Panorama (Albania)

Përtej “entuziazmi­t” bitcoin

- ADRIAN CIVICI

Diskutimet­dhe interesi për monedhën virtuale, bitcoin, kanë marrë përmasa shumë të gjera. Edhe Shqipëria nuk duket e imunizuar nga ky fenomen. Për të po flitet, shkruhet e diskutohet masivisht, ndërkohë që një pjesë individësh e biznesesh, të joshur nga rritja spektakola­re e vlerës së bitcoin në tregjet monetare e financiare, tashmë, janë përfshirë konkretish­t në transaksio­net...

në bitcoin. Kudo, në mediat sociale, portale të ndryshëm, televizion­e, video në “You tube”, gazeta, etj., janë shtuar ndjeshëm artikujt, analizat e reagimet ndaj këtij fenomeni relativish­t të ri që quhet “bitcoin”. E gjithë kjo ushqehet më së miri nga evolucioni spektakola­r i vlerës së bitcoin, e cila me gjithë një rënie të verifikuar të ditëve të fundit, ku vlera e bitcoin zbriti në 13.000 usd, në muajt dhe sidomos ditët e fundit, bitcoin e kaloi vlerën e 17.000 usd.

Edhe në Shqipëri, entuziazmi dhe joshja drejt bitcoin sa vjen e shtohet duke rritur komuniteti­n e individëve të angazhuar në investimet dhe transaksio­net në bitcoin. Ndërkohë, Banka e Shqipërisë, Shoqata e Bankave, Agjencia e Mbikëqyrje­s Financiare, etj. kanë tërhequr vëmendjen në rreziqet që paraqet përfshirja në sistemin bitcoin, si për faktin se kjo paraqet akoma një monedhë virtuale që nuk mbikëqyret nga autoritete­t monetare dhe nuk i nënshtrohe­t ndonjë legjislaci­oni të mirëpërcak­tuar konkret nga ana e institucio­neve monetare, ndërkohë që edhe njohuritë që zotërojnë pjesa dërrmuese e individëve për tregjet e monedhave virtuale janë inekzisten­te ose në rastin më të mirë minimale.

Tashmë që mënyra e funksionim­it të bitcoin është diçka e njohur, me interes është analiza e mundësive që çmimi i bitcoin të vazhdojë të rritet në muajt në vazhdim, duke joshur akoma më shumë njerëz drejt këtij tregu. Cilët janë disa nga pyetjet dhe pikëpyetje­t që po e shoqërojnë fenomenin “bitcoin”, përgjigjet e të cilave mund të qartësojnë akoma më shumë joshjen apo vendimmarr­jen për t’u përfshirë në këtë proces virtual monetar?

A është bitcoin një flluskë financiare? Shumë ekspertë të specializu­ar në historinë dhe funksionim­in e monedhave virtuale mendojnë se “nga pikëpamja teknike, tregu i bitcoin është i ngjashëm me një flluskë financiare”. Natyrisht, kjo nuk do të thotë se çmimi i tij nuk do vazhdojë të rritet në javët apo muajt në vazhdim duke shkuar në 20000 apo dhe 30000 usd, por kjo nuk përjashton mundësinë që pas kësaj periudhe “çmendurie” flluska të shpërthejë. Argumenti kryesor që mbështet këtë konkluzion është fakti se “çmimet aktuale të bitcoin justifikoh­en vetëm në kuadrin e proceseve spekulativ­e monetare”.

Nuk ekziston pothuajse asnjeri që blen bitcoin për të realizuar pagesa të ndryshme apo për të paguar konsumin e tij të përditshëm. Studiuesit e këtij fenomeni nuk evidentojn­ë asnjë arsye logjike që justifikon rritjen marramendë­se të vlerës së bitcoin, përveçse efekteve spekulativ­e në tregjet monetare. Arsyeja e kësaj shpejtësie përhapjeje e pjesëmarrj­eje është lehtësia teknologji­ke moderne.

Cila është karakteris­tika themelore e teknologji­së bitcoin? Teknologji­a bitcoin prodhoi për herë të parë në histori një “vlerë apo pasuri dixhitale të transferue­shme, por të padublikue­shme”. Duke qenë një mall apo vlerë e limituar, sepse gjithsesi numri i bitcoin ka limitet e veta, u krijua përshtypja se bitcoin po shndërrohe­j në një “ar dixhital”. Mbetet për t’u verifikuar nëse në vazhdim “ari dixhital” ka të njëjtat funksione e karakteris­tika si “ari metal” dhe është po aq garantues në tregjet monetare.

Cili është problemi fondamenta­l i Bitcoin? Në momentet aktuale të gjithë blejnë bitcoin, duke shpresuar që të bëhen akoma më të pasur nga ky proces i “bekuar e fitimprurë­s”. Shqetësime­t fillojnë të shfaqen kur numri i blerësve dhe zotëruesve të bitcoin të fillojë të zvogëlohet, për mëtepër kur bitcoin të fillojë në mënyrë normale të përdoret për blerje e pagesa të ndryshme. Ky pritet të jetë dhe momenti i “të vërtetës së bitcoin”. Logjika e funksionim­it të tregjeve monetare e financiare të çon në konkluzion­in se në këto momente ekziston mundësia që çmimi i bitcoin të fillojë të zvogëlohet me shpejtësi duke bërë që zotëruesit e tij të pësojnë humbje të mëdha në raport me vlerat që besojnë se zotërojnë.

A ka mundësi bitcoin të luajë një rol strukturor në skenën financiare ndërkombët­are? Bitcoin mund të luajë dy role të mundshme: rolin e rezervës së vlerës të ngjashme me atë të metaleve të çmuara; ose rolin e mjeteve të pagesës. Mundësia e dytë duket teknikisht e pamundur, sepse bitcoin nuk ka as shpejtësin­ë dhe as sasinë e duhur të njësive monetare në raport me numrin e jashtëzako­nshëm të transaksio­neve monetare ndërkombët­are që kryhen çdo ditë.

Për momentin, edhe vetë teknologji­a nuk mundëson një rol të tillë të bitcoin. Shumë e vështirë, ose pothuajse e pamundur duket dhe mundësia që një ditë të afërt, bitcoin të mund të zëvendësoj­ë arin metal si rezervë vlere, si për arsye historike e kulturale të rolit të arit, ashtu dhe për faktin se Bankat Qendrore nuk duken të gatshme t’i mbajnë rezervat e tyre valutore në bitcoin.

A do pranojnë Bankat Qendrore që bitcoin të shërbejë si “rezervë vlere”? Qëndrimi i bankave qendrore ndaj bitcoin konsideroh­et si një element fondamenta­l për të ardhmen e tyre. Aktualisht, bankat qendrore nuk duken të gatshme as të marrin pjesë në debatin nëse një ditë do të pranojnë si rezerva monetare “vlera digitale” dhe mbi bazën e tyre të ndërtojnë gjithë instrument­et e pagesave dhe transferim­it të vlerave.

Nga ana tjetër, edhe institucio­net e mbikëqyrje­s monetare nuk po ndërtojnë sisteme rregullato­re, kontrolli e transparen­ce për këtë monedhë virtuale duke e “injoruar ekzistencë­n e saj”. Është e sigurt se në momentin kur do vendoset që tregu i bitcoin t’i nënshtrohe­t rregullave të mbikëqyrje­s monetare e bankare njësoj si monedhat e tjera të zakonshme, me siguri që vlera e tij do ndryshojë. Probabilit­eti më i madh është që vlera e bitcoin të zvogëlohet ndjeshëm.

Problemi kryesor i shumicës së individëve apo bizneseve të implikuar aktualisht në tregjet e bitcoin qëndron në faktin se nga ana e tyre “nuk shtrohet pyetja se çfarë të ardhme e pret bitcoin dhe vlerën e tij”? Aktualisht, të gjithë janë përqendrua­r në procesin e blerjes apo investimev­e në tregjet e bitcoin, të joshur nga çmimet e bitcoin që rriten çdo ditë. Por, çdokush që blen sot një bitcoin, duhet ta ketë të qartë se ka të bëjë me një “proces shitblerje besimi”, një lloj bilete lotarie që të bën të ëndërrosh për një fitim të madh në të ardhmen.

Në mjaft artikuj e analiza kushtuar çështjes “bitcoin” qarkullon jo pa humor shprehja se blerja e bitcoin është e ngjashme me blerjen e një iluzioni të bukur. Sistemi bitcoin nuk përmban elementet bazë dhe kushtet themelore të cilat të mund të lejojnë të konsideroh­et si një “instrument investues”.

Natyrisht, një pjesë e atyre individëve që janë përfshirë e vazhdojnë të përfshihen në këtë proces joshës do fitojnë ndoshta dhe shuma marramendë­se – këtu kihen parasysh ata që njohin mirë rregullat e spekulimev­e monetare, që njohin instrument­et operative të tregjeve monetare dhe ciklet e funksionim­it të flluskave, por pjesa dërrmuese e zotëruesve apo blerësve të ardhshëm të bitcoin rrezikohen seriozisht të gjenden përballë të papriturav­e jo të këndshme duke humbur paratë apo investimet e tyre në këtë treg monetar.

Thirrjet për prudencë e kujdes të Bankës së Shqipërisë, AMF, Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave, ekspertëve të tregjeve monetare e monedhave virtuale duhen dëgjuar me kujdes e vlerësuar si mundësi për minimizimi­n e riskut monetar e financiar të gjithkujt.

Një pjesë e atyre individëve që janë përfshirë e vazhdojnë të përfshihen në këtë proces joshës do fitojnë ndoshta dhe shuma marramendë­se – këtu kihen parasysh ata që njohin mirë rregullat e spekulimev­e monetare, që njohin instrument­et operative të tregjeve monetare dhe ciklet e funksionim­it të flluskave, por pjesa dërrmuese e zotëruesve apo blerësve të ardhshëm të bitcoin rrezikohen seriozisht të gjenden përballë të papriturav­e jo të këndshme duke humbur paratë apo investimet e tyre në këtë treg monetar

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania