Panorama (Albania)

PIKTORËT PJESËMARRË­S

- ALMA MILE

Për të tretin vit, “Brezat” mbledhin bashkë disa nga emrat më në zë të pikturës në Shqipëri.

Ka mes tyre edhe piktorë që nuk jetojnë më, si Guri Madhi, Shaban Hysa, Agim Faja apo Fadil Pëllumbi. Këtij të fundit, me votat e vetë pjesëmarrë­sve, iu dha edhe çmimi i këtij edicioni. Një nga organizato­rët e ekspozitës, piktori Robert Përmeti, tregon se si organizohe­t kjo ekspozitë, si përzgjidhe­n punët, por edhe për problemet me të cilat hasën artistët, në veçanti piktorët. Ndonëse në posterin dhe katalogun e ekspozitës shënohet si mbështetës­e Ministria e Kulturës, kjo e fundit ka kontribuua­r vetëm më sallën e ekspozimit në Muzeun Historik Kombëtar, shpenzimet e tjera janë mbuluar nga një pjesë e artistëve. “Janë kohë të vështira për artin”, thotë Përmeti. “Është një shtet i rraskapitu­r, me artistë të rraskapitu­r”, thotë ai.

Ky është viti i tretë i “Brezave”. Mbi ç’kritere ngrihet kjo ekspozitë?

Ne jemi një bërthamë krijuesish, por nuk i mbyllim derën askujt. I vetmi kusht që ne kemi është që pjesëmarrë­sit të jenë me formim akademik dhe aktivitet ndërkombët­ar. Gjithmonë kemi futur një përqindje të vogël krijuesish që nuk i përkasin kësaj kategorie, duke i testuar se si qëndrojnë në radhë të të tjerëve dhe si priten nga publiku. Sigurisht bëhet një seleksioni­m, por jo drastik.

Ç’ka të veçantë ky edicion? Fadil Pëllumbi, Guri Madhi, Aristotel Papa, Sali Shijaku, Lec Shkreli, Shaban Hysa, Kujtim Buza, Rexhep Aliaj, Agim Faja, Kleo Nini, Minella Tanellari, Robert Përmeti, Idriz Balani, Leka Rudha e shumë të tjerë.

E veçantë e këtij edicioni të tretë është edhe pjesëmarrj­a e piktorëve Sali Shijaku dhe Guri Madhi, të cilët janë pjesë e antologjis­ë së piktorëve më të mirë botërorë prej vitit 1920- 2006. Ky është një rast i rrallë për artin shqiptar.

Ju ekspozoni edhe vepra të autorëve që nuk jetojnë më...

Arti në përgjithës­i ndodhet në një trysni shumë të madhe nga arti spekulativ. Përdoren teknikat e stampimit, riprodhime­t, luhet me ngjyrat. Në këtë ekspozitë nuk ka punë të tilla, por janë ndër veprat më të mira të autorëve. Sot dinjiteti i artit është cenuar. Qëllimi i pikturës nuk është të zbukurojë muret, por të hyjë në komunikim me atë që e pëlqen. Nëse ti ke një vepër në shtëpi dhe kur e heq ia ndjen mungesën, ke të bësh me një vepër arti. Pavarësish­t viteve që punojmë, disiplinës që në momentin që morëm në dorë penelin, ende sot shtrojmë pyetjen: A jam piktor? Sot të gjithë mund të thonë që janë artistë, por ata të vërtetët shtrojnë pyetjen e madhe: A jemi piktorë? Ne punojmë, bëjmë punë, por nëse janë vepra apo kryevepra, këtë do ta tregojë koha. Ne jemi këtu, nuk jemi ende te veprat, ata që nuk janë, flasin me vepra. Në këto kohëra krize për artin, kur pseudoarti mbyt atë të vërtetin, përmes kësaj ekspozite ne mundohemi që të orientojmë disi publikun.

Këtë edicion ju keni shpallur edhe një çmim, si u zgjodh?

Ishin vetë pjesëmarrë­sit që votuan dhe vendosën t’i jepnin çmimin autorit Fadil Pëllumbi, i cili ka lindur në vitin 1918

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania