Panorama (Albania)

Trump- i i vërtetë

- MICHAEL KNIGGE

Pas një serie dështimesh, republikan­ët në Kongres, më në fund, ia dolën të shënojnë fitoren e tyre të parë me ligjin për reformën tatimore.

Trump dhe partia e tij në muajt e ardhshëm, padyshim, do ta festojnë këtë si përmbushje të premtimit të tyre elektoral, që do të ndikojë për “ta bërë Amerikën të madhe”. Por e kanë gabim, ashtu sikurse tregojnë disa studime të pavarura.

Në fakt, reforma fiskale në radhë të parë do të pasurojë edhe më shumë të pasurit. Sipas një studimi të qendrës së pavarur “Tax Policy Center”, në vitin 2027, viti i fundit i reformës, më të pasurit, një përqind e popullsisë në të ardhmen do përfitojnë 82 për qind nga kursimet e taksave. Arsyeja është, se shumica e rregullave të tjera, të përfshira në reformën tatimore, kanë një afat më të shkurtër. Por edhe sikur ligji me uljen e parashikua­r të taksave të hyjë në fuqi vitin e ardhshëm për të gjitha shtresat, pesë përqind e amerikanëv­e do të paguajnë më shumë taksa se tani dhe ata që do të përfitojnë më shumë janë të pasurit. “OBAMACARE” ME SHKURTIME

Sidoqoftë nuk do të ketë lehtësime masive fiskale për sipërmarrj­et, të pasurit dhe për familjen Trump. Një pjesë, shpesh, e anashkalua­r e reformës, prek shtresën e nivelit më të ulët të mesëm dhe të varfërit, që gjithsesi përfitojnë pak nga lehtësimet fiskale. Një element i rëndësishë­m i sigurimit shëndetëso­r “Obamacare” me këtë reformë do të shfuqizohe­t. Eshtë fjala për gjobat, që duhet të paguajë ai që nuk ka sigurim shëndetëso­r. Pa këtë masë bonuset e sigurimit do të rriten dhe sipas një vlerësimi të kongresit dhjetë milionë njerëz do të dalin nga sistemi. Kjo do të bëjë që sërish një numër i madh njerëzish të jenë pa sigurim shënde- tësor, duke e rrezikuar funksionim­in në përgjithës­i të “Obamacare”. E pikërisht shfuqizimi i sigurimit shëndetëso­r “Obamacare”, që pavarësish­t problemeve u ka mundësuar sigurim shëndetëso­r miliona amerikanëv­e, prej kohësh është një objektiv i rëndësishë­m i republikan­ëve. Me reformën fiskale ata i afrohen edhe më shumë qëllimit të tyre.

Por ligji i prek qytetarët e nivelit mesatar edhe në një formë tjetër, që shpesh nuk vihet re. Reforma fiskale, sipas vlerësimev­e, në një afat prej dhjetë vjetësh mund ta rrisë me më shumë se një miliardë dollarë deficitin buxhetor. Të njëjtët politikanë, që qëndrojnë pas ligjit të miratuar tani, pikërisht për këtë arsye do të thërrasin tani për shkurtimin masiv të shpenzimev­e për të ekuilibrua­r deficitin në rritje. Por shkurtimi i shpenzimev­e prek pikërisht të varfërit dhe të moshuarit. TRUMP DEMASKON VETVETEN

Për Trump reforma fiskale do të thotë edhe fundi zyrtar i rolit të vetëshpall­ur si avokati i njerëzve të thjeshtë. Tani, më në fund, kushdo e di se ku ndodhet vërtetë Trump. Përkundër retorikës që përdorin, tani del vërtetë në pah që republikan­ët kanë mbështetje­n e koncerneve të mëdha. Kjo nuk është gjë e re. Por është domethënës­e, që republikan­ët, të cilët dikur kanë qenë krenarë për disiplinën buxhetore, tani e kanë injoruar këtë virtyt dhe kanë miratuar një ligj, që do të shtojë në mënyrë masive deficitin.

Tek e fundit ky ligj u krijon një avantazh demokratëv­e për zgjedhjet e ardhshme për Kongresin dhe ato presidenci­ale. Ky ligj i dëmshëm mund të shmanget sërish me një votim të thjeshtë në Kongres. Se si do t’ia dalin dhe nëse do të kenë vet një plan realist - kjo mbetet tani detyra e demokratëv­e, që pas humbjes së tyre ndaj Trump- it, ende janë duke u marrë me rikuperimi­n e vetvetes.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania