Panorama (Albania)

Gjiknuri: Pas 1 shkurtit verifikim derë më derë kush s’paguan ujin

-

Pas 1 shkurtit qeveria nis aksionin për formalizmi­n e sektorit të ujit të pijshëm me vendosjen e sahateve dhe mbledhjen e faturave të papaguara. Aksioni do të shtrihet në dy faza. Do të nisë me sensibiliz­imin e qytetarëve për vendosjen e sahateve dhe më pas me kontrollin derë më derë për pagimin e faturave të prapambetu­ra. Ministri i Infrastruk­turës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, nëpërmjet një letre drejtuar bashkive dhe ndërmarrje­ve të ujësjellës­kanalizime­ve u kërkon marrjen e masave për nisjen e aksionit në terren. Ministri Gjiknuri shpjegon se fillimisht aksioni do të nisë sensibiliz­imin e qytetarëve për pajisjen me kontratë dhe sahat të ujit të pijshëm. “Në lidhje me fazën e parë të aksionit, ‘ faza e mirëkuptim­it’, që përfundon më datë 1 shkurt 2018 dhe që konsiston në sensibiliz­imin e qytetarëve për formalizmi­n e shërbimit dhe pajisjen me ujëmatës kërkohet angazhimi juaj për marrjen e masave për ofrimin e shërbimit në mënyrë sa më eficiente nga stafet e shoqërive të ujësjellës- kanalizime­ve për përballimi­n e fluksit të pritshëm të kërkesave të qytetarëve për pajisjen me kontratë dhe ujëmatës”, thuhet në letrën e ministrit Gjiknuri. Ministri i Energjetik­ës shpjegon se faza e dytë do të shoqërohet me kontrolle derë me derë dhe me masa ndëshkimor­e për ata që nuk paguajnë faturat e ujit. “Në fazën e dytë të aksionit, që konsiston me verifikimi­n e formalizmi­t të shërbimit të çdo abonenti derë më derë, pajisjen me ujëmatës të të gjithë abonentëve dhe marrjen e masave për vënien përpara përgjegjës­isë të kundërvajt­ësve dhe shkelësve që ndërhyjnë në rrjetin e ujësjellës– kanalizime­ve”, thuhen në letrën ministrit Gjiknuri.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania