Panorama (Albania)

Këshilli Bashkiak miraton buxhetin për vitin 2018

Rrjedhin votat nga LSI, Veliaj: Ndërtojmë 17 shkolla të reja

-

Me 32 vota pro, Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi dje buxhetin e vitit 2018. Opozita vendosi të mos marrë pjesë në mbledhje duke u larguar nga salla, vetëm pak minuta nga fillimi saj. Kreu i këshilltar­ëve të djathtë, Kreshnik Çollaku, në një deklaratë për mediat, tha se mbledhja është e falsifikua­r dhe po zhvillohej pa kuorumin e duhur. “Refuzojmë të bëhemi pjesë e çdo lloj mbledhjeje të paligjshme, me kuorum të falsifikua­r dhe me synimin e qartë që bëhet për të kaluar një buxhet korruptiv për njerëz të korruptuar, të cilët do të vazhdojnë të rëndojnë më shumë qytetarët e Tiranës dhe keqqeveris­jen e Tiranës”. Për kalimin e buxhetit, votat e maxhorancë­s ishin të pamjaftues­hme. Edhe në këtë rast, çfarë i erdhi në ndihmë Bashkisë, ishin votat e këshilltar­ëve të LSIsë. Kështu Genta Mezini, Agim Kraja, Bora Panajoti dhe Naim Halili votuan pro buxhetit. Për kryebashki­akun Veliaj, buxheti i vitit që vjen do të sjellë më shumë investime në kryeqytet, jo vetëm në qendër, por edhe në periferi. Këtu përfshihet edhe ndërti- SHKOLLA të reja do të ndërtohen vitin e ardhshëm në kryeqytet. Sipas kryebashki­akut Veliaj, në sajë të këtij projekti, do të marrë fund mbingarkes­a dhe mësimi me dy turne mi i 17 shkollave të reja në 9 njësi të cilat do t’i japin zgjidhje përfundimt­are mësimit me dy turne. “Në Bashkinë e Tiranës gjenden gjithsej 191 shkolla publike. 61 shkolla kanë më shumë nxënës se sa kapaciteti i tyre maksimal dhe 57 shkolla e zhvillojnë mësimin me dy turne. Për t’u dhënë një zgjidhje përfundimt­are këtyre tre problemeve, duhet të ndërtohen 17 shkolla të reja, nga të cilat 10 shkolla të ciklit 9- vjeçar, të cilat do të përfshijnë edhe ambiente për kopshte brenda tyre, dhe 7 shkolla të ciklit të mesëm të lartë”, tha Veliaj. Kryebashki­aku bëri me dije po ashtu se Bashkia e Tiranës ka përfunduar të gjitha procedurat e nevojshme për të filluar punën në vitin 2018 për ndërtimin e dy terminalev­e të rinj të transporti­t, ter- minali Jug- Lindor i Tiranës, i cili parashikoh­et të përballojë fluksin e autobusëve dhe furgonëve që hyjnë në Tiranë nga rr. e Elbasanit, përkatësis­ht autobusët që vijnë nga Korça, Pogradeci, Librazhdi, Përrenjasi dhe Elbasani, si edhe autobusët që vijnë nga Maqedonia dhe terminali tjetër, që do të përballojë fluksin e autobusëve dhe furgonëve që hyjnë në Tiranë nga qytetet jugore, veriore dhe verilindor­e. Një lajm tjetër i mirë, i dhënë nga kryebashki­aku Veliaj në fjalën e tij, ishte edhe ai për nderimin e dy nga shkrimtarë­ve më të mëdhenj shqiptarë, Dritëro Agollin dhe Ismail Kadarenë. Ai tha se Bashkia e Tiranës ka nisur bisedimet me familjet e dy shkrimtarë­ve për t’i kthyer banesat ku ata kanë jetuar në muze.

 ??  ?? Mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës
Mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania