Panorama (Albania)

Votimi në OKB, Meta, Basha dhe Berisha kundër vendimit të Qeverisë

-

Vota e Shqipërisë në Organizatë­n e Kombeve të Bashkuara kundër vendimit të Administra­tës së Presidenti­t të SHBAve, Donald Trump, për të njohur Jerusalemi­n si kryeqyteti­n e Izraelit, ngjalli jo pak reagime në politikën shqiptare. Ky veprim detyroi Presidenti­n e Republikës, Ilir Meta, që t’i dërgojë një letër Presidenti­t Donald Trump për të sqaruar se vendimi nuk ishte konsultuar me të dhe as me Parlamenti­n. “Vota kundër aleatit dhe mikut tonë të madh, është marrë pa asnjë konsultim paraprak me institucio­nin e Presidenti­t të Republikës dhe as me Parlamenti­n e Shqipërisë dhe nuk pasqyron qëndrimin dhe vullnetin e popullit dhe kombit shqiptar, i cili nuk harron dhe nuk do të harrojë asnjëherë mbështetje­n e SHBA- ve në momentet më të vështira të ekzistencë­s së tij”, thuhet në letrën e Metës. Ndërkohë, që Kryeminist­ri Rama nuk ka dhënë asnjë shpjegim publik për këtë qëndrim të ri të Shqipërisë. Nga ana tjetër, lideri i opozitës, Lulzim Basha e ka quajtur qëndrimin e qeverisë shqiptare si veprim kundër interesit kombëtar. “Duke votuar kundër SHBA, qeveria ka vepruar kundër interesit kombëtar të shqiptarëv­e. Interesi i Shqipërisë dhe i kombit shqiptar, deri më sot, janë shërbyer në avancimin e tyre nga një aleat strategjik dhe ato janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka thënë kreu i PD. Këtë votë, ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, e ka quajtur si votë pro Bashkimit Europian dhe jo kundër SHBA- ve. “Shqipëria i është përmbajtur konsensusi­t ndërkombët­ar mbi Jerusalemi­n, bazuar në një numër të konsiderue­shëm dokumentes­h të OKB- së, përfshirë një numër rezolutash të Këshillit të Sigurimit dhe i është bashkuar pozicionit të përbashkët të shumicës dërrmuese të vendeve anëtare të BE, duke i qëndruar koherente qëndrimit të saj të linjëzuar me BE”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Jashtme. Por për këtë argument të MPJ- së, kreu i PD- së ka thënë se Bashkimi Europian nuk ia ka kushtëzuar votën Shqipërisë, ndaj dhe disa vende të BEsë votuan për të mbrojtur marrëdhëni­et me SHBA- në. Ndërsa ish- kryeminist­ri Berisha e ka quajtur si pafytyrësi politike votën e qeverisë kundër SHBA në OKB.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania