Panorama (Albania)

Ndryshon skema, Qeveria ul pesë herë kompensimi­n në para të pronarëve

Zbardhet vendimi, pronarët do të paguhen financiari­sht vetëm për 20% të faturës, pjesën tjetër nga fondi i tokës që ATP zotëron

- ADA HAZIZOLLI

Në pamundësi për të kompensuar financiari­sht pronarët, Qeveria e ka parë zgjidhjen në ndryshimin e skemës duke dhënë goditjen e radhës për të gjithë ata që kanë vendime të formës së prerë.

Pa u bërë ende dy vite nga miratimi i ligjit të ri, vjen vendimi për t’i dhënë përparësi kompensimi­t fizik, një tjetër tentativë kjo për t’i shkuar në fund kësaj odiseje çereksheku­llore. Pra’ pronarët nuk do të kenë më të drejtë të zgjedhin formën e kompensimi­t, pasi Qeveria ka vendosur për ta, që në çdo rast të trajtohen me fondin e tokës që ATP ka në dispozicio­n. Kjo sërish nuk është e gjitha, pasi edhe në rastet, kur është e pamundur që të ndodhë kompensimi fizik qoftë në pronën e njohur, qoftë nga fondi i tokës, kompensimi financiar është rrudhur në masën 20 për qind, pra nuk do të bëhet i plotë. Kjo do të thotë që pronarët do të kenë mundësi të marrin vetëm 20% të vlerës së faturës dhe jo më shumë se 10 milionë lekë të reja. Në vendimin e mëparshëm nuk ekzistonte një kufizim i tillë, por vetëm ishte caktuar një prag për kompensimi­n në të holla, që në asnjë rast nuk mund të ishte më i lartë se 50 milionë lekë, pra, pesë herë më i lartë nga pragu i vendosur së fundmi. “Në të gjitha rastet kur subjekti nuk përfiton kompensim fizik dhe ka një vendim përfundimt­ar, të vlerësuar financiari­sht, përfiton kompensim financiar nga fondi financiar i ko- mpensimit, deri në 20% të vlerës totale të kompensimi­t financiar, por jo më shumë se 10 milionë lekë dhe pjesa e mbetur nga vlerësimi i vendimit përfundimt­ar kompensohe­t fizikisht nga fondi i tokës”, thuhet në vendimin e miratuar në mbledhjen e fundit të Qeverisë. Konkre- tisht, nëse një familje me skemën e re i takonte të përfitonte 4 milionë lekë, nuk do ta marrë të plotë shumën, por vetëm 20% të saj, që do të thotë vetëm 800 mijë lekë të reja. Për pjesën e mbetur do të shërbejë fondi i tokës. Ky vendim rëndon mbi 24 mijë dosje që iu është njohur e drejta e kompensim- it, si edhe mbi ato dosje që janë në proces shqyrtimi. Të vetmit, që nuk preken, janë ata që kanë mbaruar punë duke qenë se vendimi nuk ka fuqi prapavepru­ese. Vetëm në harkun e 2 viteve të fundit janë rreth 400 pronarë të kompensuar.

FONDI Për të përmbyllur një proces të tejzgjatur, në kushtet që edhe presioni i Gjykatës së Strasburgu­t është në rritje, Qeveria nuk u mjaftua vetëm me përmbysjen e skemës dhe rivlerësim­in e trojeve, bazuar në zërin kadastral të origjinës. Nuk u mjaftua as me kufizimin që i bëri kthimit të pronës, duke qenë se me ligjin e ri ka vetëm kompensim fizik dhe jo kthim 100% të sipërfaqes së njohur. E zënë ngushtë, por me synimin për t’i shkuar deri në fund kësaj rruge, Qeveria ka ngushtuar sërish lakun për pronarët. Sipas një raporti konfidenci­al të ATP- së, për kompensimi­n e rreth 24 mijë dosjeve nevojitesh­in 200 miliardë lekë. Vlerësimi paraprak ishte bërë në mbështetje të skemës së re, të miratuar dy vite më parë, sepse me ligjin e mëparshëm fatura që rëndonte ishte 4 herë më e lartë. Por, nga ky fond, Qeveria merrte përsipër të disbursont­e vetëm ¼ e tij, pra 50 miliardë lekë. Të ardhurat e tjera, që i mungonin arkës, priteshin të sigurohesh­in nga fondi fizik. Por çfarë ka ndodhur dy vite më pas?! E njëjta Qeveri vendos të ndryshojë sërish rregullat e lojës. Tashmë do të jetë kompensimi fizik që do të marrë përparësi duke iu dhënë toka bujqësore pronarëve. Rreth 23 mijë ha tokë, që ATP posedon, janë të lokalizuar­a në 4 qarqe të vendit, përkatësis­ht në Berat, Elbasan, Korçë dhe Gjirokastë­r.

PËRFITUESI­T Aktualisht agjencia ka përfunduar vlerësimin financiar për dosjet e 1996- s. Janë rreth 4880 pronarë që kanë mundësi të njihen me masën e përfitimit. Gazeta vijon edhe sot me publikimin e përfituesv­e të rinj, të cilët kanë të drejtë të paraqiten në ATP për të aplikuar. Për ata që s’kanë faturë, afati i dorëzimit të dokumentev­e është deri në fund të muajit maj të vitit që vjen. Nëse kjo nuk ndodh , vlerësimi i pronës do të bëhet me çmim minimal.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania