Panorama (Albania)

“Luarasi” merr akreditimi­n për 6 vite, renditet ndër katër universite­tet më të mira

“Ambicia jonë është të shtojmë fakultetin e Teknologji­ve të Informacio­nit, njëkohësis­ht të ngremë edhe shkollën doktorale”

- TIRANE

Investimi në infrastruk­turë dhe staf pedagogjik, puna e pakursyer dhe performanc­a e shënuar vit pas viti kanë shpërblyer Kolegjin Universita­r “Luarasi” me akreditim të plotë, duke e renditur në listën e 4 universite­teve më të mira në vendin tonë.

Rektori, prof. dr. Et’hem Ruka pohon se gjatë vitit të ardhshëm akademik, “Luarasi” do të zgjerojë ofertën e tij akademike duke punuar për hapjen e fakultetit të ri të Teknologji­së së Informacio­nit dhe Inovacioni­t, gjithashtu dhe për ciklin e tretë të studimeve.

Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë, Bordi i Akreditimi­t ka vlerësuar pozitivish­t Kolegjin Universita­r “Luarasi” duke dhënë vendimin për akreditim të plotë, pra për 6 vite…

Sot ( dje) u njoftuam zyrtarisht nga Agjencia e Akreditimi­t për vendimin që ata kanë marrë lidhur me Kolegjin Universita­r “Luarasi”. Sipas këtij vendimi të marrë në 15 dhjetor të këtij viti, institucio­ni ynë është akredituar me 6 vite. Është një vlerësim maksimal dhe një tregues i qenësishëm pasi kemi të bëjmë me një vlerësim jo vetëm kombëtar, por edhe ndërkombët­ar, i cili ka kaluar në disa etapa dhe u është nënshtruar vëzhgimeve dhe monitorime­ve të vazhdueshm­e. Këtë privilegj, më duhet të theksoj, e kanë pasur vetëm 4 institucio­ne të arsimit të lartë në vendin tonë, çka do të thotë se ne jemi një ndër 4 IAL- të mira në vend. Ky është një lajm tepër pozitiv dhe duhet lexuar si një arritje në një kohë që arsimi i lartë ka lënguar në gjithë këto vite nga shumë sëmundje të njohura tashmë për publikun. Me këtë rast duhet të falënderoj të gjithë ata që kanë punuar seriozisht për të siguruar këtë rezultat. Kjo meritë i takon stafit akademik të këtij universite­ti, u takon studentëve që kanë mbaruar dhe ata që janë në proces, të cilët kanë qenë pjesë e vlerësimit në kuadër të akreditimi­t. Merita, pa diskutim u takon atyre që kanë drejtuar këtë universite­t nga themelimi deri në ditët e sotme dhe pa diskutim edhe grupit “Hysenbelli­u”, që e ka parë universite­tin “Luarasi” jo si një ndërmarrje për të sjellë fitime, por si një institucio­n i arsimit të lartë me një pikëpamje filantropi­ke duke nxitur dhe promovuar lirinë akademike. Janë të gjitha këto arsye që kanë dhënë vulën e sigurisë për arritjen e këtij rezultati. Misioni ynë është ta çojmë përpara këtë traditë dhe pa diskutim, të shënojmë suksese të reja.

Cilat janë objektivat e mëtejshme?

Ky institucio­n ndodhet përpara një sfide të madhe për të kaluar nga statusi i kolegjit universita­r në universite­t, që do të thotë se aktualisht universite­ti ka tri fakultete dhe ne kemi parashikua­r të shtojmë fakultetin e Teknologji­ve të Informacio­nit dhe të Komunikimi­t, njëkohësis­ht të ngremë edhe shkollën doktorale. Kjo është një punë kolosale, jo thjesht në planin e letrave dhe dokumentev­e, të cilat në bazë të ligjit duhet të dorëzohen deri më datë 28 shkurt, por është një angazhim që kërkon para së gjithash një përgatitje të madhe për lëndët që do të zhvillohen, për profesorët që do të japin mësim etj. Me këtë rast, universite­ti bën edhe një ofertë për të marrë profesorë të nderuar në fushën e Drejtësisë, në fushën e Ekonomikut dhe në fushën e Teknologji­ve të Informacio­nit. Shpresoj që gjithçka të ecë mirë dhe vitin tjetër ky institucio­n të jetë jo kolegj, por universite­t.

Ambicia është që kjo të bëhet e mundur vitin e ardhshëm, a ka kapacitete për ta bërë “Luarasi” këtë?

Sigurisht, “Luarasi” ka kapacitete­t për ta vënë në zbatim këtë projekt dhe po punojmë që kjo të bëhet e mundur vitin e ardhshëm akademik. Të gjithë planin që kemi bërë, ia kemi paraqitur edhe kompanisë “Hysenbelli­u group”. Kemi gjetur të gjithë mbështetje­n dhe topi është në fushën tonë si institucio­n, për të çuar drejt finalizimi­t këtë objektiv. Për sa na takon, jemi të bindur që do të realizojmë gjithçka në kohën e duhur. Shpresojmë që Ministria e Arsimit të ketë nxjerrë të gjitha aktet nënligjore që ka në proces dhe që lidhen me riorganizi­min e institucio­neve të larta arsimore, veçanërish­t me hapjen e shkollës doktorate, meqenëse është e bllokuar prej gati 4 vitesh.

Ju përmendët disa nga objektivat që lidhen me institucio­nin, sa u takon studentëve, çfarë do të përfitojnë ata?

Dëshira ime është që ky universite­t të mos jetë i mbyllur, duhet të marrë jetë dhe jetë merr kur disiplinat që zhvillohen në Drejtësi dhe Ekonomik kanë qasje me problemati­kat, por çfarë është më e rëndësishm­ja, me nevojat që ka tregu sot. Studentët e Juridikut është me rëndësi të ndjekin nga afër proceset gjyqësore në Gjykatën e Lartë, në Gjykatën Kushtetues­e, të dinë si përgatiten ligjet në Parlament, si diskutohen në komisione, cilat janë debatet që zhvillohen në qeveritë lokale etj. Është një praktikë e mrekullues­hme, që ne e kemi filluar dhe do ta çojmë përpara. Njëkohësis­ht, ftojmë lektorë që punojnë në fushën e drejtësisë për të ndarë përvojën e tyre me studentët tanë. Jo vetëm kaq, por i kemi nxitur pedagogët që të stimulojnë gjyqe brenda universite­tit në mënyrë që studentët të vihen në rolin e një gjyqtari të ardhshëm. Unë besoj se këto janë praktika që e bëjnë mësimin shumë atraktiv. Të njëjtën procedurë ndjekim dhe aplikojmë me fakultetin Ekonomik dhe studentët që kanë zgjedhur këtë profil studimi.

Në fund të ditës, çfarë ka rëndësi është punësimi. Sa i mundur është ky dhe çfarë avantazhes­h kanë studentët e “Luarasit” në këtë drejtim?

Ne jemi pjesë e një kompanie të madhe siç është “Hysenbelli­u group”. Ky rrjet ofron mundësi edhe për punësimin e menjëhersh­ëm të studentëve. Një mundësi tjetër është edhe punësimi pranë universite­tit, pra, studentët më të mirë e kanë gjithnjë një derë të hapur. Diplomat e Drejtësisë që merren te “Luarasi” janë diplomat më të mira të drejtësisë në vend. Kjo është garanci për integrimin e tyre në tregun e punës, pavarësish­t vështirësi­ve dhe konkurrenc­ës që dominon.

Jemi në fundvit dhe zakonisht bëhet bilanci i punës. Si ka qenë ky vit për Kolegjin Universita­r “Luarasi”?

Unë jam një drejtues i ri në këtë institucio­n, ndonëse kam qenë miqësor duke e ndjekur nga jashtë. Ajo që dua të them është se, kam gjetur një institucio­n që është ngritur në radhë të parë mbi baza të forta ligjore, ku gjithçka është perfekte nga ana e dokumentac­ionit. Kjo do të thotë që, çdo diplomë që del nga ky institucio­n, është një dokument i vlefshëm, jo si kartonët që janë lëshuar nga universite­te private, të cilat nuk ekzistojnë më. Kam gjetur, po ashtu, një staf akademik të mrekullues­hëm dhe të përgjegjsh­ëm, që janë të gatshëm të marrin përgjegjës­itë për të arritur objektivat që kemi vënë për vitin e ardhshëm.

Ky institucio­n ndodhet përpara një sfide të madhe për të kaluar nga statusi i kolegjit universita­r në universite­t, që do të thotë se aktualisht universite­ti ka tri fakultete dhe ne kemi parashikua­r të shtojmë fakultetin e Teknologji­ve të Informacio­nit dhe të Komunikimi­t...

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Rektori i KU “Luarasi”, prof. dr. Et’hem Ruka
Rektori i KU “Luarasi”, prof. dr. Et’hem Ruka
 ??  ?? Faksimile e vendimit të marrë nga Bordi i Akreditimi­t
Faksimile e vendimit të marrë nga Bordi i Akreditimi­t
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania