Panorama (Albania)

Vlorë, 57- vjeçares i bllokohen 300 mijë euro

-

VLORE- Policia e Vlorës në bashkëpuni­m me Prokurorin­ë e këtij rrethi kanë sekuestrua­r llogaritë bankare të një 57vjeçarej­e, e cila shkonte në total në rreth 300 mijë euro. Gruaja, identiteti i së cilës nuk jepet i plotë, por vetëm me inicialet T. B., nuk ka mundur dot të justifikon­te shumën e parave të ndara në dy llogari në emër të saj. Për shkak të dyshimeve është vendosur sekuestrim­i i parave e më tej ka nisur hetimi për të gjetur origjinën e tyre. Sipas të dhënave, 57- vjeçarja ka deklaruar në Polici se shumën e parave ia kishte dërguar herë pas here djali emigrant. Duke pasur dyshime të forta se këto para mund të jenë fituar nëpërmjet veprimtari­ve të paligjshme në shtetin ku jeton djali i saj, Prokuroria ka vendosur të bllokojë të dy këto numra llogarie deri në fund të hetimeve. Kësisoj, gruaja e ka të pamundur të veprojë dhe t’i tërheqë këto para deri në përfundim të hetimeve. “Këto para m’i ka dërguar djali që e kam emigrant. Ai ka dërguar herë pas here dhe nga kursimet është bërë kjo shumë parash”, është shprehur 57- vjeçarja, e pyetur se ku i kishte gjetur të gjitha këto para. Tashmë do të hetohen transaksio­net e kryera, si dhe periudha kur është bërë kjo. Banka, sipas të dhënave, ka njoftuar fillimisht seksionin e pastrimit të parave, nga ku më pas janë vënë në lëvizje ekspertët e tjerë të hetimit. “Specialist­ët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë në bashkëpuni­m me Prokurorin­ë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, ditën e sotme kanë bërë të mundur sekuestrim­in e dy llogarive bankare të shtetases T. B., 57 vjeçe, banuese në Vlorë, me një shumë totale prej 298.324 Euro. Materialet hetimore iu referuan Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtari­së kriminale”, parashikua­r nga neni 287 të Kodit Penal”, thuhej në njoftimin e Policisë së Vlorës. Tashmë pritet t’i merret dëshmia edhe djalit të 57vjeçares, të cilit do t’i duhet që të justifikoj­ë prejardhje­n e një shumë të tillë parash.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania