Panorama (Albania)

VOTIMI NE OKB Meta kundër Ramës, i kërkon ndjesë Trump

Kreu i shtetit, Meta, letër Presidenti­t Trump: “Keqardhje për votën e Shqipërisë, është marrë pa konsultim”. Ministri Bushati: “S’ishte kundër SHBA”

-

Kryetari i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, e cilëson votën e Shqipërinë në OKB si votë kundër SHBA- ve. Sipas tij, qëndrimi i Shqipërisë për çështjet e Lindjes së Mesme ka qenë i njësuar me atë amerikan prej shumë vitesh. “Për çështjet e Lindjes së Mesme Shqipëria ka konsolidua­r në 27 vite një qëndrim të rreshtuar gjithmonë me qëndrimin amerikan. Këtu e kam lënë unë si ministër i Jashtëm dhe, në dijeninë time, deri sot këtu ka qenë. Sot, për herë të parë Shqipëria ka ndryshuar qëndrim, ndryshe nga sa thotë z. Bushati. Për herë të parë Shqipëria ka ndryshuar qëndrim dhe është rreshtuar me qëndrimin e shumicës së vendeve të Bashkimit Europian. Qëndrimi im personal është që ky është një qëndrim i gabuar. Arsyeja pse e them këtë nuk është as partizane, as pasionante dhe as nuk ka të bëjë me thelbin e çështjes. Sepse thelbi i çështjes është tepër i madh për t’u gjykuar nga cilido shqipfolës”, shprehet Basha. Për kreun e PD- së, një votë e tillë e Shqipërisë nuk është vetëm kundër SHBA- ve, por dhe interesit të saj kombëtar. “Duke votuar kundër SHBA- ve, qeveria ka vepruar kundër interesit kombëtar të shqiptarëv­e. Interesi i Shqipërisë dhe i kombit shqiptar, deri më sot, janë shërbyer në avancimin e tyre nga një aleat strategjik dhe ato janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pa SHBA- të Kosova sot nuk do të ishte as e lirë, as e pavarur. Kjo është bindja ime. Pa SHBA- të, Shqipëria nuk do të ishte anëtare e NATO- s”, tha Basha. Ai hedh poshtë dhe pretendimi­n e ministrit tonë të Jashtëm, Bushati, se vota e Shqipërisë në OKB ishte e njëjtë me shumicën e vendeve të BE- së. Sipas Bashës, nuk ka pasur një vendim politik të BE- së për një qëndrim të njësuar ndaj rezolutës së miratuar në OKB. “Natyrisht që ne synojmë të arrijmë në një stacion tjetër, që është anëtarësim­i në Bashkimin Europian. Për sa kohë që Bashkimi Europian nuk e kushtëzoi politikën e vet të jashtme dhe, në dijeninë time, ne kemi vende të Bashkimit Europian të cilat kanë votuar krah Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nuk kishte asnjë arsye që Shqipëria të ndryshonte qëndrim dhe të mos vazhdonte bazimin e politikës së saj të jashtme, në lidhje me çështjet e saj kryesore të Lindjes së Mesme, te qëndrimi amerikan.

Jo për të mbajtur flamurin se si duhet të zgjidhet apo jo çështja e Jerusalemi­t apo konflikti Palestinë- Izrael, por për të mbrojtur interesin kombëtar të Republikës së Shqipërisë dhe interesin kombëtar të kombit shqiptar”, u shpreh Basha në reagimin e tij ndaj votës së Shqipërisë në OKB.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania