Panorama (Albania)

Krimi në familje, djali xheloz ndaj babait për nusen

Viktima postonte në “Facebook” fotot e të fejuarës së djalit. Autori tha se donte ta ndante nusen me të

-

Vrasja e 74- vjeçarit nga i biri dyshohet të ketë ndodhur për shkaqe xhelozie. Të paktën këtë ka lënë të kuptohet autori i krimit në familje ditën kur u arrestua.

Ai deklaroi se kishte pasur debate me të atin pasi e kishte fejuar pa dëshirë dhe po pa dëshirën e tij kishte ndarë ditën e dasmës, duke i thënë se nusen do e ndanin bashkë. Duket se 28- vjeçari Selman Aliaj është ndierë keq edhe për faktin se i ati, Fejzi Aliaj, postonte vazhdimish­t në “Facebook” fotografi të së fejuarës së tij. Megjithatë, këtë version ai nuk e ka pohuar më para hetuesve. Kur është rimarrë në pyetje, ai është shprehur i penduar për vrasjen e të atit dhe ka filluar të qajë. Ndërsa është shprehur se e ka goditur pa pasur qëllim që ta vrasë, pas konfliktev­e të vazhdueshm­e që kishte pasur me të. Por pasi ka kuptuar se i ati kishte vdekur, është frikësuar dhe ka dashur të fshehë krimin, duke e mbështjell­ë trupin e pajetë me një qilim dhe e ka hedhur pranë Liqenit të Farkës. Burime nga Policia thanë se Selman Aliaj ka shfaqur paqëndrues­hmëri emocionale gjatë marrjes në pyetje. Herë përlotej për krimin që kishte kryer e herë buzëqeshte, duke ndryshuar vazhdimish­t dëshminë. Kjo ka sjellë dyshime për ndonjë problem të mundshëm të shëndetit të tij mendor. Dyshime që përforcohe­n edhe më tepër nga të afërm e fqinj të tij, të cilët kanë pohuar se Selman Aliaj nuk ishte i qëndrueshë­m emocionali­sht dhe dyshonin se ai kishte probleme mendore.

FQINJET Në banesën e familjes Aliaj, në Shkozë të Tiranës, dera qëndron e hapur edhe pse ceremonia mortore është zhvilluar në fshatin Topojan të Kukësit. Fqinj e të afërm të familjes hyjnë e dalin për vizita ngushëllim­i, pasi aty ndodhen disa kushërinj të viktimës, që presin e përcjellin njerëzit. Ata refuzojnë të komentojnë atë që ka ndodhur, ndërsa shprehen se Selmani kishte probleme të shëndetit mendor. Edhe pse nuk kanë dijeni nëse ai kurohej apo jo për këtë problem që kishte. Nga ana tjetër, fqinjët flasin për një familje të qetë, pa probleme dhe që nuk kishin dëgjuar ndonjëherë të kenë pasur probleme. Ata thonë se shkonin vazhdimish­t për vizita në shtëpinë e Fejzi Aliajt dhe nuk kishin dëgjuar që ai të kishte pasur ndonjë konflikt me djalin që e vrau, apo edhe me fëmijët e tjerë. KRIMI NE FAMILJE Mbrëmjen e së premtes, rreth orës 20: 00, Selman Aliaj ka pasur një debat të ashpër me të atin, Fejzi Aliaj, 74 vjeç, në banesën e tyre në Shkozë. Babë e bir jetonin vetëm, ndërsa dy djemtë e tjerë dhe motra jetonin në emigracion. Viktima ishte i divorcuar prej vitesh me bashkëshor­ten, ndërsa autori i ngjarjes dyshohet se kishte probleme mendore. Ai ishte fejuar disa muaj më parë, ndërsa do të martohej në mesin e janarit. Debati mes autorit e viktimës ka nisur brenda ambienteve të shtëpisë dhe më pas është zhvendosur në oborr. Aty ka ndodhur edhe krimi i rëndë. Sipas Policisë, Selman Aliaj ka goditur disa herë me çekiç në kokë të atin duke i shkaktuar vdekjen e menjëhersh­me. Më pas, për të fshehur vrasjen, ai e ka mbështjell­ë trupin me një qilim, e ka futur në automjetin tip “Volkswagen” dhe e ka transportu­ar natën drejt Liqenit të Farkës. E ka hedhur në afërsi të një prej kanaleve kulluese të liqenit dhe është kthyer në shtëpi. ZBULIMI I VRASJES Për më shumë se 24 orë, përveç autorit të krimit, askush nuk kishte dijeni për vrasjen e kryefamilj­arit Fejzi Aliaj. Të shtunën është kthyer nga Anglia djali tjetër i viktimës, i cili kishte ardhur në Shqipëri për të kaluar festat me të atin e vëllain. Ai nuk e ka gjetur babanë në shtëpi dhe Selman Aliaj i ka thënë se ishte larguar prej së premtes dhe nuk ishte kthyer. I shqetësuar, djali i është drejtuar Policisë, ku ka denoncuar humbjen e të atit. Policia ka nisur menjëherë verifikime­t, duke shkuar fillimisht në banesën e tij në Shkozë. Dyshimet për vrasjen e mundshme kanë nisur menjëherë sapo efektivët e Policisë kanë konstatuar njolla gjaku në oborr. Por kur kanë kërkuar që të pyesnin djalin tjetër, me të cilin jetonte 74vjeçari, kanë kuptuar se ai ishte larguar me makinën “Voklswagen”, edhe pse nuk ishte i pajisur me leje drejtimi. Menjëherë, targa e mjetit u është dhënë shërbimeve dhe është arritur të ndalohet në Kamzë. Nga këqyrja e automjetit, janë zbuluar gjurmë gjaku dhe çekiçi, me të cilin ai kishte goditur të atin. Selman Aliaj është shoqëruar menjëherë në Polici dhe i përballur me provat ka pranuar krimin. Më pas ka treguar edhe vendin ku e kishte hedhur të atin pasi e kishte vrarë. Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit të pajetë nga liqeni.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Autori Selman Aliaj
Autori Selman Aliaj
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania