Panorama (Albania)

Hektor Peçi i përgjigjet Kalos: Ai ka problem me mua

“Po të më hiqnin për paaftësi nga Enveri, s’do më bënin dekan”

- ARISTIR LUMEZI Hektor Peçi

Profesor Hektor Peçi i përgjigjet akuzave të ish- kolegut të tij, Isuf Kalo, për raportet e tyre gjatë kohës që shërbenin si mjekë të Enver Hoxhës.

“Të gjithë e njohin se kush është Isuf Kalo dhe kush jam unë. Kritikat për profesioni­n ia ka bërë profesor Fejzi Hoxha. Për atë që thoshte se u çudit bota sesi më morën në klinikë, unë jua kam shpjeguar se si e kam marrë. Unë nuk kam asnjë problem me të, ai ka probleme me mua dhe ia kam dhënë përgjigjen në shtyp, në librin e Liliana Hoxhës dhe nga profesor Fejzi Hoxha”, tha për gazetën “Panorama” profesor Peçi, pas letrës së Isuf Kalos, botuar dje në gazetën “Dita”. Profesor Peçi i përgjigjet dhe akuzës së Kalos për largimin e tij si mjek i Enver Hoxhës, se ka pasur një vendim definitiv dhe të pakthyeshë­m. “Unë jua kam thënë në intervistë­n që kemi bërë bashkë të gjitha. Nëse do të ishte ashtu siç thotë Isufi, unë nuk do të shkoja në detyra të mira si dekan i Fakultetit të Mjekësisë. Por ju nuk e njihni Isufin, unë dhe kolegët e mi e njohin. Ai është marrë gjatë për akuza që kanë bërë të tjerët, jo unë. Unë kam treguar se si ka ardhur në klinikën e udhëheqjes, vetëm kaq, nuk jam marrë me emra të tjerë”, tha profesor Peçi. Në një intervistë të gjatë për gazetën “Panorama”, Hektor Peçi e cilëson Isuf Kalon, mjek me pak përvojë, që nuk kishte punuar asnjëherë në klinikat e spitaleve të kohës, por që, çuditërish­t, kishte mbërritur të ishte mjek i klinikës speciale të udhëheqjes së PPSH- së. Për profesor Peçin, paaftësia e Isuf Kalos arriti kulmin kur nuk arriti dot të bëjë diagnostik­imin e apandesiti­t të djalit të Enver Hoxhës, Sokolit, i cili rrezikoi jetën duke e nisur me urgjencë në Francë për trajtim të specializu­ar. Edhe pse ka bërë gabime të tilla diagnostik­e, Isuf Kalo, sipas profesor Peçit, arriti të mos largohej nga klinika speciale e udhëheqjes. Ai tregon se si pas vdekjes së Enver Hoxhës, duke abuzuar me emrin e tij, Isuf Kalo trokiste në çdo ministri dhe kërkonte favore për emërime të larta duke përdorur klishenë “me urdhër nga lart”, ndërkohë që nuk kishte asnjë urdhër për ato që ai kërkonte.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania