Panorama (Albania)

Ishte në koma prej një jave, vdes në Francë i riu shkodran

Babai: Djali ka shenja teli në fyt, është vrasje profesioni­stësh

-

Një 23- vjeçar nga Shkodra, i cili prej 2 vitesh qëndronte në Francë ku kishte kërkuar azil, ndërroi jetë mbrëmjen e djeshme në një spital në Marsejë, ku prej një jave ndodhej në gjendje kome.

Florenc Beqiraj, i cili dyshohet se është masakruar në një paraburgim të Marsejës, kishte kaluar në vdekje klinike dhe sipas mjekëve, ai po mbahej në jetë me aparatura, për heqjen e të cilave duhej të firmosin familjarët. Por i ati i të riut, Gëzim Beqiraj, ka refuzuar të firmosë. Mediat franceze shkruanin se i riu kishte pak mundësi për të jetuar pasi klinikisht ai është i vdekur. Në fakt, mbrëmjen e djeshme mjekët i kanë hequr aparaturat e në këtë formë ai ka ndërruar jetë. Ngjarja e ndodhur më 14 dhjetor, në mediat lokale është raportu- ar si një tentativë vetëvrasje në qelitë e paraburgim­it, ku ai mbahej në pritje të depërtimit drejt Shqipërisë, pasi kishte refuzuar të kthehej vullnetari­sht. Nga ana tjetër, miqtë e tij dhe familjarët japin një version tjetër në rrjetet sociale. Sipas tyre, ai është masakruar nga persona të tjerë dhe nuk ka tentuar të vrasë veten. Babai i tij është shprehur se Florenci ka shenja teli në fyt dhe në duar, çka, sipas tij, shpjegon se kemi të bëjmë me një vrasje profesioni­stësh.

EMIGRANTI Florenc Beqiraj është i biri i Gëzim dhe Laureta Beqiraj, i datëlindje­s 27 shtator 1994 nga lagja “Iliria”, Shkodër, djalë i vetëm i familjes Beqiraj. Ai kishte 2 vjet që ndodhej në Francë dhe ishte në procedura për azil. Sipas “Press Independen­t”, Florenci kishte filluar punë si kamerier në një lokal në Marsejë. Ai është ndaluar nga Policia franceze për një mjet identifiki­mi dhe për shkak të mungesës së tij ai është shoqëruar në ambientet e ko- misariatit. Për rreth një muaji është mbajtur në Polici dhe më 14 dhjetor oficerët e kanë dorëzuar si të vdekur në duart e doktorëve të spitalit në Marsejës. Spitali i ka vendosur tubat e oksigjenit dhe mbahej në reanimacio­n, ku sipas të afërmve, kërkohet një pjesëtar i familjes. Babai i Florencit, Gëzim Beqiraj, është nisur për në Francë, nga Mali i Zi, ku jeton bashkë me familjen. Shqiptarët në Francë i kërkojnë Prokuroris­ë së Marsejës që të hapen kamerat e sigurisë së burgut për të verifikuar se si ka ndodhur realisht ngjarja me Florenc Beqiraj.

 ??  ?? Florenc Beqiraj në spitalin e Marsejës
Florenc Beqiraj në spitalin e Marsejës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania