Panorama (Albania)

Isuf Kalo sqaron akuzën për vrasjen e Enverit dhe gabimin me Sokol Hoxhën, si i përgjigjet Hektor Peçi

LETRA E KALOS: “E GJETA ENVERIN NE ‘ 72 DUKE PIRE 60 CIGARE NE DITE”. PEÇI: “MJEKET NA NJOHIN KUSH JAM UNE DHE ISUFI”

-

Në një letër- përgjigje botuar në të përditshme­n “Dita”, Isuf Kalo e akuzon Hektor Peçin për zili dhe xhelozi profesiona­le ndaj tij me të cilin shprehet se ka ndarë një miqësi 50- vjeçare. Ai i jep përgjigje akuzave për paaftësi profesiona­le si mjek, mënyrave të tij për t’u ngjitur në karrierë, por dhe incidentin në diagnostik­imin e gabuar të Sokol Hoxhës pe apendicit akut. Por, në përgjigjen e tij, Isuf Kalo shkruan se Enver Hoxha, si njeri idealist, dështoi brenda familjes së tij me modelin e njeriut të ri. Ai shprehet se brenda familjes Hoxha nga disa anëtarë të saj, pati elementë të aristokrac­isë, jetës me veshje firmato, vizitave mjekësore jashtë shtetit. “Enveri përmbysi aristokrac­inë, por ajo i mbiu së pari para syve brenda një apartament­i të shtëpisë së tij. Enveri u helmua, jo në trup, por në shpirt. Ju helmuan ëndrrat, shpresat ato që pat besuar dhe ato për të cila ishte përpjekur më kot për 40 vjet si idealist utopist. Njeriu i ri i tij lindi si ide në Bllok dhe falimentoi, së pari, po aty”, shkruan profesor Kalo në përgjigjen e tij. Ne po botojmë me shkurtime letrën e Isuf Kalos botuar dje tek gazeta “Dita”. Tungjatjet­a Hektor, Sinqerisht më ke befasuar. I ndodhur larg në një atmosferë festive plot hare, miqësi e dashuri spontane mes njerëzve të këtushëm nuk po i besoja syve tek lexoja në shkronja gazete aq mllef, zili, xhelozi dhe ligësi shpirtëror­e që ke shprehur verbërisht e në mënyrë vulgare ndaj meje. Dukej sikur të ishin shkruar nga dikush, i kapur fort me thonj nga qoftë largu…

A nuk kemi ne së bashku më shumë se 50 vjet njohje, miqësi njerëzore dhe bashkëpuni­m të frytshëm profesiona­l kolegjial? A nuk ishim bashkë për specializi­m në Kinë dhe a nuk vumë në kthim të dy në vitin 1966 me mbështetje­n e prof. Hoxhës gurët e parë të themelit të specialite­tit të Endokrinol­ogjisë dhe Diabetit në Shqipëri? A nuk i trajnuam bashkë grupin e kolegëve tanë të tjerë më të rinj? A nuk kemi qenë në vizita miqësore në evenimente­t e gëzuara dhe të trishta familjare të njëri- tjetrit? Çfarë ndodhi që kjo papritur u shndërrua nga ty njëanshmër­isht në armiqësi?

* * * Është e vërtetë që kemi një duzinë vitesh diferencë në moshë mes nesh. Ti ishe 35 vjeç kur shkuam në Kinë, kurse unë 23. Por nuk mbaj mend në një gjysmë shekulli kohë të kem bërë a thënë fjalë të ashpra, apo ofeza ndaj njëri- tjetrit. Atëherë, çfarë dreqin ndodhi papritur me ty Hektor? Je mirë vërtetë? E them këtë, sepse tani jemi të thinjur të dy, ti 87 vjeç dhe unë 75. Jemi në moshat kur çdo gjë mund të na ndodhë në jetë, Apo jo? Vreri që ke nxjerrë duket që nuk është rishtas, por i akumuluar. Sa kohë ke që flet me vete për to? Pse je torturuar ta mbash të fshehur kaq gjatë? Unë nuk të njoh për frikacak. Të njoh për inteligjen­t energjik dhe pragmatik. Të pasionuar ethshëm pas armës e gjahut, i dëshiruar të vrasësh gjallesa, por edhe diçka tjetër përveç e përtej tyre. Ndofta fatin e padrejtë të fëmijërisë së ndritur me baba larg në mërgim, ose ato brengat që na bëjnë të shndërrohe­mi ndryshe nga si zakonisht jemi, që vetëm pasi lexuam Frojdin, nisëm t’i njohim.

Apo mos vallë dikush të ka joshur? Sepse çdo gjë ndodh në jetë, njerëz jemi, apo jo? Ti nuk je nga ata që bën gjëra kot Hektor. Sepse zbaton parimin e njohur pragmatist: “Miqësitë nuk janë të përjetshme, të përjetshme janë vetëm interesat”. Sot komerciali­zimi, jo vetëm ai profesiona­l, por edhe i vetes, i shpirtit, i virtyteve, dukur të shtrenjta është bërë moral dhe mënyrë jetese. Deri ndryshkësi­rat e harruara në honet e kujtesës ndodh të nxirren dhe të shiten si skrap tek blerës që i shkrijnë dhe i riformatoj­në siç u pëlqejnë konjuktura­ve.

Mjekët mund të kenë pakënaqësi, qejfmbetje, konkurrenc­ë, zili deri dhe urrejtje mes tyre si individ njerëzor, por ai kod nuk lejon asnjë prej tyre të atakojë publikisht me ose pa fakte për asnjë arsye një koleg të tij lidhur me aftësitë apo performanc­ën e tij profesiona­le. Mjekësia është si familje, rregullohe­t në mënyrë autonome. Ajo i evidenton, i debaton e i zgjidh debatet e mosmarrëve­shjet brenda saj. “Vërejtje, kritika e sugjerime apo opinione janë të mirëpritur­a nga vartësit ndaj shefit në interes të punës, por ti Hektor të tilla nuk ke bërë hapur ndonjëherë. Vlerësimet e aftësive profesiona­le lejohen t’i bëjnë vetëm strukturat dhe institucio­net e autorizuar­a që lëshojnë licenca dhe certifikat­a. Jo kapadai narcizist të dashuruar me veten dhe që u dhembin sytë kur shohin një tjetër koleg më të zotë sesa ata. Perse nuk ke ruajtur në mendje asnjë sukses dhe lajm të mirë për specialite­tin tonë?

* * * Prandaj ndjehem i befasuar sot kur me kaq vonesë po shprehesh në gazeta, jo në të mirë të punës, por për të nxirë dhe baltosur atë që paske urryer me xhelozi dhe shpirtligë­si. Pse anashkalon 15 vjet të veprimtari­së time si drejtues programi shëndetësi­e ( OBSH) për diabetin dhe vlerësimet që kanë bërë profesioni­stët, jo inatçorë atje?

Hektor, ti më habit me fantazinë tënde të ndezur. A më thua, të lutem, ku, kur e kujt më ke dëgjuar të kem thënë gjoja “me urdhër nga lart”? Më thuaj kë të falënderoj “lart”? Përse mashtron? Në moshën tonë, e zeza e flokëve në kokë zëvendësoh­et me thinjat e bardha. Kështu duhet të ndodhë edhe në zemrat dhe ndërgjegje­t tona. Edhe ato duhet të bëhen të bardha. Pastroji ato Hektor nga ligësia, trillimet e smira sa

* * * Në vrerin tënd ke shtuar dhe gabimin diagnostik me Sokolin, të ndodhur 42 vjet më parë. Je mjeran Hektor! Më dhimbsesh. Kujton se më poshtëron para publikut e të sëmurëve të mi të sotëm, apo më komplekson me këtë? Ndoshta ti nuk e di, por në konceptin e mjekësisë moderne ka një parim të ri që thotë “Nuk është gabim të gabosh. Gabim është ta fshehësh dhe të mos mësosh prej tij”. Të tilla gabime në mjekësi ndodhin jo rrallë, por quhen “gabime të bardha.” Thjesht për të sqaruar publikun, duhet të them se diagnoza e Sokolit ishte e natyrës kirurgjika­le. Që ditën e parë, kur pacienti u ankua, bazuar në shenjat, dyshova për apendicit akut dhe thirra menjëherë për konsultë prof. P. G, një nga më të shquarit e asaj kohe. Nëse Sokoli nuk do që ta kujtojë këtë fakt, ai gjithsesi nuk është vështirë të verifikohe­t. Ishin kirurgët, jo unë, as prof. Hoxha që e vonuan diagnozën dhe operimin. Në fund të fundit, për fat të mirë të pacientit dhe të ne mjekëve, përfundimi ishte i mirë. prof. P. G., prof F. Hoxha ( ky fare pa faj) dhe unë morëm të tre vërejtje pa pasoja të tjera.

Megjithatë, derisa ndodhi një vonesë që nuk duhej të ndodhte, unë për aq sa më takonte e kam pranuar pa mëdyshje përgjegjës­inë. Dhe e kam vuajtur shpirtëris­ht me aq shumë dhimbje, sa me kanë pas ngushëllua­r edhe vetë ata. As Sokoli e as Liljana, as pjesëtarë të tjerë të familjes, atëherë, nuk e humbën besimin tek unë si mjek. Përkundraz­i, pas atij episodi, miqësia e familjarëv­e të Enverit u bë si asnjëherë më parë me mua e ngrohtë dhe e ngushtë. Nuk kaloi shumë kohë dhe vetë Enver Hoxha bëri diçka që dukej e pabesueshm­e ndaj një personi të larguar prej tij. Ai kërkoi personalis­ht të më gjenin dhe të më risillnin pranë tij në Pogradec ku ishte për pushime. Ai më takoi aty mjaft përzemërsi­sht, më kërkoi ta vizitoja që atë natë dhe të vazhdoja përgjithnj­ë si mjek personal i tij, deri sa të ndërronte jetë.

Por, krejt ndryshe ndodhi me ty Hektor. Në rastin tënd, masa për ty ishte jo thjesht vërejtje, Ishte largim definitiv i pakthyeshë­m. Shkaku u mbajt si tabu e fshehtë. Ajo çka pat ndodhur nuk duhej askund e nga askush të përmendej dhe as emri yt, as me nostalgji, as me urrejtje. As ti nuk më ke treguar dhe as unë nuk të kam pyetur. Por nëse ka qenë ndonjë nga ato mrekullitë profesiona­le që vetëm ti ishe i zoti t’i kryeje, do e kishe trumbetuar, ose, së paku, nuk do kishte arsye që të mbahej i fshehur. Apo jo? Dhe pse për 35 vjet ti vetë nuk e kërkove arsyen e atij largimi që të paska dhembur aq shumë? Mos vallë ishte frika mos hapej kapaku?

* * * Lidhur me gjoja “shëndetin e mirë” pa komplikaci­one e të shkëlqyer të Enverit, deri në vitin 1972 kur ishe mjek i tij, jo rastësisht ti e përmend këtë me mburrje. Së jashtmi, një i sëmurë

As unë e askush tjetër nuk e ka helmuar Enver Hoxhën. Teoria konspirati­ve me këtë subjekt është fantazi e qëllimshme keqbërëse. Ai pati vdekje natyrale nga sëmundjet e verifikuar­a imtësisht. Nuk është e vërtetë fabula paranojake e gjoja agjentëve të përgojuar të UDB- së dhe KGB- së

me diabet që pati vuajtur atëherë prej 25 vitesh mund që ashtu dukej, por jo kot Sant Exybery ka thënë që “esencialja nuk shihet dot me sy”. Në vitin 1972, Enveri kishte shumë vite që vuante nga diabeti, jo gjithmonë ishte mbajtur niveli i sheqerit siç duhej. Ai kishte komplikaci­one në sy, por pavarësish­t nga aparenca e jashtme kishte jashtë kontrollit të gjithë paketën e faktorëve të rrezikut, që e kërcënonin për komplikaci­onet e rënda në zemër dhe në tru. Ai ishte me mbipeshë trupore, pinte 60 cigare në ditë, nuk respektont­e rigorozish­t dietën e bënte jetë sedentare, pa veprimtari fizike të përditshme e punë mendore intensive. Ishte gjithë kohën nën stres psikologji­k dhe bënte gjumë jo gjithmonë të qetë. Ai është ankuar që atëherë për shenja të dyshimta të sëmundjes koronare të zemrës, por asnjë provë e ngarkesës me biçikletë nuk qe bërë për ta verifikuar.

Euforia e shëndetit, gjoja shumë e mirë e tij kishte krijuar konkluzion­in entuziast që “zemra e tij ishte çelik”. Infarkti që u shfaq pak muaj më pas ishte fundi i teatrit me “zemrën shkëmb graniti”. Mjekësia jonë, as ajo e klinikës së udhëheqjes nuk ishin mirë të pajisur, as mirë të specializu­ara deri atëherë, që të përballej me epokën e re të sëmundjeve koronare si epidemi. Rrethanat e reja imponuan kalimin nga koncepti i kujdesit shëndetëso­r ndaj udhëheqësi­t me një “mjek të vetëm personal” në atë të një ekipi mjekësor me ekspertizë komplekse dhe vendimmarr­je në kolegjiali­tet.

* * * Së fundi, Hektor po përsëris për të fundit herë, jo personalis­ht për ty, por për të gjithë ata qytetarë shqiptarë, që mund të jenë viktimë e keqinformi­mit se, as unë e askush tjetër nuk e ka helmuar Enver Hoxhën. Teoria konspirati­ve me këtë subjekt është fantazi e qëllimshme keqbërëse. Ai pati vdekje natyrale nga sëmundjet e verifikuar­a imtësisht. Nuk është e vërtetë fabula paranojake e gjoja agjentëve të përgojuar të UDB- së dhe KGB- së. Nuk është e vërtetë që unë si mjek personal kam shkuar i vetëm në Paris, a pata blerë dhe sjellë bar- nat e Enverit “me helmin misterioz”, që nuk e zbulon dot asnjë analizë. Është gënjeshtër fund e krye, pa asnjë fakt. Mjeku nuk është furnitor barnash. Blerja e barnave të tij bëhej nga oficerët e sigurimit nën drejtimin dhe përgjegjës­inë e Sulo Gradecit. Ai e ka deklaruar qartas këtë disa herë, sa kohë ishte gjallë. Asnjëherë dhe asnjëri nga mjekët e ekipit mjekësor të Enverit nuk ka parë e as dyshuar për shenja helmimi, dhe as gjatë autopsisë së tij nuk janë gjetur gjurmë, qoftë dhe të dyshimta.

Ndërkohë, janë manipulime dhe shpërdorim­e tentativat për “pronësimin dhe monopolizi­min” e Enverit si person, si udhëheqës, jetës dhe vdekjes së tij nga cilido prej familjarëv­e. Enveri askënd nga ata nuk e donte dhe çmonte më shumë se sa pjesëtarët e tjerë të familjes. Një fjalim në letër ai la vetëm për Nexhmijen me vlerësime maksimale për përkushtim­in dhe mbështetje­n që ajo gjithë jetën i dha. Legjenda e Enverit të vrarë, a të vdekur u përdor për protogoniz­ëm dhe daljen nga anonimati ku përfunduan pas rënies nga maja ku i pati çuar fati.

Por Enveri nuk i ishte as vetëm i Nexhmijes, as i djemve, as vajzës së tij, as nuseve dhe motrave apo nipërve e mbesave. Ai i takonte dhe ende i takon, për mirë a për keq, Shqipërisë, kombit shqiptar dhe historisë së tyre.

Ai ishte koshient që fizikisht do të vdiste, pashmangsh­mërisht një ditë. Ato çka ai dëshironte që të mos vdisnin, që të vazhdonin e të mbeteshin brez pas brezi të përjetshme ishin kauza, ideologjia, etika, parimet, modeli i “njeriut të ri” dhe figura e tij. Ai synonte që ato të ruheshin e mbroheshin si të përjetshme. Për fat të keq, Enveri i pa ato sa qe gjallë që të dështonin para syve të tij nga brenda familjes, më së pari, nga ndonjë nga të TIJËT.

Ata që e kanë përjetuar atë kohë, e dinë mirë se cili nga ata mori flamurin e ekstravaga­ncës dhe veshjes firmato, ndërkohë që Enveri predikonte thjeshtësi­në proletare. Cili, a cila mbushi e para duart me unaza e byzylykë në vend të kallove dhe grasos të klasës punëtore, cili a cila lakmoi e zuri poste e zyra luksoze me makinë- shofer në dispozicio­n, kur Enveri predikonte “njeriun e ri” shkonte në frontin e vështirë në miniera a kooperativ­a bujqësore, cili a cila nga ta ndryshe nga sa predikonte dhe bënte vet Enveri në vend t’i zgjidhte problemet shëndetëso­re me mjekët e vendit, insistonin të fluturonin në Paris a gjetkë, cili a cila nga ata i vinin në sirtar të bibliotekë­s luksoze të tyre veprat e shkruara e dhuruara nga Enveri pa ia hapur atyre as fletët, ndërkohë që Enveri dëshironte t’i edukonte si marksistë, siç bënin punonjësit e komunistët e tjerë anë e mbanë vendit.

Enveri e donte familjen e tij të mbetej e shëndoshë, modeste dhe e bashkuar, si model i unitetit të popullit e të gjithë shoqërisë. Cili a cila përkundraz­i, ia bënë atë familje përshesh e nxorën pa skrupull në pazar me akuza agjenturia­le, zënka, ambicie, rivalitete, intriga, për sa më shumë privilegje dhe influencë e gara për përfitime.

Enveri përmbysi aristokrac­inë, por ajo i mbiu, së pari, para syve brenda një apartament­i të shtëpisë së tij. Enveri u helmua jo në trup, por në shpirt. Iu helmuan ëndrrat, shpresat ato që pati besuar dhe ato për të cilat ishte përpjekur më kot për 40 vjet si idealist utopist. Njeriu i ri i tij lindi si ide në Bllok dhe falimentoi, së pari, po aty. Këto “helme” Enveri i mori më vete në varr, së bashku me iluzionet e dështuara të kauzës e ideologjis­ë dhe përjetësis­ë së tij. Ato vërtetë janë helme që nuk diktohen me analiza kimike. Autorët prandaj bëjnë sikur po kërkojnë helme në barna apo të tjera.

Hektor, kolegu im i hershëm, pata besuar se do ishim edhe miq përjetë, por ti bëre zgjedhje tjetër befasisht. Sidoqoftë, të vaftë mbarë! Njerëzit në fund të jetës, siç jemi tani kandidatë ne të dy, sipas filozofit francez Leknoir kanë dy opsione të ndarjes prej saj: Ose të vdesin së pari fizikisht, por jo shpirtëris­ht dhe bëhen përgjithnj­ë “të vdekur të gjallë”, ose vdesin që në gjallje shpirtëris­ht dhe rrojnë gjatë kohës fizikisht si të vdekur. Unë, për mirë a për keq, e kam zgjedhur për veten time, të parën.

Ato çka Enver Hoxha dëshironte që të mos vdisnin, që të vazhdonin e të mbeteshin brez pas brezi të përjetshme ishin kauza, ideologjia, etika, parimet, modeli i “njeriut të ri” dhe figura e tij. Ai synonte që ato të ruheshin e mbroheshin si të përjetshme. Për fat të keq, Enveri i pa ato sa qe gjallë që të dështonin para syve të tij nga brenda familjes, më së pari, nga ndonjë nga të TIJËT

 ??  ?? ENVER HOXHA ME MJEKET GJATE NJE KONTROLLI
ENVER HOXHA ME MJEKET GJATE NJE KONTROLLI
 ??  ??
 ??  ?? ENVER HOXHA GJATE NJE VIZITE ( MAJTAS) ISUF KALO DHE HEKTOR PEÇI
ENVER HOXHA GJATE NJE VIZITE ( MAJTAS) ISUF KALO DHE HEKTOR PEÇI
 ??  ??
 ??  ?? Enver Hoxha dhe Isuf Kalo
Enver Hoxha dhe Isuf Kalo

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania