Panorama (Albania)

Gjendja shëndetëso­re e Mirit, ekspertët kërkojnë 1 javë kohë

-

Ditën e djeshme, në Gjykatën e Krimeve të Rënda u zhvillua seanca për rivlerësim­in e masës së sigurisë ndaj gjyqtarit të Apelit të Tiranës, Shkëlqim Miri. Ky i fundit akuzohet për “korrupsion” pasi dyshohet se ka marrë 30 mijë euro në këmbim të votës pro lënies në fuqi të një vendimi për shtetasin Gentian Doda. Në seancë u paraqitën dy ekspertët e Mjekësisë Ligjore, të cilët duhet të dorëzojnë një raport të detajuar për gjendjen shëndetëso­re të gjyqtarit. Mirëpo, ekspertët kërkuan edhe 1 javë kohë nga Gjykata për të përpiluar raportin final. Në këto kushte, seanca u shty për datën 29 dhjetor. Pas përfundimi­t të saj, avokati i Shkëlqim Mirit, Ardian Visha, tha se gjendja e klientit të tij nuk është e mirë. Sipas tij, Miri mbahet i shtruar në një spital privat, i cili monitoron gjendjen e tij shëndetëso­re. Për këtë arsye mbrojtja kërkon një masë sigurimi më të lehtë për gjyqtarin, që vuan nga një sëmundje e rëndë. Hetimet për Shkëlqim Mirin mësohet se kanë nisur në janar të këtij viti, pas informacio­neve se gjykatat shqiptare po kryenin manovra për t’i dhënë liri të akuzuarit për dy vrasje, Gentian Dodës. Në muajin maj, Alban Buçi dhe Kujtim Miri dyshohen se janë takuar disa herë për të negociuar lidhur me pagesën që do të kryhej te gjyqtari, i cili në Apel do të votonte pro lënies në fuqi të vendimit të Gjykatës së Matit për Gentian Dodën. Kështu, sipas hetimeve, Buçi dyshohet se ka dorëzuar paratë te Kujtim Miri, i afërmi i gjyqtarit dhe më pas ka njoftuar Gentian Dodën për kryerjen e transaksio­nit. Takimet janë bërë në FushëKrujë, qytet prej nga është edhe gjyqtari Miri. Pagesa dyshohet se ka qenë 20 mijë euro në këmbim të votës pro lënies në fuqi të vendimit të Gjykatës së Matit. Prokuroria ka si prova kamerat e sigurisë së lokalit ku është kryer takimi mes sekserëve, si edhe SMS- të që ka shkëmbyer Buçi me Gentian Dodës, për arritjen e marrëveshj­es. Megjithatë, pozita e gjyqtarit rëndohet shumë, pasi në një kontroll në banesën e tij, Policia ka gjetur një sasi të konsiderue­shme lekësh, dollarësh dhe eurosh, që në total shkojnë rreth 33 milionë lekë të rinj. Kjo pasuri nuk i afrohet aspak asaj që ka deklaruar gjyqtari, e cila është afërsisht 3 milionë lekë të rinj.

 ??  ?? Shkëlqim Miri
Shkëlqim Miri

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania