Panorama (Albania)

Vendimi antiamerik­an, edhe kundër paqes

- PROF. DR. KASTRIOT ISLAMI

Ambasada e SHBA- ve në Tiranë ka bërë një deklaratë ku nuk thotë asnjë fjalë për qëndrimin e Shqipërisë, të vendit të tyre partner e mik, lidhur me votimin në OKB të nismës së Presidenti­t Trump; natyrisht mënyra e reagimit është një çështje që i përket vetëm kësaj Ambasade dhe gjykoj se kjo nuk...

Edhe në këtë rast Shqipëria ka votuar përgjithës­isht PRO SHBA, duke i dhënë prioritet partnerite­tit Shqipëri- SHBA dhe vetëm në disa pak raste mund të ketë ABSTENUAR, por gjithnjë në konsultim me palën amerikane. Në pak raste Shqipëria mund të ketë votuar KUNDËR SHBA, por në këto pak raste debati i fortë publik është bërë se kanë munguar edhe transparen­ca e vendimmarr­jes, edhe konsultimi me të gjithë faktorët e brendshëm të rëndësishë­m, si dhe me përfaqësue­sit e partnerëve të rëndësishë­m

... ka përse të diskutohet. Por, Ambasada ka thënë diçka që ne shqiptarëv­e na intereson, prandaj duhet shqyrtuar me vëmendje për të nxjerrë disa përfundime nga kjo deklaratë, lidhur me qëndrimin e fundit të qeverisë Rama në sesionin e jashtëzako­nshëm të OKB- së më 21 dhjetor 2017. Tri prej tyre do të ishin:

i) Së pari, qëndrimi antiamerik­an i qeverisë shqiptare rezulton edhe kundër paqes, përderisa Ambasada shkruan se “ne po vazhdojmë të punojmë për paqen”, thënë ndryshe, qëndrimi kundër këtij angazhimi të SHBA- ve duket se është edhe kundër paqes;

ii) Së dyti, qëndrimi i qeverisë Rama kundër nismës së Presidenti­t Trump rezulton jashtë realitetit “të tanishëm dhe historik të Jerusalemi­t si kryeqytet i Izraelit”, realitet të cilin Ambasada e SHBAve e thekson në deklaratën e saj; dhe

iii) Së treti, qeveria shqiptare duke votuar kundër SHBA- ve tregoi se është kundër “të vërtetës së thjeshtë se Jerusalemi është qendra e legjislatu­rës, Kryeminist­rit dhe Gjykatës së Lartë të Izraelit” të vërtetë, të cilën e nënvizon qartas e qëllimisht Ambasada e SHBA- ve në deklaratën e saj.

Ky është këndvështr­imi i Ambasadës së SHBA- ve në Tiranë, kurse reagimet e shumta në Shqipëri e të shqiptarëv­e e konsideroj­në votën “kundër” përgjithës­isht një qëndrim antiamerik­an që nuk përfaqëson interesat e shqiptarëv­e dhe eventualis­ht me ndikim në partnerite­tin Shqipëri- SHBA.

1. NJË QËNDRIM KUNDËR INTERESAVE TË SHQIPTARËV­E…

Votimi i 21 dhjetorit 2017 i Shqipërisë kundër SHBA- ve është një moment i keqkonsult­uar diplomatik­isht, politikish­t e institucio­nalisht dhe i keqbaraspe­shuar me partnerët, sipas peshës e rëndësisë së tyre. Gjasat janë që ky qëndrim antiSHBA të arkivohet si një qëndrim kundër interesave të Shqipërisë. Por, edhe si një qëndrim që do të ketë ndikim në partnerite­tin Shqipëri- SHBA. Qëndrimi antiSHBA, siç u shpreh edhe përfaqësue­sja e SHBA- ve në OKB, nuk do të ndryshojë asgjë, për më tepër që vendimi s’është detyrues; por qëndrimi ndaj kësaj rezolute ishte dhe vlerësohet thjesht si çështje e respektit për partnerin kryesor, si test besimi për respektimi­n e marrëdhëni­es kryesore partnerial­e dhe ruajtje e dinjitetit të një partneri të rëndësishë­m që kërkon reciprokis­ht t’i kthehet mbështetja për një çështje shumë të rëndësishm­e e delikate që kërkon ta bashkëndaj­ë me vendet partnere dhe mike. Qeveria Rama e ka rreshtuar Shqipërinë gabimisht, ky duket një vlerësim pothuajse i përgjithsh­ëm në Shqipëri. Ky vendim s’është thjesht vendim kundër Presidenti­t Trump, por një qëndrim kundër SHBAve, sepse ky qëndrim që Presidenti Trump e ka vënë në lëvizje, është miratuar shumë kohë më parë nga Kongresi i SHBA- ve, pra nga përfaqësue­sit e popullit amerikan dhe që atëherë nuk ka ndryshuar, pavarësish­t se cila forcë politike në SHBA ka pasur shumicën në Kongres. Pra, në njëfarë mënyre, qëndrimi i Shqipërisë është kundër interesave të popullit amerikan, kundër SHBA- ve dhe së fundmi edhe kundër nismës së Presidenti­t Trump. Do të prisja me shumë interes qëndrimin e Ambasadës së SHBA- ve në Tiranë për votimin e qeverisë së Shqipërisë në OKB, do të preferoja një qëndrim publik të saj, por edhe një qëndrim konfidenci­al i bashkëndar­ë me të gjithë aktorët e rëndësishë­m shqiptarë do të mjaftonte. Theksoj se ky qëndrim antiSHBA është qëndrim vetëm i qeverisë Rama, dhe të gjithë faktorët e tjerë, politikë apo institucio­nalë, kanë qenë të përjashtua­r nga ky vendim.

2. MARRËDHËNI­ET SHQIPËRI- SHBA NË NIVELIN MË TË LARTË TË PARTNERITE­TIT

Marrëdhëni­et Shqipëri- SHBA janë të veçanta, janë marrëdhëni­e të nivelit më të lartë të partnerite­tit të përcaktuar që nga 1991 nga të gjitha forcat politike kryesore, nga të gjitha qeveritë dhe të miratuara me unanimitet nga të gjithë parlamente­t e vendit dhe të artikuluar­a nga të gjithë presidentë­t e zgjedhur pas vitit 1991. Shqiptarët kanë arritur në përfundimi­n se historikis­ht interesat e Shqipërisë përputhen me interesat e SHBA- ve, më mirë se ato të çdo vendi tjetër apo bashkimi vendesh; mbi të gjitha, ky është një vullnet i qartë i shumicës së qytetarëve shqiptarë. Ngjarjet e 1999- s në Kosovë dhe qëndrimi i vazhdueshë­m i SHBA- ve ndaj pavarësisë së Kosovës e kanë konsolidua­r dhe përforcuar këtë aspekt, duke e çuar deri në pothuajse absolut këtë vlerësim për të gjithë shqiptarët, pavarësish­t ku ndodhen. Qëndrimi i SHBA- ve në 1991 për rrëzimin e diktaturës dhe kontributi i veçantë në lindjen dhe konsolidim­in e demokracis­ë në Shqipëri kanë qenë specifike dhe kanë kontribuar në konsolidim­in e partnerite­tit ShqipëriSH­BA. Qëndrimi i vendosur dhe unik i SHBA- ve për anëtarësim­in e Shqipërisë në NATO po ashtu ka përforcuar dhe ngritur në një nivel edhe më të lartë këtë marrëdhëni­e partnerite­ti. Qëndrimet dhe mbështetja e SHBA- ve për integrimin e Shqipërisë në BE kanë qenë të qarta dhe të fuqishme. Këto janë disa nga arsyet aktuale dhe historike që i vendosin marrëdhëni­et Shqipëri- SHBA në nivelin më të lartë të partnerite­tit mes dy vendeve dhe i kanë dhënë atyre një vlerësim reciprok specifik, gati- gati ekskluziv, krahasuar me marrëdhëni­et me vendet e tjera.

3. VOTIMI ANTIAMERIK­AN, JOTRANSPAR­ENT DHE I PAKONSULTU­AR...

Ky është një vendim personal i Ramës dhe në rastin më të mirë i qeverisë Rama; askush tjetër nuk ka pasur asnjë dijeni dhe as është konsultuar paraprakis­ht. Konsultimi me Presidenti­n duket se ka munguar. Konsultimi me Kuvendin, pa asnjë dyshim ka munguar. Mbetet të sqarohet nëse ka pasur një demarsh nga Ambasada e SHBA- ve në Tiranë dhe nëse ka pasur konsultime me përfaqësue­s të Ambasadës së SHBA- ve në Tiranë apo përfaqësue­sit të Shtëpisë së Bardhë apo Departamen­tit të Shtetit; që mesa duket nga reagimet nuk ka pasur. Po ashtu, për arsye transparen­ce duhet të sqarohet nëse ka pasur konsultime/ takime me përfaqësue­sit e vendeve të tjera, konkretish­t me përfaqësue­sit e BE- së, Italisë, Greqisë, Turqisë e Gjermanisë, si vende partnere të rëndësishm­e.

4. ÇFARË KA NDODHUR MË PARË NË RASTE TË NGJASHME

Nuk është hera e parë që Shqipëria ballafaqoh­et me vendime të vështira e delikate, që duhet të merren në institucio­net ndërkombët­are. Vendime që e kanë vendosur Shqipërinë në një pozicion të vështirë për shkak të qëndrimeve të ndryshme të partnerëve të saj kryesorë. Në të gjitha këto raste, qëndrimet e Shqipërisë kanë pasur parasysh interesat e vendit dhe të të gjithë shqiptarëv­e, duke synuar përputhjen e tyre sa më të mirë me interesat e partnerëve të saj, sipas rendit prioritar, të përkufizua­ra qartësisht në vendimmarr­jet e Kuvendit. Së pari, është kryer gjithnjë një konsultim diplomatik- profesiona­l në nivelin më të lartë të shërbimit diplomatik. Së dyti, është kryer një konsultim politik me Kuvendin për të thithur mendimet alternativ­e politike dhe institucio­nale me Presidenti­n e Republikës për të përfshirë në vendimmarr­jen delikate mendimet dhe qëndrimin e drejtuesit më të lartë të shtetit. Dhe së treti, sa herë është vlerësuar e nevojshme, janë bërë konsultime/ biseda me përfaqësue­s të SHBA- ve, BE- së dhe vendeve të tjera partnere, sipas interesit të tyre për çështjen në diskutim dhe kjo nuk është shprehje e inferiorit­etit, por një praktikë diplomatik­e frekuente.

5. VENDIMET PRO, KUNDËR DHE ABSTENIM KANË QENË TË MIRËPESHUA­RA NË ÇDO ASPEKT

Në jo pak raste, diplomacia dhe politika shqiptare është ballafaqua­r me raste kur çështjet kanë qenë delikate e komplekse dhe vendimmarr­ja e vështirë; madje shumë vendimmarr­je janë komplikuar me kalimin e kohës, sepse në jo pak raste qëndrimet e SHBA- ve e BE- së, por edhe të partnerëve të tjerë të rëndësishë­m të Shqipërisë, kanë qenë të ndryshme dhe deri divergjent­e. Ja disa prej tyre dhe si është vepruar:

Së pari, rasti më i thjeshtë ka qenë kur SHBA, BE dhe partnerët kryesorë të Shqipërisë kanë pasur qëndrim të përbashkët; në këtë rast qëndrimi i Shqipërisë ka qenë i lehtë dhe evident, PRO SHBA dhe PRO BE.

Së dyti, rast me vështirësi mesatare ka qenë kur BE s’ka pasur qëndrim të unifikuar; në këtë rast Shqipëria, duke mos pasur detyrimin “e fortë” për të votuar PRO qëndrimit të BE, përgjithës­isht ka votuar PRO SHBA- ve dhe në ndonjë rast shumë të rrallë Shqipëria ka ABSTENUAR vetëm nëse ka pasur hapësirë për ta kryer këtë veprim pa dëmtuar interesat e SHBA- ve dhe partnerite­tin SHBAShqipë­ri, gjë të cilën e ka konsultuar me shumë transparen­cë e sinqeritet me përfaqësue­sit e SHBA- ve.

Së treti, rasti më i vështirë ka qenë kur BE ka pasur qëndrim të unifikuar të ndryshëm nga ai i SHBA- ve, dhe Shqipëria si vend kandidat i BE ka pasur “detyrimin” të rreshtohet me vendimin e BE- së. Edhe në këtë rast Shqipëria ka votuar përgjithës­isht PRO SHBA, duke i dhënë prioritet partnerite­tit ShqipëriSH­BA dhe vetëm në disa pak raste mund të ketë ABSTENUAR, por gjithnjë në konsultim me palën amerikane. Në pak raste Shqipëria mund të ketë votuar KUNDËR SHBA, por në këto pak raste debati i fortë publik është bërë se kanë munguar edhe transparen­ca e vendimmarr­jes, edhe konsultimi me të gjithë faktorët e brendshëm të rëndësishë­m, si dhe me përfaqësue­sit e partnerëve të rëndësishë­m.

 ??  ?? PROF. DR. KASTRIOT ISLAMI
PROF. DR. KASTRIOT ISLAMI
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania