Panorama (Albania)

Meta kundër Ramës, letër Trump: Keqardhje për votën kundër SHBA në OKB

Presidenti: Vota nuk pasqyron vullnetin e kombit, qeveria nuk u konsultua. Do kërkoj personalis­ht shpjegime për këtë qëndrim

- JUXHIN MUSTAFARAJ

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i ka shprehur keqardhje Presidenti­t të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për votën e Shqipërisë në Kombet e Bashkuara në favor të rezolutës që rrëzoi vendimin amerikan për të njohur Jerusalemi­n si kryeqytet të Izraelit.

Përmes një letre të dërguar këtë të premte, kreu i shtetit shqiptar i konfirmon Presidenti­t Trump se vendimi për të votuar kundër aleatit dhe mikut të shqiptarëv­e, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është bërë pa asnjë konsultim me institucio­nin e Presidencë­s dhe Kuvendit të Shqipërisë. “Dëshiroj të shpreh keqardhjen e madhe për votën e Shqipërisë dje në OKB kundër aleatit dhe mikut tonë më të madh, Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kjo votë është marrë pa asnjë konsultim paraprak me institucio­nin e Presidenti­t të Republikës së Shqipërisë dhe as me Kuvendin e Shqipërisë, dhe nuk pasqyron qëndrimin dhe vullnetin e popullit dhe kombit shqiptar, i cili nuk harron dhe nuk do të harrojë asnjëherë mbështetje­n e SHBA- ve në momentet më të vështira të ekzistencë­s së tij”, shkruan Meta në letrën drejtuar Trump. Meta e ka siguruar Presidenti­n e SHBA- ve se do të kërkojë personalis­ht sqarime për qëndrimin e mbajtur nga Qeveria shqiptare. Sipas kreut të shtetit shqiptar, vendimi i Qeverisë për të votuar kundër SHBA- ve bie ndesh me marrëdhëni­et e partnerite­tit tonë strategjik dhe interesat tona kombëtare. “Do të kërkoj personalis­ht shpjegime dhe sqarime për këtë qëndrim dhe vendim të qeverisë, që bie ndesh me marrëdhëni­et e partnerite­tit tonë strategjik dhe interesat tona kombëtare”, sqaron Meta në mesazhin e tij, i cili ishte në përgjigje të urimeve që Presidenti Trump i dërgoi Shqipërisë në 105- vjetorin e Pavarësisë. Qëndrimin që Meta do të mbante ndaj votës së Shqipërisë në Asamblenë e OKB- së e paralajmër­oi edhe një deklaratë e zëdhënësit të Presidencë­s, Tedi Blushi, i cili konfirmoi se institucio­ni i Presidencë­s nuk ishte informuar për qëndrimin që do të mbahej. “Presidenti i Republikës nuk është konsultuar dhe informuar paraprakis­ht lidhur me qëndrimin që do të mbahej ndaj kësaj çështjeje të rëndësishm­e, jo vetëm për politikën e jashtme të Shqipërisë, por për mbarë kombin shqiptar. Presidenti vlerëson se ky qëndrim dhe kjo votë kundër, tërësisht e panevojshm­e, nuk pasqyron një qëndrim shtetëror dhe aq më tepër një qëndrim e konsensus mbarëkombë­tar. Presidenti thekson se nuk duhet të harrojmë se SHBA- të mbeten aleati dhe partneri më i rëndësishë­m strategjik, ndaj qëndrime e vendime të tilla duhet të jenë të mirëkoordi­nuara.

 ??  ?? PRESIDENTI I SHBA, TRUMP, GJATE NJE FJALIMI NE OKB
PRESIDENTI I SHBA, TRUMP, GJATE NJE FJALIMI NE OKB
 ??  ?? Letra e Presidenti­t Meta drejtuar Donald Trump
Letra e Presidenti­t Meta drejtuar Donald Trump
 ??  ?? Presidenti Ilir Meta
Presidenti Ilir Meta

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania