Panorama (Albania)

Elozhe për shqiptarin, një hakmarrje e ëmbël e Ajetit

-

Në fund të vitit, është koha për të bërë bilancet. Objektiva të arritur apo jo dhe pritshmëri të përmbushur­a nga dikush apo jo. Në mediat italiane, një shqiptar është bërë kryefjala e arritjeve pozitive. Arlind Ajeti është sinonimi i suksesit për Krotonen.

Mbrojtësi - Për Arlind Ajetin është periudha e... hakmarrjes. I lënë në harresë nga Torino, mbrojtësi shqiptar po u tregon të gjithëve cilësitë dhe aftësitë e tij. Duke mos gjetur vend te Torino, transferim­i te Krotone u vlerësua fillimisht si hap pas në karrierën e shqiptarit. Mirëpo, krejt ndryshe ka ndodhur. Me hapësirat në dispozicio­n, Arlind Ajeti ka arritur të çojë në 3 milionë vlerën e kartonit të tij. Duke bërë vlerësimet e skuadrës së Krotones, ai është për momentin me vlerën maksimale.

Elozhet - “Shqiptari po bën mjaft mirë dhe gjithnjë e më shumë po shndërrohe­t në një futbollist të pazëvendës­ueshëm. Me atë që ka treguar së fundmi, ka arritur të bindë gjithkënd dhe të fitojë një vend në formacion edhe për vitin e ardhshëm. Ashtu si Leticia, ai po zë vend në skuadër”, ka shkruar portali “Tuttomerca­toëeb” për Ajetin. I lënë i lirë nga Torino në merkaton e fundit, shqiptari po arrin “t’ua kthejë mbrapsht” atë trajtim, jo vetëm atyre, por gjithkujt në Itali që hez- itoi për shërbimet e tij. Me Valter Zengën në krye, fitorja ndaj Kievos së fundmi ishte sinjal i qartë se Krotone do ta shfrytëzoj­ë më së miri eksperienc­ën e saj për t’i shpëtuar rënies nga kategoria.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania