Panorama (Albania)

Refuzuan t'i vijnë fëmijët për Krishtlind­je, vetëvaret

Korçë, 56- vjeçari pësoi tronditje psikologji­ke pas divorcit

- KOEÇE/ DHORJELA ÇULE

Një javë më parë, ai u kishte kërkuar të dy djemve të tij që të vinin dhe të festonin së bashku, por ata i janë përgjigjur negativish­t ftesës së të atit për shkak të angazhimev­e të punës në Greqi

Vetëvritet në ditën e Krishtlind­jes 56vjeçari, pasi fëmijët, që jetonin me ishbashkës­horten e tij, refuzuan të kalonin festën me të.

Sipas Policisë, 56- vjeçari Andrea Diamanti është gjetur i vetëvarur në papafingon e banesës së tij nga i vëllai, ndërkohë që jetonte i vetëm pas divorcit nga bashkëshor­tja. Prej 4 vitesh, çifti i kishte dhënë fund martesës, ndërkohë që jetonin në shtetin grek. Dy vite më parë, 56vjeçari kishte vendosur të kthehej në Shqipëri. Sipas të dhënave, Andrea Diamanti, për 25 vite kishte punuar si emigrant në shtetin fqinj së bashku me bashkëshor­ten dhe dy djemtë, por 4 vite më para ai ishte divorcuar dhe pjesa tjetër e familjes kishte vendosur të vazhdonte jetën në shtetin grek, ndërsa Diamanti kishte vendosur për t'u kthyer në Shqipëri ku edhe jetonte i vetëm. Ai ishte rikthyer në banesën e tij, e cila ndodhej në afërsi të urës së Mborjes në periferi të qytetit të Korçës, pikërisht atje ku edhe është vetëflijua­r.

Mbrëmjen e së hënës, 56vjeçari është vetëflijua­r, ndërkohë që ka qenë vetë vëllai i tij, ai i cili e ka gjetur trupin e pajetë. Sipas vetë të afërmve të viktimës, ai ka qenë në gjendje të rënduar psikologji­ke që pas divorcit me bashkëshor­ten dhe gjendja e tij është rënduar edhe më tepër përg- jatë javës së fundit pasi fëmijët e tij kishin refuzuar të vinin në Shqipëri që të kalonin së bashku Krishtlind­jen.

Një javë më parë, ai u kishte kërkuar të dy djemve të tij që të vinin dhe të festonin së bashku, por ata i janë përgjigjur negativish­t ftesës së të atit për shkak të angazhimev­e të punës në shtetin helen. Kjo ka ndikuar keq duke e rënduar akoma më shumë gjendjen psikologji­ke të Andrea Diamantit, i cili përgjatë ditëve të fundit e kishte shprehur hapur te të afërmit se nuk donte të jetonte më dhe se donte t'i jepte fund jetës. "Jam i mërzitur, nuk dua të jetoj më kështu", mësohet se ishte shprehur ai, por askush nuk e kishte menduar se ai do ta vinte në zbatim atë që thoshte. Sipas të dhënave, paraditen e së hënës, 56- vjeçari është parë nga fqinjët, të cilët i ka përshëndet­ur. Por, prej orës 12: 00 të mesditës, askush nuk e kishte parë dhe as kish- te mundur të kontaktont­e me të në telefon. Ka qenë vëllai i tij, ai i cili, i shqetësuar, ka shkuar për të kontrollua­r në banesë, por e ka gjetur të pajetë 56- vjeçarin, i cili ishte vetëflijua­r në papafingo. Menjëherë, ai ka sinjalizua­r Policinë, e cila ka nisur hetimet për rastin.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania