Panorama (Albania)

Vota e gabuar

- PREÇ ZOGAJ

Ngadoqë ta marrësh, vota e Shqipërisë në OKB kundër vendimit të Presidenti­t të SHBA, Doland Trump, për të spostuar në Jerusalem selinë e Ambasadës Amerikane në Izrael, pra, për të njohur de fakto Jerusalemi­n si kryeqytet të shtetit hebre, është e gabuar. Nuk them se me këtë votë Shqipëria ka devijuar orientimin e saj perëndimor dhe është rreshtuar strategjik­isht kundër aleatit më të madh që kemi...

... që janë SHBA. Edhe pse politikanë të veçantë të saj mund ta kenë në mendje një gjë të tillë. Vendet kryesore të BE- së, në përgjithës­i, kanë votuar njëlloj si Shqipëria: pro rezolutës antiamerik­ane. Më saktë, Shqipëria ka votuar si Gjermania, si Italia, si Franca, e tjerë. Qeveria jonë e përdor përfshirje­n në grupin e këtyre vendeve sa për të mbrojtur votën e saj, aq edhe për ta relativizu­ar atë në sytë e miliona shqiptarëv­e që janë befasuar dhe nuk e miratojnë si të tillë.

Në çdo çështje politike apo gjeopoliti­ke ka argumente pro dhe kundër; ka rreshtime pro dhe kundër, që reflektojn­ë pikëpamje, ndjeshmëri, rrethana, konjuktura, pozicione dhe kryesisht interesa të caktuara, pragmatist­e apo strategjik­e, të shteteve, të organizata­ve politike, e tjerë. Kryeminist­ri ynë mund të krijojë një katalog me justifikim­e për votën e Shqipërisë. Mund të fusë në këtë listë edhe qëndrimet antiTramp të opozitës amerikane, madje edhe kundërshti­met që ka hasur brenda Partisë së tij Republikan­e vendimi i Presidenti­t. Dhe me këtë të na thotë, apo të verë zëdhënësit e tij të na thonë: “Vetë SHBA, vetë Perëndimi janë të ndarë për ketë vendim. S’ka pse ta bëjmë të madhe që ne morëm anën e atyre demokraciv­e që votuan kundër SHBA. Kjo nuk i dëmton marrëdhëni­et tona strategjik­e dhe miqësore me SHBA.”

E besoj edhe unë, jo se ma thonë zëdhënësit e Ramës, se SHBA nuk do t’i mbajë mëri Shqipërisë për ketë votë të qeverisë sonë të radhës. Marrëdhëni­et strategjik­e kanë një rreze thellësie e gjerësie shumë me të madhe se kaq. Etika amerikane, të cilën e shohim edhe në veprat e shkrimtarë­ve e poetëve të saj të mëdhenj, nuk i kërkon kujt të jetë rob i mirënjohje­s. Madhështia e atij vendit nuk i ka përdorur si monedha të rëndomta shkëmbimi shërbimet ndaj lirisë dhe demokracis­ë në vendet e tjera. Kosova jonë është vetëm një prej rasteve ilustruese.

Thëne të gjitha këto, Shqipëria nuk duhet të kishte votuar kundër SHBA, nuk duhej të ishte rreshtuar kundër SHBA.

Përveçse e gabuar, vota e qeverisë sonë në OKB është lënduese për vlerat dhe virtytet e racës sonë.

Nuk po numëroj këtu shërbimet që SHBA i kanë bërë Shqipërisë gjatë njëqindvje­çarit të fundit. Lexuesit e këtij shkrimi i kanë shumë mirë parasysh.

SHBA janë për ne identitet dhe forcë në rrafshin e politikës së jashtme që kemi dhe bëjmë. Shqipëria ka një zë të ri në kapitull dhe do të vazhdojë ta ketë e të forcojë pozicionin e saj pikësëpari sepse ka lidhje të thella, shumë të ngushta me SHBA. Më thuaj më kë rri, të të them se cili je. Për këtë arsye dhe për gjithë faktet konkrete që mbështesin këtë arsye, Shqipërisë i shkon, i intereson dhe duhet të votojë pro SHBA, sa herë të jetë nevoja, edhe po të ndodhë të jetë i vetmi vend që voton ashtu. Arsyet madhore të paqes, lirisë dhe demokracis­ë që motivojnë SHBA në politikën e saj globale nuk mund të jenë kurrë në princip dhe as konkretish­t kundër interesit tonë kombëtar. Përkundraz­i. Ç’vjen nga Uashington­i, ka qenë dhe është e mirë për demokracin­ë, sh- tetin e së drejtës, sigurinë dhe aspiratat tona kombëtare.

Shqipëria s’duhet të bëjë llogari kur vjen puna për të qëndruar përkrah SHBA, për të dhënë kontributi­n e saj në misionet dhe kauzat e mëdha amerikane të paqes dhe sigurisë në botë apo për t’i kthyer asaj ndonjë nder që mbetet i vogël gjithsesi në raport me çfarë SHBA na ka dhënë. Llogaria është e bërë. Shqipëria ka qenë një derë kurdoherë e hapur për Amerikën gjatë këtyre viteve të demokracis­ë. Është sot e gjithë ditën. Dhe duhet të vazhdojë të jetë edhe më bindshëm në të ardhmen.

Vota kundër SHBA në OKB përbën një shmangie absurde nga kjo trajektore.

Më e pakta, nëse për ca ekuilibra, që më shumë janë të stisur se sa realë, Shqipëria nuk votonte dot pro SHBA- së, së paku të abstenonte siç kanë abstenuar Kroacia, Bosnje- Hercegovin­a, Polonia dhe shumë vende të tjera. Megjithëse e përsëris: Vota përkrah SHBA do të kishte qenë më e drejta dhe më e vlerësuara për Shqipërinë.

Ka edhe një rrethanë që, ndërsa do të lehtësonte vendimin proamerika­n të Shqipërisë, e shton absurditet­in e votës kundër. Rezoluta nuk është detyruese. Do të thotë se SHBA nuk do të tërhiqet nga vendimi për të transferua­r ambasadën në Jerusalem. Ky është një vendim i fortë që, sipas shumë analistëve, lejon një mbështetje ekuivalent­e për kërkesat palestinez­e. Pra, nuk është thjesht në favor të një pale, por synon t’i japë impulse të reja të munguara procesit të paqes në Lindjen e Mesme. Krerët e qeverisë dhe diplomacis­ë shqiptare mund të ndajnë ose të mos ndajnë, të futen ose të mos futen në këtë logjikë. Por, tri gjera duhet të ishin e të jenë konstante të qëndrimeve të Shqipërisë kur merren vendime të tilla me peshë: E para, proamerika­nizmi kombëtar si shprehje e vetëdijes se SHBA, ka bërë me shumë se askush për kombin shqiptar. E dyta, historia ka treguar dhe rasti i Kosovës e ilustron shumë qartë se SHBA janë, për fat, faktori dhe forca numër një e sigurisë, lirisë dhe paqes në botë. Shembujt i kreditojnë SHBA si më të drejtët e me të saktët në vendimet e mëdha që kanë marrë. E treta, kur votohet për çështje të tilla që ngërthejnë interesa dhe ndjeshmëri kombëtare, qeveria e Tiranës, cilado qoftë, duhet të konsultohe­t me faktorët e tjerë institucio­nalë dhe politikë për të vendosur njëzëri. Kështu nuk do të gabonte.

Shqipëria s’duhet të bëjë llogari kur vjen puna për të qëndruar përkrah SHBA, për të dhënë kontributi­n e saj në misionet dhe kauzat e mëdha amerikane të paqes dhe sigurisë në botë apo për t’i kthyer asaj ndonjë nder që mbetet i vogël gjithsesi në raport me çfarë SHBA na ka dhënë. Llogaria është e bërë. Shqipëria ka qenë një derë kurdoherë e hapur për Amerikën gjatë këtyre viteve të demokracis­ë. Është sot e gjithë ditën. Dhe duhet të vazhdojë të jetë edhe më bindshëm në të ardhmen

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania