Panorama (Albania)

Pas rezolutës, SHBA ul buxhetin në OKB me 285 milionë USD

Ambasadorj­a Haley: Nuk do të lejojmë që të përfitojnë nga bujaria e popullit amerikan

-

Shtetet e Bashkuara e kanë pritur shumë keq mungesën e mbështetje­s në OKB për njohjen e Jerusalemi­t si kryeqytet të Izraelit dhe po kundërpërg­jigjen me një ulje masive kontributi prej tyre në institucio­nin ndërkombët­ar.

Së fundmi u njoftua se SHBA do ta ulë me 285 milionë dollarë kontributi­n për buxhetin 2018- 2019 të OKBsë, duke e quajtur këtë “një hap të madh në drejtimin e duhur”. Asambleja e përgjithsh­me e Kombeve të Bashkuara më 24 dhjetor miratoi një buxhet prej 5.396 miliardë dollarësh për dyvjeçarin e ardhshëm, me një ulje prej 285 milionë dollarë nga buxheti dyvjeçar 2016- 2017. Ishte një shumë pak më e vogël nga sa kishte kërkuar Sekretari i Përgjithsh­ëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ( 5.4 miliardë dollarë). Deri tani, SHBA mbetet kontribuue­si më i madh në OKB, me 22 për qind të buxhetit bazë. “Përveç këtyre kursimeve të mëdha në kos- to, ne reduktuam funksionet mbështetës­e dhe menaxhimin e fryrë të OKB- së, duke rritur përkrahjen dhe mbështetje­n për përparësit­ë kyçe të SHBA- ve në të gjithë botën, dhe futëm më shumë disiplinë dhe përgjegjës­i në të gjithë sistemin e OKB- së”, tha ambasadorj­a e SHBA- ve në OKB, Nikki Haley, në një deklaratë mbi buxhetin e ri. Ajo shtoi se “pamjaftues­hmëria dhe tejkalimi” në organin botëror ishin të njohura. “Ne nuk do të lejojmë që nga bujaria e popullit amerikan të përfitojnë apo që kontributi të mbetet i pakontroll­uar”, tha ajo. Por masa shi- het më shumë si një përgjigje që SHNA po jep ndaj mungesës së mbështetje­s së aleatëve afatgjatë për Jerusalemi­n. Presidenti amerikan Donald Trump kishte deklaruar se do të shkurtonte kontribute­t e tij dhe e kishte bërë të qartë se nëse vendet nuk do të votonin në favor të SHBA- ve, nuk mund të pretendoni­n të merrnin miliarda dollarë prej tyre. Ishin 128 vende në OKB. Mes tyre edhe Shqipëria, të cilat votuan pro një rezolute që hidhte poshtë vendimin e SHBA për të njohur Jerusalemi­n si kryeqyteti­n e Izraelit.

 ??  ?? Ambasadorj­a e SHBA në OKB, Nikki Haley
Ambasadorj­a e SHBA në OKB, Nikki Haley

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania