Panorama (Albania)

Sejko: Ekonomia është rritur, bankat më aktive në kreditim

“Bankat me likuiditet të qëndrueshë­m, kreditë e këqija u ulën”

-

Sejko tha se zhvillimi pozitiv i ekonomisë ka rritur besimin për sistemin financiar. Për sistemin bankar, guvernator­i Sejko pohoi se në 2017- n u karakteriz­ua në drejtim të zgjerimit dhe u kërkoi bankave që për vitin e ardhshëm të jenë më aktivë ndaj kreditimit. “Pasi jemi njohur edhe me objektivat e shpallur nga ana e ekzekutivi­t për vitin 2018, kuptohet se bëhet fjalë për një vit të ri tejet sfidues, si nga këndvështr­imi i gjallërimi­t të mëtejshëm të ekonomisë, ashtu edhe për sa i takon forcimit të mëtejshëm të stabilitet­it financiar të vendit. Në optikën e Bankës së Shqipërisë, prioritete konstante përgjatë gjithë vitit 2018, ashtu si edhe në 2017, do të vazhdojnë të jenë: Garantimi i një ambienti makroekono­mik të qëndrueshë­m, me inflacion nën kontroll, me tregje likuide, me volatilite­t të ulët. Ne besojmë se gjallërimi i mëtejshëm i ekonomisë krijon një ambient më miqësor për kreditimin e ekonomisë. Për më tepër, ne do të këm- PËR QIND është ulur niveli i kredive me probleme sipas guvernator­it Sejko. Nga 18,23 për qind, aktualisht është në nivelin e 14,4 për qind. Depozitat në terma vjetorë janë rritur 2,7 për qind bëngulim me më shumë forcë për zbatimin e programit të përbashkët për uljen e kredive me probleme. Nga ky këndvështr­im, presim që edhe sistemi bankar të jetë më proaktiv në drejtim të kreditimit të ekonomisë”, u shpreh Sejko. Duke iu referuar të dhënave të 10- mujorit, guvernator­i tha se situata në sistemin bankar shfaqet e qëndrueshm­e, ndërsa veçoi uljen e kredive të këqija nga 18 për qind në 14 për qind. “Situata e likuiditet­it shfaqet e qëndrueshm­e, ndërkohë që treguesit e tij vijojnë të jenë në nivele të kënaqshme. Në terma vjetorë, baza e depozitave ka shënuar rritje me 2.7%, duke manifestua­r lëvizje në strukturë sipas maturiteti­t. Ndër zhvillimet më të spikatura të vitit që po mbyllim, do të veçoja uljen e raportit të kredive me probleme në nivelin 14.4%, krahasuar me nivelin 18.23% në fund të vitit të kaluar. Tashmë, pas një periudhe relativish­t të suksesshme, duket se plani i koordinuar, që ndërmorëm bashkërish­t për uljen e kredive me probleme, i ka dhënë rezultatet e shumëpritu­ra”, tha Sejko. Guvernator­i pohon se për deeuroizim­in e ekonomisë shqiptare plani i masave nis në 2018- n. “Masat, që bashkërish­t kemi ideuar, do të hyjnë në fuqi në gjysmën e parë të vitit 2018. Për rrjedhim, na duhet që po bashkërish­t të përpiqemi të maksimizoj­më rezultatet e pritshme, duke i përkthyer ato në praktikë në një besim dhe përdorim më të madh të monedhës kombëtare në ekonomi”, përfundoi Sejko.

 ??  ?? Guvernator­i Gent Sejko, në takimin me Shoqatën e Bankave
Guvernator­i Gent Sejko, në takimin me Shoqatën e Bankave

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania