Panorama (Albania)

BiznesAlba­nia, 40 tonë ndihma për familjet e përmbytura

Bregasi: Do t’i gjendemi gjithmonë pranë në ditë të vështira

-

Biznesmenë­t kanë mbledhur 40 tonë ndihma, të cilat u depozituan dje në Qendrën e Pritjes dhe Administri­mit të Ndihmave, në mbështetje të familjeve të dëmtuara nga moti i keq pak ditë më parë. Nëpërmjet kësaj nisme, forumi “BiznesAlba­nia” kërkon jo vetëm t’i vijë në ndihmë banorëve, por edhe të krijojë një traditë të biznesit, për t’iu gjendur pranë komuniteti­t në raste emergjenca­sh. Dorëzimi i 30 tonë ushqimeve për familjet, 10 tonë ushqimeve për bagëtitë dhe 10 frigorifer­ëve u bë në një ceremoni të posaçme, ku morën pjesë, ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrj­es, Sonila Qato, presidenti i “BiznesAlba­nia”, Luan Bregasi dhe një grup drejtuesis­h të bizneseve më me zë në vendin tonë. Ministrja Xhaçka vlerësoi nismën dhe siguroi transparen­cë në shpërndarj­e, në të gjitha zonat e prekura nga përmbytjet. “Unë dua t’ju siguroj që, ndihmat tuaja, kontributi juaj do të shpërndahe­t në mënyrë shumë transparen­te, bazuar mbi nevojat reale që njerëzit kanë. Bashkë me Forcat e Armatosura, ditë natë, jo vetëm ditët e para të emergjencë­s, po vazhdojmë të jemi sot, do të vazhdojmë të jemi deri në rimëkëmbje­n e plotë, të të gjithë atyre, që kanë vuajtur pasojat e një furie të pamëshirsh­me moti. Sapo jemi kthyer nga Delvina ku kemi ndërtuar një urë, ku kemi lidhur mijëra banorë, të cilët për shkak të përmbytjev­e dhe prishjes së urës nuk arrinin të komunikoni­n me akset kryesore ko- mbëtare. Po ashtu po mbarojmë një urë në Dropull dhe do të vazhdojmë të jemi aty ku ka nevojë për të përmirësua­r infrastruk­turën dhe për të kthyer të gjithë situatën në normalitet, për të gjithë ata që kanë qenë të prekur nga përmbytjet”, tha ministrja Xhaçka në fjalën e saj. Grumbullim­i i ndihmave erdhi pas apelit të bërë 2 javë më parë nga ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrj­es, përmes të cilit kërkohej solidarizi­mi i sipërmarrë­sve ndaj atyre familjeve që si rrjedhojë e përmbytjev­e që prekën vendin gjenden në kushte vështirësi­e. “Bashkëpuni­mi i zyrës sime, i sipërmarrj­es dhe i Ministrisë së Mbrojtjes do të jetë në vazhdim e sipër, për çdo nevojë që Ministria e Mbrojtjes do të ketë në menaxhimin e situatave të tilla emergjente”, deklaroi ministrja Qato. Presidenti i “Biznes Albania”, Luan Bregasi tha se biznesi shqiptar do të vazhdojë të kontribuoj­ë në situata të tilla emergjence. “Dëshiroj t’i premtoj dy ministreve, por edhe Kryeminist­rit Rama që biznesi shqiptar do të jetë gjithmonë i gatshëm për të kontribuar, sepse janë njerëzit tanë që janë përmbytur, janë familjet tona, janë klientët tanë, janë konsumator­ët tanë dhe ne do t’i gjendemi atyre në këto ditë të vështira”. Shpërndarj­a e ndihmave, kontributi i bizneseve do të nisë në ditët në vijim, bazuar në kërkesat e ardhura nga pushteti vendor në zonat e prekura nga emergjenca­t në fillim të këtij muaji.

 ??  ?? Bregu, Xhaçka e Qato
Bregu, Xhaçka e Qato
 ??  ?? Kreu i “BiznesAlba­nia”, Bregasi me ministret Xhaçka e Qato
Kreu i “BiznesAlba­nia”, Bregasi me ministret Xhaçka e Qato
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania