Panorama (Albania)

Haley fton të gjithë “miqtë” e SHBA në festë, Shqipëria jashtë

-

Ambasadorj­a e SHBA- ve në OKB, Nikki Haley, ka falënderua­r të gjitha vendet që nuk votuan për rezolutën në OKB, e cila dënon vendimin e SHBA për të njohur Jerusalemi­n si kryeqyteti­n e Izraelit. Haley, të enjten, ka dërguar ftesa për një festë që do të mbajë më 3 janar 2018 për tetë vendet që votuan “jo” ndaj rezolutës, 35 vendet që abstenuan nga vota dhe 21 vendet që nuk votuan. Ambasadorj­a shqiptare në OKB, Besiana Kadare, nuk është e ftuar në festën e Haley. Shqipëria votoi pro rezolutës, e cila “pohon se çdo veprim dhe aksion që synon ndryshime në statusin e qytetit të shenjtë të Jerusalemi­t, nuk ka asnjë efekt ligjor, është i pavlefshëm dhe duhet të shfuqizohe­t në përputhje me rezolutat e Këshillit të Sigurimit. Prandaj, kjo iu kërkon shteteve të përmbahen nga vendosja e misioneve diplomatik­e në qytetin e shenjtë të Jerusalemi­t”. Në ftesën që kishte dërguar për 64 vendet, Haley shkruante se po organizont­e “një pritje për t’ju falënderua­r për miqësinë tuaj ndaj Shteteve të Bashkuara”. Ftesa erdhi një ditë pasi 128 vende sfiduan SHBA dhe votuan pro një rezolutë, e cila hedh një hap pas për njohjen që Uashington­i i ka bërë statusit të Jerusalemi­t si kryeqytet i Izraelit. Rezoluta ishte shumë simbolike dhe kishte synim që të ushtronte sadopak presion ndaj Presidenti­t amerikan Donald Trump, në mënyrë që ai të kthente planin e tij për të zhvendosur Ambasadën Amerikane nga Tel Aviv në Jerusalem. Aleatë të shumtë të SHBA, prej dekadash në një linjë politike, këtë herë votuan pro rezolutës që dënonte një veprim të SHBA, përfshirë Shqipërinë, Mbretërinë e Bashkuar, Gjermaninë, Francën, Italinë e shumë vende të tjera. Kanadaja, Australia, Meksika dhe 32 vende të tjera zgjodhën të abstenojnë, ndërsa SHBA, Izraeli, Togo, Mikronesia, Nauru, Palau, Ishujt Marshall, Guate- mala dhe Honduras kanë votuar kundër rezolutës. Të enjten, pak para votimit, Haley ka dërguar një mesazh të prerë për vendet që planifikon­in të votonin pro rezolutës. “SHBA do ta mbajë mend këtë ditë, e cila u veçua në këtë asamble vetëm për aktin që ne ushtruam të drejtën tonë si një vend sovran”, tha Haley. “Ne do ta mbajmë mend këtë kur, edhe një herë, do të na bëjnë thirrje për të dhënë kontribute­t më të mëdha të botës në OKB, dhe ne do ta mbajmë mend këtë kur shumë vende të vijnë për të na kërkuar të paguajmë akoma më shumë dhe të përdorim ndikimin tonë për benefitet e tyre”.

 ??  ?? Ambasadorj­a e SHBA- ve në OKB, Nikki Haley
Ambasadorj­a e SHBA- ve në OKB, Nikki Haley

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania