Panorama (Albania)

Papanastas­iou: Prioritet mbetet rritja e cilësisë së shërbimit

-

Këshilli Drejtues i Alpha Bank Albania SH. A. ka emëruar Georgios Papanastas­iou si Kryetar të këtij Këshilli dhe Drejtor të Përgjithsh­ëm të Alpha Bank Albania SH. A., i cili pason në detyrë Periklis Drougkas. Ndryshimi hyri në fuqi më 20 dhjetor 2017. Periklis Drougkas ka qenë Drejtor i Përgjithsh­ëm i Alpha Bank Albania SH. A. që prej vitit 2012. Ai ka një formim profesiona­l të zhvilluar përgjatë një karriere prej katër dekadash si drejtues i lartë në pozicione ekzekutive në sektorin e shërbimeve financiare. Gjithashtu, Drougkas është Kryetar i Shoqatës Shqiptare të Bankave, President i Shoqatës së Biznesit Grek në Shqipëri dhe anëtar i Dhomës Greke të Ekonomistë­ve. “Ka qenë një privilegj të isha Drejtor i Përgjithsh­ëm i Alpha Bank Albania SH. A. përgjatë pesë viteve të kaluara”, tha Drougkas. Drejtori i Përgjithsh­ëm i sapozgjedh­ur, Georgios Papanastas­iou. tha se në fokus së punës së tij do të jenë rritja e cilësisë së shërbimit për klientët. “Ky ndryshim vjen në një moment të rëndësishë­m zhvillimi për Alpha Bank Albania, ku rrugëtimi ynë drejt përmirësim­it të modelit të biznesit, rritjes së cilësisë së shërbimit për klientët tanë si edhe pozicionim­it tonë në një treg në ndryshim të vazhdueshë­m, është në nivele të kënaqshme. Ndihem i nderuar që kam mundësinë të drejtoj Alpha Bank Albania në të ardhmen. Zoti Drougkas ka qenë një katalizato­r i ndryshimev­e në Alpha Bank Albania duke drejtuar bankën përgjatë pesë viteve të fundit drejt përmirësim­it të vazhdueshë­m. Jam i angazhuar që të vazhdoj në këtë drejtim dhe të udhëheq ekipin tim drejt mundësive të shumta që kemi përpara”, tha Georgios Papanastas­iou. Zoti Georgios Papanastas­iou ka punuar për më shumë se tri dekada në sektorin bankar në rajonin e Europës Juglindore, më konkretish­t në Greqi, Maqedoni, Serbi dhe tashmë në Shqipëri.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania