Panorama (Albania)

Nga Puçini te “Metallica”, këngëtarë lirikë dhe pop, bashkë në një koncert

Bashkë me solistët e Teatrit të Operës dhe Baletit, edhe Juliana Pasha, Kamela Islamaj, Renis Gjoka, Venera dhe Lindi

-

Edhe pse me një titull të huazuar nga një spektakël britanik, “Pop Stars to Opera Stars”, Grand Gala- ja e TKOBAP do të bëjë bashkë në skenën e Pallatit të Kongreseve, disa nga zërat më të njohur të operistike­s dhe muzikës pop edhe rrok në Shqipëri. Bashkë me Etleva Go- lemin, Armando Likën, Vikena Kamenicën, Armaldo Kllogjerin, Ramona Tullumanin, Denis Skurën, etj., do të interpreto­jnë edhe këngëtarët, Juli- ana Pasha, Kamela Islamaj, Renis Gjoka, Lindi dhe Venera. Repertori do të jetë i larmishëm dhe sipas drejtores së TKOBAP, Zana Çela, është një përzgjedhj­e e qëllimshme për të ftuar spektatori­n e të gjitha shijeve. Një skemë që duket se ka funksionua­r, pasi, sipas Çelës, biletat janë shitur katër ditë përpara koncertit. Duke mos ndjekur traditën shumëvjeça­re të koncertit vjenez të fundvitit, Çela thotë se “Pop Stars to Opera Stars” u përgjigjet politikave të ndjekura nga institucio­ni për të thithur sa më shumë audienca. Këngëtarët do të sfidojnë njëri- tjetrin, përmes bashkëpuni­mesh dhe duetesh. Kështu, Juliana Pasha do të jetë në një duet me Armaldo Kllogjerin, në një prej arieve më të fuqishme të repertorit klasik botëror. Bëhet fjalë për arien “Nesun dorma” nga opera “Turandot”. Të tjera duete do të sjellin Kamela me Vikena Kamenicën dhe Armando Likaj me Renis Gjokën. Bashkë me Puçin- in, Mozart- in dhe Bizet, do të këndohet Frank Sinatra me “Stranger in the night” e “Metallica”- t me “Nothing else metters”. Këtyre zërave të dashur për publikun dhe këtyre ndërthurje­ve muzikore, do t’u shtohen edhe numra koreografi­kë nga trupa e ba- letit. Sipas koreografe­s dhe balerinës Enada Hoxha, do të jenë pjesë të shkëputura nga vepra repertori si “Liqeni i mjellmave”, “Arrëthyesi” si dhe inskenime të operetave që do të interpreto­hen nga solistët e Operës. Programi impenjativ i koncertit do të interpreto­het në skenografi­në e gatshme të Festivalit të Këngës në RTSH, realizuar nga Albi Çifliku, me ndryshimin që orkestra nuk është më në “bodrum”, por është ngritur mbi skenë. Orkestra e TKOB do të drejtohet nga dirigjenti spanjoll, Ricardo Casero, i cili shprehet entuziast për formulën e këtij koncerti. Edhe pse ai thotë se nuk ka qenë e lehtë të bësh bashkë këtë larmi zërash, ai shpreson që sot në darkë, publiku të marrë një dhuratë fundviti. Vetë këngëtarët që i janë bashkuar skuadrës operistike, Pasha, Islamaj, Gjoka apo Lumani, shprehen të emocionuar për këtë eksperienc­ë që i sjell ata në një format ndryshe.

 ??  ??
 ??  ?? Nga konferenca për shtyp për koncertin “Pop Stars to Opera Stars”
Nga konferenca për shtyp për koncertin “Pop Stars to Opera Stars”
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania