Panorama (Albania)

“S’erdhën ta merrnin mbesën gjithë natën, i gjetëm të asfiksuar”

-

Antoneta Kasaj është fqinja e çiftit Tata, ku edhe ndodhej mbesa e tyre 8 vjeçe natën e ngjarjes tragjike. Duke folur për ngjarjen e rëndë, Kasaj tregon se kishte marrëdhëni­e të mirë me ta dhe nuk dinte që të kishin probleme, qoftë edhe ekonomike. Për vajzën e vogël thotë se ajo prej gati dy muajsh jetonte me gjyshërit e saj, ndërsa e ëma ishte kthyer në Itali, për të punuar te vëllezërit e saj, pasi ishte divorcuar nga bashkëshor­ti dhe nuk po gjente punë në Vlorë. Kur erdhi te ju mbesa e vogël e çiftit Tata? Mbesa kishte ardhur rreth orës 15: 30 apo 16: 00, nuk më kujtohet mirë. Ajo erdhi në dyqan, kërkoi qumësht, ndërsa më pas deshi të luante me fëmijët e tjerë. Luajti për rreth një orë me fëmijët, më pas i dhashë qumështin që bleu dhe e dërgova për shtëpi. U kthye prapë, pasi kishte vajtur te dera dhe trokitjeve të saj nuk u ishte përgjigjur njeri, dhe u kthye sërish në shtëpi te ne. Çfarë menduat dhe si vepruat më tej? Mendova që ata ishin në punë. Prenda punonte duke shitur cigare pranë portit, ndërsa më parë kishin edhe një kioskë të vogël, para portit. Mendova që ajo do të vonohej dhe vajzën e vogël e zuri gjumi, pasi vinte shpesh që luante me fëmijët tanë të vegjël. Mendova që do të vinte vetë Prenda pas pune dhe do ta merrte dhe nuk vajta në shtëpinë e tyre. Mbesa e tyre ka ardhur dhe herë të tjera për të luajtur dhe kështu mendova që do të vinte ta merrte në mëngjes. Po të nesërmen, si e morët vesh ngjarjen? Në mëngjes u shqetësuam dhe shkuam te dera për të trokitur. Nuk u përgjigj njeri. Shkuam te puna e saj para portit dhe kur e pamë që nuk ishte në vendin ku dilte zakonisht, njoftuam policinë, sepse duke mos parë asnjë reagim, menduam për më të keqen. Kur policia hyri në banesë, i gjetën të vdekur.

Sa kohë kishte që jetonte me gjyshërit e saj vajza e vogël?

Prej gati dy muajsh, pasi e ëma aq kohë ka që është larguar drejt Italisë. Ka shkuar për të punuar te vëllezërit, pasi këtu ishte e papunë dhe e ndarë nga bashkëshor­ti. Fëmijën e la në Vlorë për ta mbajtur gjyshërit. Si i kishin marrëdhëni­et çifti Tata? Kishin probleme? Më dukeshin mirë. Rroku edhe ndonjëherë pinte apo konsumonte alkool, por Prenda ishte një grua shumë e mirë, ishte një grua e rrallë, që nuk gjendet kollaj. Nuk kishin probleme ekonomike, ndaj nuk di se çfarë të them më shumë për ngjarjen. Kjo është një tragjedi e rëndë.

 ??  ?? Fqinja Antoneta Kasaj
Fqinja Antoneta Kasaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania