Panorama (Albania)

Shkresa e Tatimeve, makinat që preken nga rritja e taksave

SHEMBULLI, MJETET QE DO TE PAGUAJNE ME SHUME PAS 1 JANARIT

- DORINA AZO

Pas 1 janarit, taksa për makinat e luksit do të rritet. Drejtoria e Përgjithsh­me e Tatimeve njoftoi dje se, me hyrjen në fuqi të paketës fiskale, nga 1 janari 2018 ndryshojnë taksat për makinat e luksit.

Drejtoria e Përgjithsh­me e Tatimeve informoi se ndryshimet e paketës fiskale do të zbatohen nga të gjithë pronarët që kanë makina luksoze ose e thënë ndryshe, mjete me kapacitet 6+ 1 vende. Aktualisht, kjo taksë paguhet për mjetet me kapacitet deri në 4+ 1 vende. “Në kuadër të paketës së re fiskale, e cila do të zbatohet përgjatë vitit 2018, me ligjin nr. 104/ 2017 “Për disa ndryshime në ligjin nr. 9975”, datë 28.07.2008, “Për taksat kombëtare”, të ndryshuar, ka pësuar ndryshim trajtimi i atyre që quhen mjete luksi, ku për efekte takse ,” automjete luksoze” konsideroh­en autovetura­t deri 6+ 1. thuhet në shkresën e Drejtorisë së Përgjithsh­me të Tatimeve. Drejtoria e Përgjithsh­me e Tatimeve shpjegon se taksën e luksit do ta paguajnë të gjithA makinat që kanë kapacitet vendesh 6 + 1 nëse plotësojnë kriterin e vlerës së çmimit ose të cilindrati­t. “‘ Automjet luksoz’” konsideroh­et autovetura deri në 6+ 1, e cila plotëson të paktën njërin nga kushtet e mëposhtme: cilindratë­n të barabartë ose më të madhe se 3000 cm3 ose vlerën/ çmimin të barabartë ose më shumë se 5,000,000 lekë.”, thuhet në letrën e Tatimeve. Pra, e thënë ndryshe, taksa e makinave të luksit do të paguhet për ato mjete me kapacitet 6+ 1, që plotësojnë të paktën njërin nga kushtet ose makina ka çmimin deri në 5 milionë lekë ose cilindrat 3 mijë cm3. Nga rritja e taksës, sipas Drejtorisë së Shërbimit të Transporti­t Rrugor, do të preken 909 makina dhe efektet në të ardhurat e buxhetit do të jenë 19 milionë lekë. SA DO TË PAGUAJNË Për ta konkretizu­ar për qytetarët se sa taksa do të paguajnë pas 1 janarit pronarët e këtyre makinave, po ju sjellim një shembull. Në rast se një qytetar disponon një makinë me kapacitet vendesh 6+ 1 dhe plotëson një nga kriteret e vendosura në ligj, atë të çmimit ose cilindrati­t, do të paguajë taksën prej 70 mijë lekë për regjistrim­in e makinës dhe taksën e përvitshme në masën 21 mijë lekë. Pra, nëse makina është me kapacitet vendesh 6+ 1 dhe çmimi i blerjes së saj është 5 milionë lekë, ky pronar do të paguajë taksën e regjistrim­it të makinës si mjet luksoz, që është 70 mijë lekë dhe taksën e për- vitshme 21 mijë lekë. Taksat e reja do të paguhen edhe në rast se makina me 6+ 1 vende është me cilindrat 3 mijë cm3. Aktualisht, taksa e luksit paguhet vetëm nga makinat me kapacitet vendesh 4+ 1, por ndryshimet e ligjit erdhën për shkak të abuzimeve, që shumë drejtues makinash kryenin për të evituar pagimin e taksave. Sipas ligjit në fuqi, pronari i mjetit, i cili nuk kryen pagesën e kësaj takse brenda 10 ditëve nga mbarimi i afatit të vlefshmëri­së së parashikua­r, detyrohet të paguajë një gjobë prej 5 për qind të shumës së detyrimit të papaguar për çdo muaj vonesë, por jo më shumë se 25 për qind për çdo vit.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania