulëta të ditëve të fundit. Pas përhapjes së flakëve, ndërkohë që Bletaj ndodhej në gjumë, kanë qenë fqinjët e saj që kanë njoftuar zjarrfikës­en për atë që po ndodhte. Pavarësish­t ndërhyrjes së kësaj të fundit, nuk ka qenë i mundur shpëtimi i së moshuarës, e cila sipas fqinjëve vuante edhe nga skleroza. Pas fikjes së zjarrit, grupi hetimor ka nisur të bëjë konstatime­t përkatëse ku paraprakis­ht dyshohet se ngjarja ka qenë aksidental­e, ndërsa po punohet për zbardhjen e rrethanave të ng- jarjes. Sipas Policisë, e moshuara mund ta ketë harruar ngrohësen ndezur ndërsa e ka zënë gjumi pranë saj. Përhapja e flakëve më pas ka shkaktuar asfiksimin e saj, duke i shkaktuar vdekje të menjëhersh­me pavarësish­t ndërhyrjes së shpejtë për shuarjen e flakëve. Si pasojë e rënies së zjarrit, shtëpia 2katëshe ku e moshuara jetonte e vetme është djegur thuajse plotësisht. “Rreth orës 22: 30, kemi marrë njoftim se në fshatin Bitinckë- Devoll ka rënë zjarr në banesën e shtetases Sh. B., rreth 85 vjeçe. Në vendin e ngjarjes ka shkuar Zjarrfikës­ja, për të bërë të mundur fikjen e zjarrit, si edhe shërbimet e Policisë. Por, si pasojë e flakëve ka gjetur vdekjen shtetasja e mësipërme, e cila jetonte e vetme në këtë banesë. Nga hetimet paraprake dyshohet se kemi të bëjmë me ngjarje aksidental­e”, bën të ditur Policia.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania