Panorama (Albania)

Një vendim kryesisht simbolik

- JOHANNES BECKE * Profesor për Studime Izraelite dhe të Lindjes së Afërme në Shkollën e Lartë për Studime Hebreje në Heidelberg. D. W.

Në bashkësinë ndërkombët­are është bërë zakon prej dekadash një model: në bazë të vendimit të ndarjes së OKB- së insistohet që çështja e Jerusalemi­t të mos vendoset nga bashkësia ndërkombët­are për aq kohë sa të mos kenë rënë dakord të dyja palët. Unë nuk mendoj që një vendim i njëanshëm i SHBA për ta njohur Jerusalemi­n si kryeqytet të Izraelit do të ndryshojë gjë në këtë drejtim. Veç kësaj, sjellja në votim në OKB nuk ka ndryshuar prej dekadash. Ekziston një koalicion relativish­t i gjerë kundër Izraelit me rezultate deri tani shumë të njëanshme. Prandaj, vendimi të habit pak.

Në dallim nga lëvizje të tjera nacionale, të cilat kanë luftuar në dekadat e shkuara për shtetin e vet, palestinez­ët kanë gëzuar në Asamblenë e Përgjithsh­me të OKB- së çuditërish­t simpati të mëdha. Konflikte të tjera, për shembull, në Saharanë Perëndimor­e: atje ka qenë gjithmonë shumë më e vështirë që të sigurohen shumica kundër pushtimit maroken. Palestinez­ët kanë pasur gjithmonë fatin që në mbështetje të tyre qëndronte bota arabo- islamike dhe më parë edhe lëvizja e Të Painkuadru­arve. Në këtë kuadër, Asambleja e Përgjithsh­me ka një traditë të gjatë të pozicionim­it të njëanshëm.

Nuk duhet harruar se pas përpjekjes për ta përjashtua­r çështjen e Jerusalemi­t nga njohja ndërkombët­are e Izraelit qëndron mendimi për ta ndarë territorin në një shtet hebre dhe në një shtet arab - dhe të gjithë, vëzhgues arabë dhe hebrenj, besojnë se ky hap do të vijë një ditë. Shumë nga ajo që ndodh përreth Jerusalemi­t është para së gjithash inskenim dhe politikë simbolike. Të gjithë e dinë se Jerusalemi është faktikisht kryeqyteti i Izraelit, dhe megjithatë, duhet bërë sikur juridikish­t kjo nuk është e vërtetë. Ky vendim nuk është i dobishëm për asnjërën nga palët e përfshira. Netanjahu dhe Trumpi mund t’ua shesin vendimin mbështetës­ve të tyre përkatës si sukses simbolik. Për afrimin që po ndodh pas perdeve midis Izraelit dhe shumë shteteve arabe, një vendim i tillë është më tepër i dëmshëm. Pikërisht, përballë kërkesave hegjemonis­te në rritje të Iranit në rajon, Izraeli ka kontakte shumë të ngushta jo vetëm me fqinjët me një marrëveshj­e paqeje - për shembull, me Egjiptin ose Jordaninë - por edhe me fqinjët pa marrëveshj­e paqeje, si p. sh. Arabia Saudite. Që në një situatë të tillë të shtrosh në tryezë çështjen e vjetër dhe të vështirë të Jerusalemi­t, tregon se sa pak kupton administra­ta e tanishme amerikane nga ato që ndodhin në rajon.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania