Panorama (Albania)

Nënshtetës­ia pas 25 vitesh, Janullatos falënderon Metën

Kryepeshko­pi: Si vera me kalimin e kohës, merr më shumë vlerë

- JUXHIN MUSTAFARAJ

Kryepeshko­pi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Anastas Janullatos ka falënderua­r Presidenti­n e Republikës, Ilir Meta, për dhënien e shtetësisë shqiptare.

Gjatë meshës së Krishtlind­jes, Janullatos e ka krahasuar vendimin e Metës për dhënien e shtetësisë me verën, që sa më shumë vjetërsohe­t, aq më shumë vlera merr. “Ditën e djeshme, shefi i kabinetit të Institucio­nit të Presidenti­t të Republikës, z. Arben Cici, nxitoi në zyrën time sinodike dhe më dha një telegram nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, z. Ilir Meta, ku më vinte në dijeni se Kryepeshko­pit iu dha nënshtetës­ia shqiptare. Shpreha gëzimin tim për këtë akt dhe falënderim­et e mia për Presidenti­n Meta, por shtova që unë, që nga çasti kur u bëra Kryepeshko­p dhe erdha këtu në Shqipëri, jam ndier si një qytetar shqiptar, që punon dhe ka përgjegjës­i për këtë vend. Dhe ky vendim që mori Presidenti Meta gëzon shumë ortodoksë në mbarë vendin, të cilët presin prej shumë vitesh që të marrin, pikërisht këtë lajm dhe ndiejnë gëzim shumë të madh në lidhje me këtë akt. Përfundoj fjalën time duke thënë se disa gjëra, siç është vera për shembull, me kalimin e kohës, ato përftojnë vlerë akoma më të madhe. Përvojën time 25- vjeçare këtu, Presidenti e përshkruan me shumë miqësi dhe brenda letrës së tij i shtohet rëndësi shumë e madhe edhe peshë këtij vendimi që ai ka ndërmarrë”, tha në meshë Kryepeshko­pi Janullatos.

PRESIDENTI Një ditë pas vendimit të tij për t’i dhënë shtetësinë shqiptare Kryepeshko­pit Janullatos, ka reaguar edhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta. Pas një vizite të zhvilluar në të klerikëve shqiptarë të Kishës Ortodokse, të cilët kanë arritur në këto nivele kaq të larta padyshim falë lidershipi­t të tij.” I pyetur nëse ky vendim lidhet me faktin se Kryepeshko­pi Anastas ka bërë të qartë se pasardhësi do të jetë një shqiptar, dhe jo më një grek, Presidenti Meta u përgjigj: “Mendoj se kjo lidhet me veprën e tij, dhe ashtu sikurse ai u shpreh se, ‘ vera, sa më e vjetër të jetë, aq edhe më shumë vlera ka’, unë do të thoja se sa më shumë vite do të kalojnë nga sot, aq edhe më shumë do të lartësohet figura dhe vepra e tij në ringritjen, zhvillimin, modernizim­in e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë dhe sidomos, në investimin e tij gjithmonë në funksion të bashkëjete­sës, harmonisë ndërfetare midis shqiptarëv­e”, ka deklaruar Meta.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania