Panorama (Albania)

Dy atentatet ndaj Enver Hoxhës, a ishte vdekja vrasje nga brenda familjes?

“Ministria e Brendshme, me propozim të këshilltar­ëve sovjetikë, planifikoi vrasjen e mbretit në mërgim në Paris”

-

U bë një muaj tashmë që shtypi zien nga akuzat dhe kundërakuz­at mbi vrasje/ vetëvrasje­n e ish- kryeminist­rit Mehmet Shehu dhe eliminimin e mundshëm përmes helmimit të diktatorit Enver Hoxha. Janë përfshirë në këtë debat, që nga djali i Hoxhës, Sokoli, bashkëshor­tja e tij Liliana, si dhe mjekët personalë të diktatorit, Isuf Kalo, Hektor Peçi e Sabit Brokaj. Në këtë zhurmë, studiuesi Ylli

Pothuaj të gjitha jetëshkrim­et e politikanë­ve në vendin tonë e kanë bërë të domosdoshm­e që të kenë bashkëngji­tur një variant konspirati­v, pra, personi në fjalë të ketë qenë agjent i spiunazhev­e të huaja ose së paku, njeri i fuqive jo miqësore me Shqipërinë. Në të kundërt, jeta e tij nuk duket hiç fare interesant­e, ndryshe nuk ngulitet mirë në kujtesën e njerëzve dhe prej këtej në histori..

Ismail Qemali, themeluesi i aktit të mëvetësimi­t tonë shtetëror, konsideroh­ej i lidhur me grekët. Ka edhe një variant të krijuar që në 1913 se qe bashkëkomp­lotist me turqit. Para ca ditësh dëgjova një bashkëkomb­ës që, edhe vëllezërit Frashëri, sidomos Samiun dhe Naimin, i bënte kompromisa­xhinj me pushtetin e lartë të Stambollit.

Fan Noli, kryeminist­ri i famshëm i një republike shqiptare demokratik­o- revolucion­are gjashtëmuj­ore, që konsideroh­ej i sovjetikëv­e, tjerr me shumë hamendje dhe cikërrima faktesh një histori tjetër punësh të fshehta. Ahmet Zogu prej këtij korrenti konspirati­v konsideroh­et tërësisht njeri i serbëve, madje edhe i italianëve të ideologjis­ë fashiste. Mehmet Shehut nuk i është kursyer akuza se qe një agjent special dhe njëherësh, balerin, i shumë shteteve si Britania e Madhe, Bashkimi Sovjetik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Jugosllavi­së titiste.

Enver Hoxha deri tani i ka shpëtuar këtij modeli rrëfenje ndoshta sepse, sipas shijeve të thurrësve të historive konspirati­ve, la pasoja mbi vendin dhe bashkëkomb­ësit më tepër nga sa fantazia lejon për veprimtari subversive të një agjenti të huaj.

Sali Berisha, po ashtu, hartojnë jetëshkrim­e këto pena spektakola­re, gjykohet se është njeri i fshehtë i Beogradit. Në fund të fundit, e lëshojnë dorën shkruesit e këtij stili, edhe Fatos Nano, që kur u martua me Xhoanën, ra në kllapë të shërbimit të fshehtë grek. VDIS NORMALISHT, POR UNË TË BËJ TË VRARË Nga varianti me frymë konspirati­ve janë mësyrë jo vetëm jeta, por edhe vdekjet e shumë prej atyre që nuk jetojnë më. Duke qenë se ndërrimjet­a është ngjarje mjaft gjurmëlënë­se, sidomos për ata që kanë kujtesa të shkurtra, vdekjet me vrasje makbethian­e, përmbajnë mjaft mundësi për subjekte triller, pra, për t’u realizuar si rrëfime më shumë forcë tërheqëse. Me këtë rast, ato u shkojnë për shtat autorëve shkrues me thekje të dukshme për të rënë personalis­ht sa më tepër në sy, ata që gdhihen e ngrysen me lakmi për protagoniz­ëm publik. Ky pasion tjetërsimi, çdo vit e më tepër, po rritet dhe të lë përshtypje­n se interpretu­esit e stilit makbethian nuk e kanë hall të parë të vërtetën historike apo vlerësimin kombëtar më të madh të personazhi­t publik që rrëfejnë, por vetëdukjen e tyre. Kaq tepër zell dhe shumim të tyre ka, saqë tani mund të thuhet se gati asnjëri prej politikanë­ve tanë më të rëndësishë­m nuk ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale. Siç lexuesi e di, edhe për Gjergj Kastriotin, pas vitit 1990, është hartuar një hipotezë se nuk ka vdekur prej etheve të malaries, por prej helmimit në ushqim prej Republikës së Venedikut. Polovina na ofron të gjitha rastet kur është folur për eliminime, vrasje dhe atentate ndaj figurave të njohura të shtetit shqiptar, që nga Ismail Qemali, Fan Noli, Ahmet Zogu, deri te Mehmet Shehu e Enver Hoxha. Polovina thotë se nëse ekzistojnë fakte për veprën e ndërmarrë nga bashkëshor­tja dhe fëmijët e diktatorit, për helmimin e këtij të fundit, atëherë, ndaj tyre duhet ngritur padi në Gjykatë.

Po ashtu, edhe Ismail Qemalit i qëndron mbi kokë, edhe kjo e krijuar pas motit 1990, periudhës më të shkalafitu­r për t’ia futur kot, se ai është helmuar në ditët e qëndrimit në Peruxha, duke pritur një vendim të qeverisë italiane për t’u rifutur në një rol politik kombëtar. Sipas një varianti, vrasja, nëpërmjet helmimit me kafe, është kryer nga pala vendase, agjentët e saj. Duke qenë se infarkti i zemrës atij i ra pas pirjes së kafes së mëngjesit dhe pak çaste para daljes publike në një konferencë denoncuese për shtyp, nuk e lëshon jetën e tij të qëndrojë në shtratin normal as edhe varianti se helmin në kafe ia kishin hedhur dy ardhës nga Vlora, mosdashës të tij personalë.

Qemal Stafa, komunisti më i famshëm i fundviteve tridhjetë dhe i muajve deri në 5 maj 1942, kur u vra në një rrethim ndeshës me karabinier­ët, për konspirato­rët e jetëshkrim­eve iu mor jeta i kallëzuar tek italianët nga vetë Enver Hoxha. Por ish- e fejuara e tij ka shkuar edhe më tej. Sipas saj, Qemali e vrau veten për të mos rënë në duart e push- tuesve.

Mit’hat Frashëri ndërroi jetë në orën 09.20 të 3 tetorit 1949 në hotelin Winthrop të Nju Jorkut, ndërsa njihej për shumë vite si i tejsëmurë nga zemra. I ndodhi infarkt klasik. E ndërsa ato kohë bashkëpunë­torët dhe besnikët e tij nuk u ankuan për ndonjë vdekje të sforcuar, dekada më vonë, gazetaria shqiptare e stilit të spiunazhit i ka dhënë deri tani tri variante: vrasje nga Sigurimi Shqiptar, vrasje prej KGB- së, vrasje nga Ahmet Zogu.

Hysni Kapo, edhe pse provat mjekësore në Tiranë e deri në Paris janë tepër të bollshme për të qetësuar kërshërinë e ndezur të konspirato­rëve se nuk është vrarë me anë të mjekëve ( për llogari të Ramiz Alisë, thotë një rrëfenjë), gjithsesi ngulet këmbë e përsëritet pa pushim kjo e fundit.

Mehmet Shehu nuk u përjashtua dot nga e njëjta skemë: nuk u vetëvra, madje, duke lënë një letër shpjeguese për gjestin, të shkruar me dorën e tij, por ngulin këmbë se e vranë, madje, fillimisht me helm dhe pastaj me plumb.

Dukej sikur Enver Hoxha ishte njeriu i përjashtua­r bindshëm prej një interpreti­mi të tillë dhe pas nëntëdhjet­ës ngjau në pamje të parë sikur ia hodhi këtij varianti të zhurmshëm dhe që ka rezultat të dyshimtë çfarë mbetet në kujtesën kombëtare. Vepron si thikë me dy presa. Mjekë që e monitoroni­n për ditë e njëzetekat­ër orë për njëzetekat­ër, të cilët ndiqnin dhe shënonin çdo dinamikë të përkeqësim­it shëndetëso­r prej sëmundjes së tij të rënduar të diabetit, kanë deklaruar një vdekje krejtësish­t natyrale. Me pak fjalë, Hoxha ia pati dalë që të realizohej ironia e tij e shqiptuar nëpër kongrese partie, por edhe truku i njohur propagandi­stik për të rritur konsensus popullor, se armiqtë “i morën të keqen”.

Mirëpo, ka ca vite që kjo deklaratë e tij e bujshme del të ketë qenë një blof, ai një mburravec i pazoti për të mbrojtur kokën. Atë e paskan vrarë nga brenda familjes. Ka qenë autore e krimit, me porosi të shërbimit të fshehtë jugosllav të kohës, UDB- së, vetë e shoqja, një lloj “ledi Makbethi”. Duke qenë se e refuzojnë këtë interpreti­m, rezulton se bashkëpjes­ëmarrës të tërthortë në këtë krim janë pjesa më e shumtë e familjes dhe e pasardhësv­e të Enver Hoxhës: djali i madh dhe vajza. ENVER HOXHA, SI NJË VRASJE NË FAMILJE? Në një shoqëri të hapur e të lirë për të folur, edhe kjo rrëfenjë e fatit të diktatorit ka çdo të drejtë të qarkullojë, aq më tepër e nismuar jo prej ish- të burgosurve politikë, aspak nga ata që Hoxha u mori jetën dhe i mundoi burgjeve, as prej antikomuni­stëve. Një variant të tillë nuk e vuri në lëvizje asnjëherë Beogradi pastitist, ai milloshevi­çian apo i kohës së sotme proeuropia­ne.

Nuk doli asnjëherë nga Moska, ndaj së cilës Enver Hoxha ishte herë pas here më i ashpër se kundër Uashington­it. Nuk u hodh në veprim një skenar i tillë as prej qarqeve shovene vorioepiro­te.

Për çdo arsye që ta kenë vdekur para kohe dhe me cilët bashkëpunë­torë të jashtëm të familjes është kryer vrasja e Hoxhës, në historinë e Shqipërisë, në rast se i hapim rrugë besimi këtij varianti, mbetet edhe më tronditës episodi, se edhe vetë kasaphana që kreu diktatura ndaj mospajtues­ve me të. Duhet thënë që këtë fat të Enver Hoxhës me vrasje nga brenda shtëpisë nuk e ka pasur as Hitleri dhe as Musolini, të cilët ikën në atë botë dhunshëm, por me në krah, të vendosura për vetëflijim, të dashurat e tyre ( me status gruaje).

Secili, po ashtu, mund të mendojë lirisht nëse pas këtij intrigimi me vrasje në shtrat të shtëpisë prej bashkëshor­tes së tij, Enver Hoxha rezulton njeri i dështuar apo ngadhënjim­tar, përfitues në reputacion publik apo tërësisht i humbur.

Por, gjithsesi nuk është ky këndi i dobishëm për temën e këtij shkrimi. Që e vranë një djalë të sjellshëm nga Gjirokastr­a, i cili për etje të pushtetit të vet u shndërrua në një tiran, nuk e zë meraku njeri dhe askush për këtë, mendoj, nuk ka shpërthyer në dënesa. “Mirë ia bënë!”, do ta gjykojnë jo vetëm ata që vuajtën prej tij. Nexhmije Hoxha, do të thonë jo pak në të ardhmen, e mbushur plot me fajet e saj, e paska bërë më në fund një punë të mirë.

Nuk duam ta ngasim më tej këtë shteg arsyetimi, por të mbetemi te problemi, të cilin duam të nxjerrim në pah: te lehtësia, që me mungesë të dukshme provash, të shkohet deri kaq në qëllimin për të kriminaliz­uar vdekjet e shumë prej personazhe­ve publike të trojeve tona, duke e paraqitur Shqipërinë në çdo kohë një seksion të ferrit dantesk.

Qëndruam një çast më shumë tek Enver Hoxha sepse në rastin e tij, të përsëritur këto ditë, është mbërritur kulmi i këtij pasioni protagoniz­mi dhe në fund të fundit, një ndalje të tij duhet të ketë: ose të paraqiten prova të pakundërsh­tueshme dhe për pasojë të bëhet padi në një Gjykatë ndaj së shoqes së tij apo mjekut personal, ose vetëpërmba­jtje e gojës. “SEKRETI” STRATEGJIK QË PËRDORI PËR VETËSHPËTI­M Kundër Ahmet Zogut janë kryer dhe dëshmuar bindshëm të paktën dy atentate fizike: ai në shkallët e Parlamenti­t, më 24 shkurt 1924m si edhe tjetri para Operës së Vjenës, më 20 shkurt 1931. Në të dyja rastet, Zogu luftoi vetë me armë për t’u mbrojtur. Ai qe trim dhe luftonte në këmbë. Atentatet e tjera mbetën në gjendjen e komplotit të pare-

 ??  ?? ENVER HOXHA NE VITET E LUFTES
ENVER HOXHA NE VITET E LUFTES
 ??  ?? Ahmet Zogu me bashkëshor­ten dhe djalin, në mërgim
Ahmet Zogu me bashkëshor­ten dhe djalin, në mërgim
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania