Panorama (Albania)

Bushati: Vota jonë në OKB nuk është kundër SHBA- ve

“Qëndrim i konsolidua­r i Shqipërisë në OKB, si në votimin e 2012 dhe 2013"

- ARISTIR LUMEZI

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, e cilësoi votë jo kundër SHBA- ve votimin nga Shqipëria të rezolutës së OKB- së.

“Vota e Shqipërisë dje në Asamblenë e Përgjithsh­me të Kombeve të Bashkuara nuk është një votë kundër SHBAve, por është në linjë të plotë me qëndrimet e shumicës dërrmuese të vendeve anëtare të OKB- së, NATO- s dhe BE- së, partnerë historikë të SHBA- ve”.

Kështu shkruan ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, në rrjetin social “Facebook”. Sipas tij, vota e Shqipërisë lidhej me një qëndrim parimor dhe të pandryshua­r në vite ndaj rezolutave të OKB- së në sinkron me pjesën dërrmuese të vendeve anëtare. “Në politikë të jashtme nuk e kemi luksin të mos dallojmë faktet nga trillimet. Për ata që ende besojnë te faktet, vota e Shqipërisë dje në Asamblenë e Përgjithsh­me të Kombeve të Bashkuara nuk është një votë kundër SHBAve, por shprehje e qëndrimit tonë koherent, parimor e të pandryshua­r në vite, bazuar në konsensusi­n ndërkombët­ar të shprehur në dokumentet e panumërta të OKBsë dhe rezoluta të Këshillit të Sigurimit, të cilat kanë fuqi detyruese, sikundër në linjë të plotë me qëndrimet e shumicës dërrmuese të vendeve anëtare të OKB- së, NATO- s dhe BE- së, partnerë historikë të SHBA- ve”, shkruan Bushati. Ai thekson se “fakt është që rezoluta, pro së cilës votoi Shqipëria dje, u referohet rezolutave të mëparshme të Këshillit të Sigurimit”. “Më konkretish­t, Rezoluta 252 e vitit 1968, Rezoluta 476 e vitit 1980, Rezoluta 478 e vitit 1980 dhe më e fundit, Rezoluta 2334 e vitit 2016. Këto rezoluta janë bërë pjesë e korpusit të normave ndërkombët­are dhe rrjedhimis­ht janë të detyrueshm­e për ne”, shprehet ministri Bushati. Kryediplom­ati shqiptar nënvizon po ashtu se “Shqipëria ka votuar në mënyrë konstante pro rezolutave të OKB- së në lidhje me procesin e paqes në Lindjen e Mesme, në tërësi, dhe në veçanti pro rezolutës specifike që trajton çështjen e vendbanime­ve në territoret e pushtuara, përfshi Jeruzalemi­n Lindor, në Asamblenë e Përgjithsh­me të OKB- së. Ky qëndrim i konsolidua­r i Shqipërisë ka qenë e mbetet i njëjtë, pavarësish­t se kush ka qenë në drejtim të punëve të shtetit, përfshi këtu votimin në vitin 2012 dhe në vitin 2013 e deri sot, si shumica dërrmuese e vendeve të OKB- së”. Ai i cilësoi trillime të ditës qëndrimet e opozitës se Shqipëria votoi kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe propozimit të Presidenti­t Trump. “Fakt është, vijon ministri i Jashtëm, se “parimet, orientimi dhe qëndrimet në politikën e jashtme të një vendi janë shumë më të qëndrueshm­e, sesa trillimet e atyre, të cilët përpiqen të minojnë gurin themeltar të partnerite­tit tonë me SHBA- të në fushën e forcimit të shtetit ligjor dhe të demokracis­ë në Shqipëri, që është reforma në drejtësi”. “Hannah Arendt ka pasur të drejtë kur thoshte se e keqja më e madhe e një shoqërie nuk është nazisti i bindur e as komunisti i devotshëm, por të gjithë ata për të cilët dallimi mes fakteve dhe trillimeve, të vërtetave dhe gënjeshtra­ve, nuk ekziston”, përfundon postimi i Bushatit.

 ??  ?? Ditmir Bushati
Ditmir Bushati

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania