Panorama (Albania)

Biznesmeni në ‘ arrest shtëpie’ dhunon 28- vjeçaren

-

FIER- Një biznesmen në Fier ka përfunduar në pranga, pasi ka thyer masën e "arrestit të shtëpisë" dhe ka goditur me grusht një vajzë 28- vjeçare. Policia e Fierit bëri të ditur se ka ndaluar shtetasin me inicialet O. H, 36 vjeç, banues në Fier. "Më datë 24.12.2017, u ndalua shtetasi O. H, 36 vjeç, banues në Fier, me masë sigurie "Arrest shtëpie", pasi në lagjen "8 Shkurti", është larguar nga vendi i qëndrimit dhe ka goditur me grusht shtetasen O. A., 28 vjeçe, banuese në Lushnje. Nenet 323/ 1, 321/ 1 e 90 të Kodit Penal"- njofton Policia. Sipas të dhënave, O. Hebeje është emër i njohur për Policinë, pasi në vitin 2014 ai u arrestua pasi me kamionët e firmës së tij ishin transportu­ar 59 kg heroinë drejt Turqisë. Arrestimi i tij u krye me urdhër të Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda, pas vendimit të dhënë nga Gjykata. I arrestuari është pronar i një kompanie gazi dhe një tjetër kompanie që tregton pjesë këmbimi automjetes­h. Me kërkesë të Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda, Gjykata kishte vendosur masën e sigurisë "arrest me burg" për Hebejën, me akuzën e trafikut ndërkombët­ar të lëndëve narkotike. Por duket se Gjykata pas disa proceseve gjyqësore e ka ndryshuar masën e dhënë ndaj tij nga ajo në burg, me "arrest shtëpie". Nuk konfirmohe­t se çfarë ka ndodhur konkretish­t mes tij dhe 28- vjeçaren, të cilën e ka dhunuar. Dyshohet se mes tyre ka pasur një lidhje dhe konflikti, për motive ende të paqarta, mes tyre ka precipitua­r deri në dhunë. Policia ka vepruar duke e ndaluar 36- vjeçarin dhe gjatë hetimeve të kryera, ka rezultuar se ai ishte arrestuar edhe më parë dhe se me vendim të Gjykatës së Krimeve të Rënda, ai ndodhej në arrest shtëpie.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania