Panorama (Albania)

Përpunonin drogë, në pranga babë e bir e pesë punëtorët

Zbulohen 155 kg kanabis pluhur, e kthenin në formë çokollate

- VLORE

Përgatisni­n kanabis në formë çokollate, arrestohen babë e bir.

Policia e Vlorës në bashkëpuni­m me FNSH- në e Fierit ka arrestuar në flagrancë shtetasin Tomorr Karçanaj dhe të birin, Aleksandër Ajazin ( Karçanaj), bashkë me 5 persona të tjerë që ishin punësuar prej tyre për përpunimin e lëndës narkotike në formë pluhuri dhe për ta kthyer atë në çokollatë. Fillimisht, Policia ndërhyri në fshatin Velç, në banesën e Tomorr Karçanaj ku janë gjetur 100 kg cannabis sativa në formë pluhuri, e cila shërben për përgatitje­n e lëndës narkotike në formë çokollate. Në këtë banesë ndodheshin edhe pesë punëtorë që kishin detyrë mirëmbajtj­en dhe përgatitje­n e lëndës narkotike, të cilët, gjithashtu, u vunë në pranga. Ndërsa në fshatin Vllahinë, në një tjetër banesë të Tomorr Karçanaj, në një nga mjetet në përdorim të djalit të tij, Aleksandër Ajazi ( Karçanaj), është konstatuar një tjetër sasi lënde narkotike cannabis sativa me peshë 55 kg edhe kjo në formë pluhuri, e cila shërben për përgatitje­n e lëndës në formë çokollate. Përveç lëndës narkotike, u sekuestrua­n dhe 4 sita që shërbenin për përgatitje­n. Sipas Policisë, i biri, 30- vjeçari Aleksandër Ajazi, ishte organizato­ri i veprimtari­së së paligjshme, ndërsa i ati, Tomorr Karçanaj, bashkëpunë­tor. Mes pesë personave që ishin punësuar nga 30vjeçari Ajazi për përpunimin e kanabisit në formë çokollate dhe që u arrestuan nga Policia, gjendet dhe një 26vjeçare nga Llakatundi. Tre prej punonjësve të tjerë ishin nga fshati Shushicë, ndërsa i pesti nga Vlora. Të gjithë këta persona u kapën në flagrancë nga Policia, gjatë natës, në banesën e Tomorr Karçanajt në fshatin Velç, ndërsa po punonin për përpunimin e një sasie prej 100 kanabis sativa në formë pluhuri, e cila shërben për përgatitje­n e lëndës narkotike në formë çokollate. Në ambientet e banesës ndodheshin dhe 4 sita që përdoreshi­n prej punonjësve dhe që shërbenin për përgatitje­n e lëndës narkotike në formë çokollate. Operacioni ishte koduar “Seven”, pasi policia kishte informacio­n të detajuar për aktiviteti­n kriminal, informacio­n, të cilin e kishte siguruar në rrugë operative. Dosja hetimore ka kaluar në duart e Prokuroris­ë së Vlorës nga ku mbi 7 të arrestuari­t rëndon vepra penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëv­e e kryer në bashkëpuni­m”.

 ??  ?? Gjatë operacioni­t të Policisë
Gjatë operacioni­t të Policisë
 ??  ?? Droga e sekuestrua­r
Droga e sekuestrua­r

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania