Panorama (Albania)

Siguria, pezullohen lejet e fundvitit për të burgosurit

-

Këtë fundvit, të burgosurit nuk do të mund të marrin dot leje shpërblyes­e për të kaluar festat e fundvitit me familjarët e tyre. “Panorama” mëson se Drejtori i Përgjithsh­ëm i Burgjeve, Arben Çuko, ka nxjerrë një urdhër të brendshëm që ndalon për këtë fundvit lejet shpërblyes­e për të burgosurit. Burimet thonë se shkak për këtë vendim ka qenë ngjarja e ndodhur në Shkodër disa ditë më parë, ku një person u ekzekutua pranë varrezave, nga një i dënuar që kishte marrë leje. Kjo ngjarje e ka detyruar Drejtorin e Përgjithsh­ëm të Burgjeve të marrë masa drastike për lejet shpërblyes­e, duke i pezulluar përkohësis­ht ato për çështje sigurie. Çdo vit, të burgosurit që janë dënuar për vepra të lehta penale, kanë marrë leje shpërblyes­e për festat e fundvitit. Ndërkohë, disa javë më parë, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, u shpreh se këtë vit nuk do të ketë amnisti nga dikasteri që ajo drejton për të burgosurit. Ajo tha gjithashtu se në amnistitë e ardhshme, Ministria e Drejtësisë do të propozojë që të përjashtoh­en të dënuarit për dhunë në familje. Por, fjala e fundit për këtë i takon Kuvendit, i cili ka në dorë ta miratojë ose jo propozimin. “Nuk është përcaktuar nëse do të ketë këtë vit amnisti. Jemi pak vonë, kështu që nuk besoj se në 2017- n do të ketë një amnisti drejtuar Parlamenti­t. Nuk do të ketë, por ajo që është më e rëndësishm­e, në çdo lloj amnistie që mund të pro- pozohet nga Ministria e Drejtësisë, rastet e dhunës në familje nuk do të gjejnë vend në të. Pastaj, fjalën e fundit do ta ketë Kuvendi nëse do ta miratojë propozimin e Ministrisë së Drejtësisë për përjashtim­in e rasteve të dhunës në familje në amnisti”, tha ministrja Etilda Gjonaj në një prononcim për mediat ditën e djeshme. Kujtojmë se vitin e shkuar kanë qenë plot 747 të burgosur, që lanë qelitë duke përfituar nga amnistia e fundvitit. Ndërkohë, momentalis­ht, sipas statistika­ve zyrtare të Drejtorisë së Përgjithsh­me të Burgjeve, vuajnë dënimet në burgjet shqiptare plot 3079 të burgosur. Nga këta, mbi 600 të burgosur kanë 1 ose më pak se një vit të mbetur nga dënimi për të kryer.

 ??  ?? Drejtori i Përgjithsh­ëm i Burgjeve, Arben Çuko
Drejtori i Përgjithsh­ëm i Burgjeve, Arben Çuko
 ??  ?? Burgu i Shënkollit
Burgu i Shënkollit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania