Panorama (Albania)

Alegri e Di Françesko, dy mjeshtrat e rrotacioni­t

-

Ka diçka që bashkon Masimilian­o Alegrin dhe Euzebio Di Françeskon, trajnerët që do të gjenden përballë njëri- tjetrit të shtunën në mbrëmje, në “Allianz Stadium”, për Juventus- Roma. Kanë ide të ndryshme loje, por mbi rrotacioni­n mendojnë në të njëjtën mënyrë. Në Itali, duke iu bazuar numrave, këto janë dy prej skuadrave me numrin më të lartë të lojtarëve, që kanë mbi 300 minuta të luajtura, 22 për Juven dhe 20 për Romën. Kjo do të thotë se edhe titullarët e paprekshëm të këtyre dy ekipeve, kanë pasur kohë që të pushojnë mjaft mirë, mesatarish­t dhe respektivi­sht 1118.8 dhe 1123.2 minuta, të akumuluara në 17 javë, edhe për më të përdorurit e Alegrit dhe Di Françeskos. Me pak fjalë, nga anët e “Vinovo”s dhe të “Trigoria”- s, nuk ka lojtarë të harruar në stol apo në tribuna nga trajnerët respektivë. Strategjia e dy strategëve në fjalë është shumë e qartë: të menaxhohen në mënyrën e duhur energjitë e futbollist­ëve decizivë, por edhe e të gjithë grupit, në mënyrë që e gjithë skuadra të jetë më e freskët në periudhën e marsit, atëherë kur nis edhe sprinti final për trofetë apo objektivat që Juventusi dhe Roma ndjekin. Gjithsesi, nëse Alegri është disi më i frenuar me ndryshimet drastike, Di Françesko ka raste që edhe e ekzagjeron, si në sfidën e 1/ 8- ave të kupës, kundër Torinos, në të cilën kishte zëvendësua­r 10 lojtarë, kundrejt titullarëv­e që zbritën në fushë, në kampionat, kundër Kaljarit.

Lojë kilometras­h – Treguesit e rendimenti­t theksojnë se në pesë ndeshjet e fundit të Serisë A, skuadra e Alegrit ka treguar se është më në formë sesa “burrat” e Di Françeskos, edhe pse në rend pikësh verdhekuqt­ë kanë grumbullua­r një më shumë sesa bardhezinj­të. Higuain me shokë kanë vrapuar 551.2 kilometra së bashku në pesë ndeshjet e fundit, me një shpejtësi mesatare lëvizjeje në fushë, prej 6.8 kilometras­h në orë. Ndërsa Roma ka qenë më pak intensive: 535.1 kilometra së bashku si skuadër ( vlera më e ulët e pesë skuadrave të para) dhe me shpejtësi 6.6 kilometra në orë. Ai që ka vrapuar më shumë është Interi i Spaletit, me 568.5 kilometra të total në pesë ndeshjet e fundit dhe me një shpejtësi mesatare prej 7 kilometras­h në orë për futbollist.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania