Panorama (Albania)

Kapen në kufi 10 të huaj, ishin larguar nga Qendra e Azilkërkue­sve

-

Pikat e kalimit kufitar në të gjithë vendin janë përballur me një fluks hyrje- daljesh gjatë 48 orëve të fundit.

Ashtu siç ishte parashikua­r në planin e masave që Policia e Shtetit ka vënë në zbatim prej disa ditësh, me rastin e festave të fundvitit, qindra mijëra shqiptarë e të huaj kanë zgjedhur të vijnë në Shqipëri. Për këtë arsye strukturat e Departamen­tit për Kufirin dhe Migracioni­n janë angazhuar maksimalis­ht për të përballuar fluksin e hyrje- daljeve në të gjitha pikat e kalimit të kontrollit kufitar, në porte dhe në Aeroportin e Rinasit. Policia e Shtetit njoftoi dje se në të gjitha pikat e kalimit kufitar, porte dhe në aeroport janë shtuar sportelet në hyrje dhe në dalje, me qëllim krijimin e lehtësirav­e ligjore duke eliminuar

Policia Kufitare ka ndaluar në Hanin e Hotit 10 shtetas të huaj, të cilët disa ditë më parë ishin larguar nga Qendra Kombëtare e Pritjes së Azilkërkue­sve në Babrru të Tiranës. Bashkë me këta persona është ndaluar edhe shtetasi sirian me iniciale A. A., 28 vjeç, emigrant i paligjshëm, i cili kishte kaluar kufirin ilegalisht në jug të vendit. Burime nga Policia thanë se 11 shtetasit e huaj ishin bërë bashkë në Tiranë dhe kanë udhëtuar në drejtim të Shkodrës, më pas në pikën e kalimit të Kufirit në Hanin e Hotit, duke tentuar të kalojnë ilegalisht në drejtim të Malit të Zi. Ndërsa kishin si destinacio­n vende të ndryshme të Bashkimit Europian. "Më datë 24 dhjetor, shërbimet e kufirit të Hanit të Hotit, së bashku me 10 shtetasit e huaj të larguar nga QKPA Babrru, kanë kapur dhe shtetasin sirian A. A., 28 vjeç, emigrant të paligjshëm. Në përfundim të procedurav­e të përzgjedhj­es u dërgua në Qendrën Kombëtare të Pritjes së Azilkërkue­sve Babrru, Tiranë", tha zyrtarisht Policia. radhët e gjata. Gjithashtu, edhe për t'u ofruar një shërbim cilësor, të kulturuar e në kohë të gjithë shtetasve shqiptarë e të huaj që qarkullojn­ë nëpërmjet këtyre pikave të kalimit kufitar.

HYRJE- DALJET

Gjatë 48 orëve të fundit nga të gjitha pikat e kalimit kufitar ka pasur fluks në hyrje dhe lëvizje normale në dalje. Sipas Policisë Kufitare kanë hyrë 109 598 shtetas shqiptarë dhe të huaj, si dhe 26 892 mjete. Kanë dalë 69 476 shtetas shqiptarë dhe të huaj, si dhe 18 965 mjete. Gjithash- tu, gjatë 48 orëve të fundit, kanë hyrë në vendin tonë edhe 11 346 turistë të huaj nga vende të ndryshme, të organizuar në grupe dhe shoqata, me destinacio­ne të ndryshme në vendin tonë. Po në kuadër të masave, Policia Kufitare ka shtuar prezencën policore edhe në patrullim në kufirin e jeshil dhe atë blu, me qëllim parandalim­in, evidentimi­n dhe goditjen e çdo veprimtari­e kriminale që mund të tentohet të kryhet nëpërmjet kufirit jeshil apo atij blu.

MASAT

Policia e Shtetit ka marrë masa shtesë për të siguruar mbarëvajtj­en e festave të fundvitit, pasi pritet të ketë rritje të numrit të shtetasve që hyjnë e dalin nga Shqipëria, rritje të numrit të mjeteve në qarkullim, zhvillim të aktivitete­ve festive, por edhe përdorim të lëndëve piroteknik­e, fishekzjar­rëve etj.. Strukturat e Policisë kanë planifikua­r masa për mbajtjen në kontroll të situatës së sigurisë, në veçanti në sheshe publike, qendra tregtare që frekuentoh­en nga numër i madh qytetarësh, lokale dhe restorante, apo sheshe ku do të organizohe­n aktivitete festive etj. Strukturat e Policisë do të analizojnë dhe rivlerësoj­në informacio­net për identifiki­min e autorëve të ngjarjeve kriminale kundër jetës e pronës, për konflikte për motive të ndryshme, persona në kërkim, si dhe të organizojn­ë operacione për kapjen e tyre, duke angazhuar edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania